fsfe-website/news/2015/news-20150616-01.sq.xhtml

81 lines
3.4 KiB
HTML
Raw Permalink Normal View History

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-06-16">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja mirëpret adoptimin e raportit mbi të drejtat e kopjimit në komitetin JURI në Parlamentin Europian</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja mirëpret adoptimin e raportit mbi të drejtat e kopjimit në komitetin JURI në Parlamentin Europian</h1>
<p>Si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të ligjeve
mbi të drejtat e kopjimit në BE, komiteti i Çështjeve Ligjore
i Parlamentit Europian pranoi të martën një raport mbi Direktiva
Rreth të Drejtave të Kopjimit nga eurodeputetja Julia Reda. </p>
<p>
Duke e pranuar raportim me 23 vota pro dhe 2 kundër, komiteti
i kërkon Komisionit Europian të shohë mundësinë e një numri
përditësimesh të rëndësishme të të drejtave të kopjimit, teksa
punon për një rishikim të Direktivave të BE-së mbi të Drejtat e Kopjimit.
</p>
<p><blockquote>
"Në një botë të ndërtuar mbi informacionin, ligjet mbi
të drejtat e kopjimit janë të rëndësishëm për tu dhënë
formë rrugëve sipas të cilave jetojmë dhe punojmë," thotë
Karsten Gerloff, presidenti i FSFE-së. "Shpresojmë që
eurodeputetët ti forcojnë më tej të drejtat e përdoruesve,
kur raporti të kalojë në votë plenare."</blockquote></p>
<p>
FSFE-ja,
<a href="/news/2015/news-20150605-02.html">ka dhënë
mendimet e veta</a> për eurodeputetët në komitetin Çështjeve Ligjore
përpara votimit, e sheh raportin e pranuar si pozitiv në përgjithësi.
Komiteti në përgjithësi e përkrahu idenë se përjashtimet nga dhe
kufizimet e të drejtave të kopjimit do të duhej të zbatoheshin
njësoj në Internet dhe jashtë tij. Eurodeputetët votuan në favor
të lejimit të autorëve që të mund ti kalojnë drejtpërsëdrejti
veprat e tyre në pronësi publike.
</p>
<p>
Komiteti JURI ka ndryshuar gjuhën, duke deklaruar se masat teknologjike
të tilla Administrimi Dixhital i Kufizimeve (DRM) nuk duhet ti pengojë
përdoruesit të përfitojnë nga përjashtime dhe kufizime të të drejtave
të kopjimit. Sidoqoftë, raporti i adoptuar lë jashtë masa konkrete të cilat
do të bënin të mundur që njerëzit të mund ti gëzoheshin faktikisht përdorimit
të plotë të veprave që kanë blerë.
</p>
<p>
Në anën negative, tekstit të adoptuar sot i mungojnë disa gjëra të rëndësishme.
Nuk përmban një deklaratë eksplicite se për hiperlidhjet nuk kërkohet
licencë të drejtash kopjimi, kështu që ky element bazë mbi të cilin ngrihet
Interneti mbetet i rrezikuar.
</p>
<p>
Propozimi i Reda-s për një "normë të hapur" e ngjashme me konceptin "fair use" në
ShBA është dobësuar ndjeshëm. Mënyra e të shprehurit e përdorur rreth shfrytëzimit
të teksteve dhe të të dhënave është fatkeqësisht e dykuptimtë. FSFE-së i vjen
gjithashtu keq për fshirjen e gjuhës që bënte një dallim të qartë mes pronësisë
materiale dhe "pronësisë intelektuale".
</p>
<p>
Eurodeputetët kanë ende mundësi të parashtrojnë shtesa për raportin. Parlamenti Europian
ka në plan të mbajë një seancë plenare për votimin e raportit më 9 korrik.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="drm">DRM</tag>
<tag key="policy">Policy</tag>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="public-administration">Administrata Publike</tag>
</tags>
</html>