Browse Source

translation of nuz items, part I

svn path=/trunk/; revision=26691
tags/stw2018
guest-Besnik_b 6 years ago
parent
commit
fbe51d84aa

+ 25
- 0
news/2013/news-20130312-01.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,25 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2023-03-12">

<head>
<title>BE-ja godet Microsoft-in me 561 milionë gjobë për shfletuesit web</title>
</head>

<body>
<h1>BE-ja godet Microsoft-in me 561 milionë euro gjobë për shfletuesit web</h1>
<p newsteaser="yes">Javën e kaluar, Komisioni Europian e ndëshkoi kompaninë me një gjobë prej më shumë se 500 milionë euro për shkelje të një ujdie lidhur me trupëzimin e Internet Explorer-it brenda Windows-it. Karsten Gerloff, president i FSFE-së, <a href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2013/03/06/ec-hits-microsoft-with-eur-561-million-fine-over-web-browsers/">shpjegon pozicionin e Free Software Foundation Europe-s</a>.</p>

<p>Sot, Komisioni Europian ndëshkoi kompaninë me një gjobë prej 561 milionë eurosh (afërsisht 731 milionë dollarë amerikanë) për shkelje të një ujdie të 2009-s lidhur me trupëzimin e Internet Explorer-it brenda Windows-it. Sipas asaj marrëveshjeje, Microsoft-i premtoi të shfaqte një skenë “zgjedhjeje shfletuesi” në instalime të Windows-it në Europë, ku përdoruesit të ftoheshin të zgjidhnin shfletues të tjerë tej atij të vetë kompanisë.</p>

<p>Ne në FSFE qemë <a href="http://fsfe.org/news/2010/news-20100222-01.en.html">optimistë me rezervë</a> në atë kohë. Qemë të kënaqur që Komisioni Europian të paktën u mor me këtë çështje, por theksuam që rregullatorët do të duhej ta mbanin në vëzhgim nga afër, për t'u siguruar që skena e zgjedhjes së shfletuesit të kish efektet e synuara:</p>
</body>

<tags>
<tag>front-page</tag>
</tags>
<timestamp>$Date: 2012-03-06 18:28:55 +0100 (Tue, 06 Mar 2012) $ $Author: gollo $</timestamp>

</html>

+ 36
- 0
news/2013/news-20130424-01.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,36 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-04-24">
<head>
<title>FSFE-ja i uron Ceata-s mirëseardhjen si organizëm shok</title>
</head>
<body>

<h1>FSFE-ja i uron Ceata-s mirëseardhjen si organizëm shok</h1>

<p newsteaser="yes"> Një grup veprimtarësh të Software-it të Lirë nga Rumania dhe Moldavia janë bërë e programit të FSFE-së për <a href="http://fsfe.org/associates/associates.html#id-funda%C8%9Bia-ceata">organizma shok</a>. Aktive që prej 2008-s, <a href="http://ceata.org">Ceata</a> u legalizua si fondacion në Shkurt të 2013-s. Fundația Ceata dhe FSFE-ja do të punojnë tok për të nxitur dhe përhapur lirinë e software-it në Rumani dhe kudo në Europë.</p>

<p>"Jemi krenarë që bashkojmë forcat me veprimtarë të zotë dhe të pasionuar të Software-it të Lirë nga Ceata", shprehet Karsten Gerloff, president i FSFE-së."Software-i i Lirë do njerëz si këta, dhe këta kanë nevojë për mbështetjen e një organizmi që të jenë afatgjatë të efektshëm. Ceata-n e pret një ardhme e ndritur."</p>

<p>Gjatë viteve të kaluara, Ceata ka organizuar në Rumani dhe Moldavi praktika, hakatona dhe fushata lidhur me Software-in e Lirë dhe kulturën e lirë. Grupi, me qendër në Bukuresht dhe degë vendore në Kluj dhe Kishinjev, organizon konferenca mbi Software-in e Lirë, hardware-in e lirë dhe kulturën e lirë, zhvillon Software të lirë, përkthen në Rumanisht programe Software-i të Lirë, dhe merr pjesë në fushata ndërkombëtare.</p>

<p>"Kemi të përbashkët përfytyrimin e lirisë së software-it për këdo," thotë Tiberiu C. Turbureanu, president i Ceata-s. "Tok mund t'ua sjellim këtë liri më shumë njerëzve në Rumani, Moldavi dhe më gjerë në Europë. Jemi të ngazëllyer që jemi zyrtarisht pjesë e lëvizjes së Software-it të Lirë në Europë."
</p>

</body>

<timestamp></timestamp>

<tags>
<tag>sq</tag>
<tag>FSFE</tag>
<tag>Fundația Ceata</tag>
<tag>front-page</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->

+ 36
- 0
news/2013/news-20130503-01.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,36 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-05-03">
<head>
<title>Dita Ndërkombëtare Kundër DRM-së: kundërvihuni teknologjive të cunguara me dashje</title>
</head>
<body>

<h1>Dita Ndërkombëtare Kundër DRM-së: kundërvihuni teknologjive të cunguara me dashje</h1>

<p newsteaser="yes">Këtë të premte, 23 Maj 2013, FSFE-ja po i bashkohet fushatës së 8-të Ndërkombëtare <a href="http://www.defectivebydesign.org/dayagainstdrm">"Dita kundër DRM-s"</a> në thirrjen për t'i dhënë fund <a href="http://drm.info">Administrimit Dixhital të Kufizimeve - Digital Restrictions Management</a> (DRM). Beteja kundër DRM-s ka fituar forcë javët e fundit. Aktivistë të Lirisë janë bërë kundër DRM-së në HTML5, duke e vënë theksin te efektet e dëmshme mbi risitë dhe lirinë e përdoruesve të kësaj teknologjie. Ditën e sotme Kundër DRM-së, organizmi ynë simotër, Free Software Foundation, do t'i paraqesë në Boston Konsorciumit World Wide Web (W3C)paraqesë nënshkrimet e peticionit që i kundërvihet DRM-së brenda HTML5-s.</p>

<p>Keni ende pak orë kohë për t'u hedhur në veprim: bashkojuni FSFE-së, FSF-së dhe 25 organizmave të tjerë në mbrojtje të lirisë dixhitale, duke nënshkruar <a href="http://www.defectivebydesign.org/no-drm-in-html5">peticionin kundër DRM-së brenda HTML5-s</a>.</p>

<p>Me pranimin e sendërtimit të DRM-së brenda HTML5-s, W3C do të dëmtonte ndërveprueshmërinë dhe do t'i hapte rrugën sendërtimit të teknologjive kufizuese drejt e në zemër të internetit.</p>
<p>Prodhuesit e pajisjeve dhe korporatat zotëruese të të drejtave të kopjimit prej kohësh i kanë infektuar masivisht produktet e tyre me DRM armiqësore ndaj përdoruesve. Tablete, telefona celularë dhe minikompjuterë të tjerë shiten me mjaft kufizime të trupëzuara, kufizime që cungojnë lirinë e përdoruesit. Propozimi që W3C ka përpara, e shpie edhe më tej krejt këtë.</p>

<p>DRM-ja krijon <a href="http://www.defectivebydesign.org/">mallra të dëmtuar</a> që përdoruesit nuk mund t'i kontrollojnë ose përdorin lirisht. Ajo u kërkon përdoruesve të heqin dorë nga kontrolli i kompjuterëve të tyre dhe kufizon aftësinë për përdorim të të dhënave dhe mediave dixhitale. Kundërvihuni: përdorni Ditën e sotme Kundër DRM-së që të përhapni lajmin dhe që zëri juaj të dëgjohet!</p>

</body>

<timestamp></timestamp>

<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag>en</tag>
<tag>DRM</tag>
<tag>W3C</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->

+ 30
- 0
news/2013/news-20130523-01.sq.xml View File

@@ -0,0 +1,30 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<newsset>
<news date="2013-05-23">
<title>FSFE-ja në seancën e Parlamentit Gjerman kushtuar Patentave të Software-it</title>
<body>

<p>Në Prill Parlamenti Gjerman ('Bundestag') paraqiti një <a
href="http://dip21.bundestag.de/dip21/btd/17/130/1713086.pdf">mocion
kundër patentave të software-it</a>. Në të i kërkohet qeverisë
gjermane të ndërmarrë hapa për kufizimin e akordimit të patentave
mbi programe kompjuteri. Pas dëgjimit të parë në Parlament,
si përfaqësues i FSFE-së u ftua Matthias Kirschner, si ekspert i jashtëm
në mbledhjen e komitetit ligjor më 13 Maj.
FSFE-ja botoi një <a
href="http://www.bundestag.de/bundestag/ausschuesse17/a06/anhoerungen/archiv/47_Patentierung_von_Computerprogrammen/04_Stellungnahmen/Stellungnahme_Kirschner.pdf">deklaratë
me shkrim</a> dhe ne <a
href="http://wiki.fsfe.org/mk/BundestagAnhoerung2013SoftwarepatenteNotizen">botuam
shënimet e paraqitjes sonë gojore</a>. Komiteti do të mbajë
një mbledhje të dytë dhe më pas, më 6 Qershor Parlamenti do të votojë
në lidhje me mocionin.</p>

</body>
<link>https://blogs.fsfe.org/mk/?p=1034</link>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag>swpat</tag>
<tag>de</tag>
</tags>
</news>
</newsset>

+ 22
- 0
news/2013/news-20130531-01.sq.xml View File

@@ -0,0 +1,22 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<newsset>
<news date="2013-05-31">
<title>FSFE-ja përkrah objeksionin formal të EFF-s</title>
<body>

<p>Siç njoftohej në <a href="/news/nl/nl-201305.html">buletinin
tonë më të ri</a>, W3C-ja dëshiron të sendërtojë në web
kontrolle përdorimi . Electronic Frontier Foundation (EFF) ka
publikuar tani një objeksion formal drejtuar grupit të
punës hartues të draftit HTML. Free Software Foundation Europe
i përkrah plotësisht objeksionet e EFF-s.</p>

</body>
<link>https://www.eff.org/pages/drm/w3c-formal-objection-html-wg</link>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag>DRM</tag>
<tag>ownership</tag>
</tags>
</news>
</newsset>

Loading…
Cancel
Save