Files
fsfe-website/contribute/contribute.sq.xhtml
reinhard 001e9e171c Started with moving from "help" to "contribute" for the "Get Active" page. All
these files are outdated translations and need update!

svn path=/trunk/; revision=9878
2008-02-11 14:36:32 +00:00

110 lines
4.5 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="utf-8" ?>
<html lang="en">
<head>
<title>FSF Europe - Si mund të përfshiheni?</title>
</head>
<body>
<h2>Si mund të përfshiheni?</h2>
<p>Rruga më e drejtpërdrejtë për të mbështetur <a
href="../documents/whatwedo.html">punën</a> dhe <a
href="../documents/whyweexist.html">qëllimet</a> e FSF Europës është
përmes punës vullnetare me gjëra që duhen bërë. Jemi tej mase të
kënaqur me ndihmën që kemi marrë prej bashkësisë deri më sot dhe
mirëpresim cilindo kontribues.</p>
<p>Nëse nuk e keni bërë ende, ju këshillojmë të regjistroheni te
<a href="http://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo">listat e postimeve</a>
të FSF Europës për të cilat jeni të interesuar dhe t'u hidhni një sy
arkivave për të parë se çfarë është diskutuar deri këtu.
</p>
<p>Nëse mendoni se mundeni dhe doni të ndihmoni në një prej fushave apo në një tjetër,
një postim te lista e përshtatshme është një rrugë e mirë për t'u përfshirë.
Nëse nuk gjeni një listë të përshtatshme për ta përdorur
mund të dërgoni email te ekipi ndërkombëtar <a href="mailto:team@fsfeurope.org">
<code>team@fsfeurope.org</code></a>.
</p>
<p>Disa fusha të veçanta ku kemi nevojë për ndihmë:</p>
<h3>Faqet Web</h3>
<p class="indent">Faqet Web janë bela e vazhdueshme. Mbajtja e tyre të përditësuara dhe
të passhme në sa më tepër gjuhë të jetë e mundur lyp kujdes të vazhdueshëm.
Në të njëjtën kohë janë një nga rrugët më të efektshme për
t'u njohur me Free Software-in, çështje të shoqërisë shifrore dhe punën
e FSF Europës.</p>
<p class="indent">Është e mundur dhe mjaft e çmuar të jipet ndihmesë qoftë
rregullisht, qoftë ku e ku. Ju lutem shihni <a href="/help/web.html">here</a> më tepër
të dhëna dhe udhëzime për t'ja filluar shpejt e shpejt.</p>
<h3>Përkthime</h3>
<p class="indent">Një çështje qendrore, përherë në kërkim përkthimesh, është faqja web,
ku mund të gjeni diçka më tepër <a href="/help/web.html">të dhëna më të hollësishme</a></p>
<p class="indent">Por nuk është vetëm faqja web që lipset të përkthehet dhe redaktohet.
Nëse përkthehen, njoftimet për shtypin, broshurat dhe fletëpalosjet mund
të mbërrijnë te më tepër persona.</p>
<p class="indent">Përkthimi dhe redaktimi i teksteve është një ndihmë e vyer në punën
e FSF Europës dhe një mundësi e shkëlqyer për të marrë pjesë vetvetiu
në veprimtaritë e FSF Europës pa detyrime afatgjatë. Kemi një faqe veçmas
me <a href="/contribute/translators.html">të dhëna për përkthyesit</a>.</p>
<h3>Stenda ekspozitash</h3>
<p class="indent">FSF Europës i duhet të lidhet me njerëz jashtë bashkësisë
për t'i bërë ata të kuptojnë që Free Software-i është diçka më tepër
se thjesht program të shumë të mirë dhe të familjarizohen me FSF-në.</p>
<p class="indent">Një pjesë e rëndësishme e kësaj është të qenit të pranishëm në ekspozita.
Por edhe pse normalisht ne mund të ofrojmë gjithçka që nevojitet për të rregulluar
stenda të tilla, ka një gjë që thjesht nuk e prodhojmë dot: persona.</p>
<p class="indent">Na duhen vullnetarë për të qenë të pranishëm te stendat, të flasin me njerëzit,
t'u spiegojnë filozofinë e Free Software-it dhe se ç'janë FSF-ja dhe
Projekti GNU dhe thjesht të gjenden atje. Nuk ka gjë që duket më keq se sa
një stendë ekspozite bosh. Gjithashu parapëlqejmë që organizimi i stendave të
të bëhet nga vullnetarë vendorë.</p>
<p class="indent">Organizimi i paraqitjeve në ekspozita zakonisht bëhet
nëpër lista në një gjuhë përkthimi ose tek
<a href="http://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/booth"
>lista e bashkërendimit të stendave</a>.
</p>
<h3>Dhurime</h3>
<p class="indent">Një tjetër rrugë për të mbështetur punën e FSF Europës janë
dhurimet. Si edhe me çdo organizëm tjetër, efektshmëria e FSF Europës
varet nga burimet e veta financiare. Te këta varen pagesat për personat që
punojnë në apo për Free Software-in, shtypja e broshurave, posta për gazetarët dhe
politikanët, krijimi i infrastrukturës për projektet dhe shumë e shumë të tjera.
Nëse ndjeni se mund të kontribuoni financiarisht te puna jonë,
më tepër të dhëna se si mund ta bëni këtë mund të gjeni te faqja jonë e <a
href="donate.html">dhurimeve</a>.</p>
</body>
<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
<translator>Besnik Bletën</translator>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->