Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.

codeofconduct.sq.xhtml 4.3KB

123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108
  1. <?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
  2. <html>
  3. <head>
  4. <title>Kod Sjelljeje - FSFE</title>
  5. </head>
  6. <body class="article" id="codeofconduct">
  7. <p id="category"><a href="/about/">Mbi</a></p>
  8. <h1>Kod Sjelljeje</h1>
  9. <p id="introduction" class="p-summary">
  10. KS-ja me dy fjalë: Free Software Foundation Europe (FSFE) dhe bashkësia
  11. e tij synojnë të ofrojnë një mjedis miqësor dhe të qetë për çdo pjesëmarrës
  12. në veprimtaritë e FSFE-së, në internet dhe në botën reale. Nga krejt
  13. pjesëmarrësit e çfarëdo veprimtarie të FSFE-së pritet sjellje e shkëlqyer
  14. kundrejt njëri-tjetrit. Sjellja e keqe mund të shpjerë në përjashtimin
  15. nga veprimtaritë tona dhe/ose nga infrastruktura jonë teknike. Nëse
  16. keni qenë të pranishëm në një situatë në të cilën fryma e Kodit të Sjelljes
  17. është cenuar, ju lutemi, lidhuni me <a
  18. href="#CARE">ekipin tonë qendror CARE</a>.
  19. </p>
  20. <p>
  21. Software-i i Lirë merret me lirinë dhe këtë bën edhe bashkësia jonë.
  22. Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë dhe të punojmë tok duke respektuar
  23. opinionet, aftësitë dhe interesat e ndryshme. Ne, si një bashkësi dashamirëse,
  24. i nxisim krejt pjesëmarrësit të jenë të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
  25. </p>
  26. <p>
  27. Ky Kod Sjelljeje zbatohet mbi krejt veprimtaritë e kryera nga FSFE-ja,
  28. si dhe mbi infrastrukturën tonë <em>online</em>. Kjo e fundit përfshin,
  29. por nuk kufizohet me, listat tona të postimeve, wiki-t, mediat shoqërore,
  30. grupet, forumet dhe çfarëdo mjeti të komunikimit dixhital që administrohen
  31. nga FSFE-ja. Kodi i Sjelljes zbatohet po njësoj mbi krejt pjesëmarrësit,
  32. përfshi, por pa u kufizuar te, folësit, vullnetarët, pjesëtarë të stafit,
  33. ekspozues, etj.
  34. </p>
  35. <h2>Kod Sjelljeje</h2>
  36. <p>
  37. Ftojmë dhe nxisim të gjithë të shprehin opinionet e tyre mbi temat
  38. që kanë lidhje me fushën tonë. Krejt pjesëmarrësit do të duhej të ndiheshin
  39. gjatë gjithë kohës të lirë për ta bërë këtë, pa patur frikë se mos sulmohen,
  40. ndëshkohen ose ngacmohen. I kërkojmë gjithkujt të respektojë dhe të jetë
  41. i matur kundrejt njëri-tjetrit, veçanërisht kur përpiqet të ofrojë
  42. kritikë konstruktive.
  43. </p>
  44. <p>
  45. Që të farkëtojmë në bashkësinë tonë tolerancën, respektin dhe mikpritjen,
  46. ne biem dakord të mos merremi me të folur apo veprime diskriminuese,
  47. njollosëse, apo fyese, përfshi lidhur me (por pa u kufizuar me) gjinitë,
  48. prirjet seksuale, racat, kombësitë, fetë apo profesionet. Jemi një bashkësi
  49. e shumë kombësive dhe prejardhjeve, dhe i gëzohemi forcës tonë të bazuar
  50. në diversitet.
  51. </p>
  52. <h2>Masa displinore</h2>
  53. <p>
  54. Nëse keni pësuar apo jeni bërë dëshmitar sjelljeje në kundërshtim
  55. me parimet e ngulitura në këtë Kod Sjelljeje, ju lutemi, sillini incidente
  56. të tilla në vëmendje të ekipit përkatës vendor ose <a href="#CARE">të
  57. ekipit tonë qendror CARE</a> (CARE = CoC Active Response Ensurers) sa
  58. më shpejt që të jetë e mundur. Në varësi të veprimtarisë së dhënë,
  59. do të gjeni kontakte për ekipin vendor CARE.
  60. </p>
  61. <p>
  62. Ju lutemi, mos ngurroni të përhapni Kodin e Sjelljes me pjesëmarrës
  63. në diskutime, <em>online</em> dhe <em>offline</em>, për të garantuar
  64. mjedis respekti dhe dashamirësie. Free Software Foundation Europe ruan
  65. të drejtën t’i mohojë hyrjen dhe/ose të dëbojë prej një veprimtarie apo
  66. segmenti infrastrukture të saj (p.sh. wiki, lista postimesh, etj) cilindo
  67. individ që rezulton të jetë sjellë në kundërshtim me parimet e theksuara
  68. më sipër.
  69. </p>
  70. <h2 id="CARE">Ekipi CARE Qendror</h2>
  71. <p>
  72. Me ekipin CARE qendror mund të lidheni përmes email-it <a href="mailto:care at
  73. fsfe dot org">care te fsfe dot org</a>. Anëtarët e ekipit CARE radhiten
  74. më poshtë, dhe jeni të mirëpritur të lidheni me ta edhe individualisht.
  75. </p>
  76. <div id="team" class="section grid-100">
  77. <care-team-list />
  78. </div>
  79. <p>
  80. Ankesat rreth anëtarësh të ekipeve CARE duhet t’i drejtohen <a
  81. href="/about/team.html">presidentit të FSFE-së</a>.
  82. </p>
  83. </body>
  84. <sidebar promo="about-fsfe" />
  85. <timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
  86. </html>
  87. <!--
  88. Local Variables: ***
  89. mode: xml ***
  90. End: ***
  91. -->