Browse Source

Adding sq translation for some newsletters; updating index.sq.xhtml and adding web.sq.xhtml

tags/stw2018
Besnik Bleta 1 year ago
parent
commit
b28ca6fb80

+ 145
- 0
contribute/web/web.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,145 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html>
<head>
<title>Informacion për përgjegjës sajtesh - FSFE</title>
</head>
<body class="article web" microformats="h-entry" id="information-webmasters">

<p id="category"><a href="/contribute/">Jepni Ndihmesë</a></p>
<h1 class="p-name">Webmastering</h1>

<div class="e-content">

<p id="introduction" class="p-summary">
<em>Ekipi Web</em> mirëmban dhe zhvillon sajtet e FSFE-së —
që shtrihen nga <a href="/">fsfe.org</a> te sajtet për projekte
dhe fushata. Përgjegjësit e sajteve janë vullnetarë që punojnë
për të përmirësuar fytyrën që i paraqet botës organizmi, dhe për
të përmirësuar zgjidhjet teknike bazë të punës sonë web.
</p>


<h2>Njihuni me ne, njihuni me sajtin</h2>

<p>
Nëse doni të kini një ide se ç’përfaqëson puna me sajtin e FSFE-së,
rruga më e mirë është të bisedoni me ne. Disa prej përgjegjësve
gjenden rregullisht te kanali #fsfe në freenode, ku do të gëzoheshim
të njiheshim dhe t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja!
Për të parë se kush merret me sajtin, dhe me FSFE-në në tërësi,
vizitoni <a href="/about/team.html">faqen e ekipit tonë</a>.
</p>

<p>
Bashkërenduesi juaj web, Paul Hänsch.
</p>


<h2>Hyrje</h2>

<p>
Teknologjitë dhe programet e përdorur për mirëmbajtjen e sajtit të FSFE-së
duhet të jenë të njohura për mjaft programues dhe autorë, dhe mund të jenë
me interes edhe për ata që s’i kanë zbuluar ende.
</p>

<p>
Përkthyesit dhe vullnetarët e rastit ka shumë gjasa që do të merren vetëm
me
</p>

<ul>
<li>
<a href="http://en.wikipedia.org/wiki/XHTML">XHTML</a> – prej
së cilës prodhohen faqet web
</li>
<li>
<a href="http://git-scm.com/">Git</a> – për
kontroll versionesh të burimeve të faqeve web
</li>
</ul>

<p>
Vullnetarë të interesuar për t’i hyrë më thellë mirëmbajtjes do të duhej të ishin
të familjarizuar me
</p>

<ul>
<li>
<a href="https://www.gnu.org/software/bash/">Bash</a> – për skripte mirëmbajtjeje dhe

</li>
<li>
<a href="http://www.apache.org/">Apache</a> – si shërbyes web
</li>
</ul>


<h2 id="Understanding">Të kuptojmë si janë ndërtuar faqet web</h2>

<p>
Faqet web të <var>fsfe.org</var>-ut mirëmbahen si një grup kartelash
XML. Shërbyesi web si prodhon faqet HTML duke u nisur nga këto kartela XML, çdo 10 minuta. Për pasojë, krejt përpunimet e faqeve bëhen te kartela XML, pra HTML-të nuk përpunohen kurrë drejtpërsëdrejti.
</p>

<p>
Çdo faqe në fsfe.org emërtohet si
<var><em>emërfaqeje</em>.<em>gjuhë</em>.html</var>
(si <em>gjuhë</em> jepete two-letter <a
href="http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_ISO_639-1_codes">kodi ISO-639</a> dyshkronjësh për gjuhën, bie fjala, "sq" për shqipen apo "da" për danishten).
Kartelat burim emërtohen në formën
<var><em>emërfaqeje</em>.<em>gjuhë</em>.xhtml</var>.
</p>

<p>
Disa faqe përmbajnë një pjesë dinamike: përveç teksti të fiksuar, të marrë nga kartela XHTML, ato përmbajnë të dhëna nga një ose disa kartela XML. Kurdo që prodhohet një faqe e tillë, sistemi përdor kartelat e përkthyera XML, dhe përdor versionin anglisht të atyre kartelave XML që nuk janë përkthyer ende. Në këtë mënyrë, faqe të tilla mund të përfundojnë me pjesë të përkthyera dhe me pjesë që shfaqen ende në anglisht. Shembuj faqesh të tilla janë <a href="/">faqja e fillimit</a>,
<a href="/news/">faqja e lajmeve</a>, dhe <a href="/events/">faqja e veprimtarive</a>.
</p>

<h2 id="Getting">Puna me sajtin si përkthyes/redaktor</h2>

<p>Ju lutemi, për më tepër informacion, vizitoni <a href="https://wiki.fsfe.org/TechDocs/Mainpage/Editing">faqen tonë wiki mbi përpunime sajti</a>:</p>

<ul>
<li>si të kopjohet në kompjuterin tuaj kodi burim i sajtit</li>
<li>si të përpunohen kartela dhe të hidhen te sajti</li>
<li>si të bashkërendohet puna me të tjerë përpunues të sajtit</li>
<li>përdorimi me përgjegjësi i lejes për shkrim</li>
<li>teknika të thelluara për webmaster</li>
<li>licencim i saktë i kodit burim dhe elementëve media</li>
</ul>

</div>
<!--/e-content-->

</body>
<sidebar promo="about-fsfe">
<div id="related-content">
<h3>Howtos:</h3>
<ul>
<li>
<a href="/contribute/web/tagging.html">Përdorni etiketa dhe tejtëdhëna artikujsh, sendërtoni një faqe vendi</a>
</li>
<li>
<a href="/contribute/web/css.html">Përpunoni CSS me LESS</a>
</li>
<li>
<a href="/contribute/web/campaigns-frontpage.html">Shtoni dhe përzgjidhni banderola fushatash për ballinën</a>
</li>
<li>
<a href="/contribute/template.html">Një gjedhe artikulli, për përdorimin e dizajnit të ri</a>
</li>
</ul>
</div>
</sidebar>
<tags>
<tag>webmaster</tag>
</tags>
<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>

</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->

+ 74
- 0
index.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,74 @@
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>

<html>
<head>
<title>FSFE - Free Software Foundation Europe</title>
<script src="/scripts/jquery.cycle2.min.js" type="text/javascript"></script>
<meta name="description" content="Organizëm jofitimprurës që punon për të krijuar një ide të përgjithshme dhe përkrahje për lirinë e software-it. Përfshin lajme, veprimtari, dhe fushata." />
<meta name="keywords" content="fsfe software i lirë burim i hapur foss floss oss fsf sektor publik qeveri gpl" />
</head>

<body class="frontpage" id="index-html">

<campaigns />

<h1 class="hide">Free Software Foundation Europe</h1>

<div id="feeds">
<div id="news" class="section">
<h2>
<a href="/news/news.html"><news-label /></a>
<a class="rss-feed" href="/news/news.rss" title="prurje RSS lajmesh"><i class="fa fa-rss"></i></a>
<a class="ical" href="http://identi.ca/fsfe" title="ndiqeni FSFE-në në identi.ca"><i class="fa fa-comments-o"></i></a>
</h2>

<all-news />
</div>

<div id="newsletter" class="section">
<a class="big-donate" href="/join?ref-frontpage">Bëhuni një përkrahës</a>

<h2><a href="/news/newsletter.html"><newsletter-label /></a></h2>


<subscribe-nl />

<ul id="more-news-list">
<li><a href="/news/news.html" class="learn-more">Shihni krejt lajmet</a></li>
<li><a href="http://planet.fsfe.org/en" class="learn-more">Lexoni blogje FSFE</a></li>
</ul>


</div>

<hr />

<div id="events" class="section">
<h2>
<a href="/events/events.html"><events-label /></a>
<a class="rss-feed" href="/events/events.rss" title="Prurje RSS veprimtarish"><i class="fa fa-rss"></i></a>
<a class="ical" href="webcal://fsfe.org/events/events.ics" title="Prurje iCal për veprimtaritë e FSFE-së"><i class="fa fa-calendar-o"></i></a>
</h2>

<all-events />
</div>

<div id="shop-promo" class="section">
<img src="/graphics/tshirt-promo.jpg" alt="" />

<a class="big-donate" href="/order/order.html?ref-frontpage">Blini</a>
</div>

</div>
</body>

<!--Do not translate this ↓-->
<followup>join</followup>

<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->

+ 122
- 0
news/nl/nl-201704.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,122 @@
g<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2018-04-05" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Prill 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201703">

<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Prill 2017</h1>

<h2 id="Free-Software-in-the-German-OGP-action-plan">Software i Lirë në planin gjerman OGP të veprimeve</h2>

<p newsteaser="yes">Dhjetorin e kaluar, Gjermania iu bashkua nismës
<a href="https://www.opengovpartnership.org/">Open Government
Partnership</a> dhe tashmë i duhet që deri në Qershor të 2017-s
të hartojë dhe vendosë për një plan veprimesh. Shtim i transparencës dhe raportim i vazhdueshëm, efektshmëri në qeverisje dhe administrata dashamirëse ndaj qytetarit, të tëra këto janë pjesë e synimeve të nismës Open Government.</p>

<p>FSFE-ja ka punuar tok me organizma të tjerë dhe "grupin e punës OGP" Gjermani që të përmbledhë temat e Software-it të Lirë në kontekstin e Qeverisë së Hapur dhe të japë plane konkrete veprimi, tok me një hyrje të shkurtër, por sqaruese, të temës dhe një përfytyrim për 2030-n. Rekomandimet iu parashtruan qeverisë gjermane në Mars.</p>

<p>Propozimi qe përfundimi i një workshop-i, të mbajtur nga qeveria gjermane në Shkurt, me kontribut nga përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile, përfshi FSFE-në. Duke
<a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170328-01.en.html">
publikuar sugjerimet tona</a>, shpresojmë t’u krijojmë mundësinë aktorëve të shoqërisë civile anembanë rruzullit të njihen me diskutimin mbi OGP-në në Gjermani dhe t’i përdorin këto sugjerime në vende të tjera.</p>

<hr />
<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-04">
https://fsfe.org/join</a></p>
<hr />

<h2 id="what-else-have-we-done?-inside-and-Outside-the-fsfe">
Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>

<ul>

<li> Në zgjedhjet në Holandë, <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170302-01.en.html">
Freedomvote.nl</a>, nismë e grupit holandez të FSFE-së, krahasoi pozicionet e partive rreth lirisë dixhitale dhe jo vetëm që i ndihmoi votuesit të ndajnë mendjen, por ofroi edhe një ide se ç’duhet pritur nga politikat dixhitale të partive të sapozgjedhura.</li>

<li> Muajin e kaluar, <a href="https://fsfe.org/associates/associates.en.html">
mirëpritëm si organizëm të asociuar, Dyne.org - jofitimprurës, që ofron ide dhe veprim</a>, me më tepër se 10 vjet ekspertizë në zhvillim mjetesh Software-i të Lirë dhe narrativash për fuqizimin e bashkësisë.</li>

<li>Më 7 Mars, <a href="https://www.youtube.com/watch?v=lPd5N2Y5nuM">
Matthias Kirschner pati në qendër të vëmendjes LiMux-in</a>, në fjalën që mbajti në <a href="https://digitalegesellschaft.de/2017/03/58-npa/">58. Netzpolitischer Abend</a> në Berlin, dhe më 28 Mars,
<a href="https://ansol.org/FSFE-palestra">shkëmbeu pikëpamje me publikun në institutin ISCTE–University e Lisbonës në Portugali</a> lidhur me rrugë për fuqizimin e njerëzve në përdorimin e teknologjisë. Matthias mori pjesë edhe në një <a href="http://www.pietcast.com/folge-0026-limux/">podcast më të gjatë mbi LiMux-in, në gjermanisht</a>.</li>

<li>Më 11-12 Mars,<a href="https://chemnitzer.linux-tage.de/2017/en">
FSFE-ja u rikthye te Chemnitzer Linux-Tage</a>, konferenca më e madhe në Gjermani mbi Software-in e Lirë, zhvilluar në Universitetin e Kemnicit. Sistemuam një stendë informacionesh dhe Max Mehl-i foli mbi zhvillimet lidhur me <a href="https://fsfe.org/activities/radiodirective/index.html">
Direktivën e "Kyçjeve" Radio Në BE</a>.</li>

<li>Më 20 Mars, Olga Gkotsopoulou, Polina Malaja dhe Lusy Vaseva
<a href="https://etherpad.wikimedia.org/p/oscibar2017_session17">
paraqitën pozicionin e FSFE-së rreth përfshirjes së Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në Horizon 2020, dhe në krejt kërkimet e financuara me para publike</a> dhe organizuan një diskutim mbi rolin e Software-it të Lirë në Shkencën e Hapur gjatë veprimtarisë <a href="https://www.open-science-conference.eu/barcamp/">
Open Science Barcamp</a>, në Berlin.</li>

<li>Gjatë konferencës LibrePlanet 2017 <a href="http://www.fsf.org/news/securedrop-and-alexandre-oliva-are-2016-free-software-awards-winners">Free Software Foundation shpalli fituesit e çmimit Free Software Awards</a> për 2016. Çmimi i Projekteve Në Përfitim të Shoqërisë iu dha SecureDrop-it, një platformë anonime për nxjerrësit e sekreteve, i zhvilluar nga Freedom of the Press Foundation, ndërsa çmimi për Shpënien Përpara të Software-it të Lirë iu dha Alexandre Oliva-s, një mbrojtës i Software-it të Lirë dhe Projektit GNU.</li>

<li><a href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2017/03/10/booth-veganmania-indoor-2017/">
Grupi i FSFE-së për Vjenën organizoi një stendë informative gjatë festivalit Veganmania 2017.</a></li>

<li>Jonas Öberg shkroi rreth <a href="http://blog.jonasoberg.net/policy-whys-that">
nevojës për të punuar më tepër me qeveri dhe bashki vendore</a>
me qëllim që të nxitet përqafimi i politikave dashamirëse kundrejt Software-it të Lirë në prokurimin dhe zhvillimin e sistemeve IT. Ekipi i politikave në FSFE-së ka intensifikuar përpjekjet drejt këtij kahu dhe
<a href="https://fsfe.org/fellowship/ams/join.php?ams=join">kërkon përkrahjen e gjithkujt.</a></li>

<li>Nëse ju interesojnë diskutimet rreth Software-it të Lirë në Android, mund të pajtoheni te <a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/android">
lista e postimeve e FSFE-së mbi androidin</a>, të cilën e mori në shqyrtim Matthias Kirschner gjatë paraqitjes së tij mbi <a href="https://k7r.eu/testing-signal-without-google-account/">
instalimin e Signal-it pa llogari Google apo nga Google Play</a>.</li>

<li> <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170315-01.en.html">
Në shkurt, për të tetin vit me radhë, kremtuam ditën "E dua Software-in e Lirë"</a>. Njerëz nga anembanë bota shfrytëzuan rastin për të shpallur dashurinë e tyre jo vetëm për zemrën binjake, por për krejt bashkësinë e Software-it të Lirë. Në kremtimet e këtij viti kishte gjithçka:
<a href="https://fsfe.org/campaigns/ilovefs/whylovefs/gallery.en.html">
një fotostendë gjatë FOSDEM-it, në Bruksel</a>, <a href="https://fsfe.org/news/2017/graphics/ilovefs-roses.jpg">
letra dhe lule për parlamentin gjerman</a>, filma të shkurtër
<a href="http://bit.ly/2ltZM4H"> në rrugët e Berlinit</a>
dhe <a href="https://www.flickr.com/photos/blixxter/32872437596/">
Frankfurtit</a>, <a href="http://www.elektrollart.de/?p=4503">punime grafike</a>, një program të ndritur veprimtarish IloveFS, <a href="https://blog.3rik.cc/2017/02/free-software-ergo-sum/">meme zbavitëse</a>, këngë, mikroblogime dhe postime blogu nga individë, politikanë dhe organizma që na përkrahin.</li>

<li>Jeni student? A keni të detyrueshëm një periudhë stazhi, si
pjesë të planit tuaj mësimor? Flisni rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht dhe ju interesojnë politikat rreth Software-it të Lirë? Po qe kështu,
<a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170321-01.de.html">shihni lajmërimin për një vend të ri</a>, për zyrën tonë në Berlin, nga qershori deri në tetor të 2017-s. Dhe mos harroni,
ende jemi në gjendje të pranojmë studentë stazhierë të tjerë për 2017-n. <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170116-01.html">
Aplikoni tani</a> dhe mos humbni rastin që të bëheni pjesë e një ekipi të fuqishëm ndërkombëtar dhe të larmishëm, me bazë Berlinin!</li>
</ul>

<h2 id="get-active">Hidhuni në veprim</h2>

<p>Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n: Sipas
<a href="https:///www.fsfe.org/about/legal/constitution.html#id-fellowship-seats">
statutin tonë</a>, dy vende në <a href="https:///www.fsfe.org/about/team#general-assembly">
Asamblenë e Përgjithshme</a> janë të rezervuara për përfaqësues të zgjedhur nga anëtarët tanë shok. Janë të tillë për dy vjet dhe një vend është për t’u rizgjedhur. Procesi elektoral i 2017-s shtrihet gjatë periudhës nga 10 Prilli deri më 24 Prill. Në garë për vendin në Asamblenë e Përgjithshme të FSFE-së janë tetë kandidatë. Listën e kandidatëve, tok me manifestet përkatëse dhe jetëshkrimin e secilit, si dhe planin dhe procedurën e votimeve, mund t’i gjeni te <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/Election/FellowshipElection_2017">
faqja jonë e posaçme për Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n</a>. Të tërë anëtarët shok që mund të zgjedhin, do të marrin një email me krejt informacionet e nevojshme.</p>


<h2 id="help-us-improve-our-newsletter">Na ndihmoni të përmirësojmë buletinin tonë</h2>

<p>Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni.
Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>

<p>Falënderime për krejt
<a href="https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html">
vullnetarët</a>,
<a href="http://fellowship.fsfe.org/join/nltr17">
përkrahësit</a> dhe
<a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html">
dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>
<p>Redaktorët tuaj,
Jonas Öberg, Olga Gkotsopoulou, Lusy Vaseva

<a href="https://fsfe.org">FSFE</a></p>
<hr />
<p>Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-04">
https://fsfe.org/join</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>

+ 68
- 0
news/nl/nl-201705.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,68 @@
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-05-15" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Maj 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201705">

<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Maj 2017</h1>


<h2>Daniel Pocock është përfaqësuesi i ri i Anëtarësisë Shok</h2>

<p newsteaser="yes">Nga 10 deri më 24 Prill 2017 FSFE-ja mbajti <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/Election/FellowshipElection_2017">zgjedhjet e nënta të përvitshme për një përfaqësues të Anëtarësisë Shok</a> që të përfaqësojë bashkësinë e FSFE-së dhe të Anëtarësisë Shok te <a href="http://wiki.fsfe.org/Teams/GA">Asambleja e Përgjithshme e FSFE-së</a>. Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga anëtarë të FSFE e.V. dhe është trupa ligjore e FSFE-së. Është përgjegjëse për planifikimin strategjik, punë të buxhetit, falje dhe shkarkime në Këshillin Ekzekutiv dhe të Përgjegjësit Financiar. <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170425-01">Dhe fituesi i zgjedhjeve të sivjetshme është … Daniel Pocock!</a> </p>

<p><a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/Election/FellowshipElection_2017#Daniel_Pocock">Daniel Pocock</a> doli i pari mes shtatë kandidatësh që garuan për postin, me një vetëpërshkrim brenda <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/Election/FellowshipElection_2017">faqes tonë wiki për Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n</a> dhe duke marrë pjesë në <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/Election/FellowshipElection_2017#Hustings">platformë elektorale publike</a>. Për fat të keq për paraqitje platformash elektorale qenë njoftuar dy data, por kartela regjistër është e lexueshme në internet për këdo që nuk arriti atëherë.</p>

<p>FSFE-ja do të donte të falënderonte Nicolas Dietrich-un, ish-përfaqësues i Anëtarësisë Shok për ndihmesën që ka dhënë dy vjetët e fundit dhe i uron mirëseardhjen Daniel Pocock-ut si përfaqësuesi i ri. Ju lutemi, shihini <a href="https://danielpocock.com/fsfe-fellowship-representative-and-upcoming-events">te blogu i tij përfundimet personale të Danielit</a>.</p>

<hr />

<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-05">https://fsfe.org/join/nl2017-05</a></p>

<hr />

<h2>Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>

<ul>

<li>Nga 26 deri më 28 Prill, u zhvillua në Barcelonë, Spanjë <a href="https://fsfe.org/activities/ftf/legal-conference.en.html">praktika vjetore e FSFE-së mbi Anë Ligjore dhe Licencim të Software-it të Lirë (LLW)</a>. Këtë vit mblodhëm 120 ekspertë ligjorë nga anembanë bota, për të shkëmbyer përvojën dhe njohuritë e tyre gjatë një veprimtarie treditore që përfshiu mbi 35 prezantime mbi probleme të ndryshme ligjore, nga <a href="https://lwn.net/SubscriberLink/721540/7831c0949927d665/">të dhënat e hapura</a> deri te mjete, patenta software-i dhe <a href="https://lwn.net/SubscriberLink/721458/be70cd561648d22f/">sfida të tanishme për licencimet e Software-it të Lirë</a>.</li>

<li>Armijn Hemel dhe Shane Coughlan, anëtarë të ekipit ligjor të FSFEs-së, <a href="http://www.prnewswire.com/news-releases/linux-foundation-and-free-software-foundation-europe-introduce-resources-to-support-open-source-software-license-identification-and-compliance-300444721.html">botuan një udhërrëfyes</a> për biznese të sapolindur, biznese të vogla, dhe inxhinierë mbi <a href="https://www.linuxfoundation.org/news-media/research/practical-gpl-compliance">"Përputhshmërinë me GPL-në në praktikë"</a>. Udhërrëfyesi është konceptuar të çmitizojë GPL-në dhe të lehtësojë në praktikë punën e kujtdo që merret me probleme përputhshmërie.</li>

<li>North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë, do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 14 Maj 2017. FSFE-ja iu bashkua një "koalicioni të dijes së lirë" që ka zhvilluar për herë të parë një <a href="https://www.digital-o-mat.de/">"Digital-o-Mat"</a>. "Digital-o-Mat" është një mjet për të ndihmuar ata votues që interesohen për të drejta dhe liri dixhitale, për të vendosur se për cilën parti të votojnë gjatë këtyre zgjedhjeve. Përdoruesit ndihmohen përmes tetë pyetjesh të zgjedhin parapëlqimet e tyre mbi tema të rëndësishme rreth shoqërisë dixhitale - për shembull, pyetje rreth përdorimit të Software-it të Lirë, Të dhënave të Hapëta apo Burime Edukative të Hapëta. Pas plotësimit të tyre, përdoruesit mund të shohin se cila parti del më mirë kundrejt parapëlqimeve të tyre dhe mund të shfletojnë më pas shpjegime të hollësishme mbi pozicionet e partisë lidhur me secilën temë. Ndërfaqja për zgjedhjet në North-Rhine Westphalia është në gjermanisht, por <a href="https://github.com/dsstio/digital-o-mat">software-i</a> mbi të cilin është ndërtuar është Software i Lirë, pra i lirë për t’u përshtatur për nevoja të tjera.</li>

<li>Në <a href="http://planet.fsfe.org/">planetin e FSFE-së</a>, patëm një dialog interesant me drejtorin tonë ekzekutiv Jonas Öberg që është i idesë se <a href="http://blog.jonasoberg.net/using-proprietary-software-for-freedom/">ngandonjëherë mund të përdorni software pronësor për të shpënë më tej software-in e lirë apo burim të hapur</a>, por do të duhej të ishit të ndërgjegjshëm për rreziqet e efektit bumerang. Dhe Daniel Pocock, përfaqësuesi ynë i Anëtarësisë Shok u përgjigj me postimin mbi <a href="https://danielpocock.com/risks-of-using-proprietary-software">"rrezikun e software-it pronësor"</a> dhe se "asnjë ujdi mund të jetë më mirë se një ujdi e keqe", që do të thotë se nëse nuk arrini dot diçka me Software-in e Lirë do të duhej të merrnit parasysh thjesht të bëni pa të.</li>

<li>Paul Hänsch, një nga përgjegjësit e sistemit të FSFE-së, organizoi <a href="https://wiki.fsfe.org/Teams/WikiCaretakers/Hackathon2017">takimin e parë fare fizik për persona që kujdesen për wiki-n</a>. Personat <a href="https://wiki.fsfe.org/Teams/WikiCaretakers">që kujdesen për wiki-n janë një ekip vullnetarësh</a> që ndihmojnë të organizohet informacioni brenda wiki-t dhe të lehtësohet për të tjerët dhënia e ndihmesës.</li>

<li><a href="https://www.taringamberini.com/en/blog/fsfe/adoption-of-free-software-pdf-readers-in-italian-regional-public-administrations-fourth-monitoring/">Vëzhgimi tregon</a> se në gjashtëmujorin e fundit nëntë rajone italiane kanë pakësuar në sajtet e tyre reklamën për lexues pronësorë PDF-sh, dhe se një rajon ka shtuar përkrahjen e tij për <a href="https://pdfreaders.org/">lexues PDF Software i Lirë</a>. </li>

<li>Drejtori ekzekutiv Jonas Öberg shkruan në blog rreth "një kuptimi të ri të administrimit të organizmave jofitimprurëse" dhe e përdor këtë kuptim të ri <a href="http://blog.jonasoberg.net/towards-a-new-understanding-of-non-profit-management/">për të analizuar karakteristikat e FSFE-së</a> lidhur me përdorimin e teknokracisë, hierarkisë, risive dhe drejtimit-orientimit. Jonasi e mbyll analizën e tij me disa mendime rreth rrugës drejt së cilës do të donte ta shihte evoluimin e FSFE-së.</li>

<li>FSFE-ja qe e pranishme me stenda në <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2017/LiMA">Linke Medien Akademie</a> në Berlin/Gjermani, në Augsburger Linux Info Tag të 16-të në Augsburg/Gjermani, FOSS North në Goteborg/Suedi dhe Linuxtage në Graz/Austri.</li>

</ul>

<h2>Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>

<p>Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>

<p>Falënderime për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>

<p>Redaktorët tuaj,
Erik Albers, Polina Malaja</p>

<a href="https://fsfe.org">FSFE</a></p>

</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-05" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>

+ 79
- 0
news/nl/nl-201706.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,79 @@
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-06-14" type="newsletter">
<head>
<title>FSFE Newsletter - June 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201706">

<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Qershor 2017</h1>


<h2>Platforma e re Europiane e Ndërveprueshmërisë i nxit administratat publike të përdorin Software-in e Lirë dhe të kontribuojnë në të</h2>

<p newsteaser="yes">Pas një raundi konsultimesh publike vitin e shkuar, <a href="https://ec.europa.eu/isa2/eif_en">Platforma e 're' Europiane e Ndërveprueshmërisë</a> (PEN) u botua më në fund në Mars të 2017-s. Në një vijë me <a href="https://fsfe.org/activities/os/eif-v3">përgjigjet tona</a> në konsultimin publik, dhe me <a href="http://ec.europa.eu/isa2/sites/isa/files/eif-public-consultation-factual-summary-en.pdf">përgjigjet e përgjithshme</a> nga qytetarë dhe biznese që kërkonin më tepër Software të Lirë brenda e-shërbimeve publike, PEN-a e rishikuar përfshin një rekomandim për administrata publike në Europë të garantojnë për Software-in e Lirë të drejta të barabarta kandidimi dhe të demonstrojnë interesim aktiv dhe të paanshëm mbi përdorimin e Software-it të Lirë, kur ofrohen e-shërbime.</p>

<p>Veç kësaj, PEN-a e re i nxit administratat publike jo vetëm të përdorin Software-in e Lirë, por "kurdo qoftë e mundshme të kontribuojnë te bashkësitë përkatëse të zhvillimit". Ky është një përmirësim domethënës në krahasim me PEN v.2 të mëparshëm, dhe me pranim shprehimisht të Software-it të Lirë si thelbësor në garantimin e një ndërveprueshmërie më të mirë. Ajo çka lë për të dëshiruar është që, <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160428-02">në ngjashmëri me frymën e "ICT Përparësi Standardizimi për Tregun e Përbashkët Dixhital"</a>, PEN-a e re, për fat të keq nuk merret mjaftueshëm me pengesat që të ashtuquajturat kushte "të paanshme, të arsyeshme, jo diskriminuese" (FRAND) licencimi krijojnë për Software-in e Lirë. Duke e bazuar në FRAND politikën e vet të licencimit sipas Standardesh të Hapura, PEN-a për fa të keq nuk u lejon projekteve Software të Lirë të marrin pjesë me ofrim shërbimesh të tyret në administrata publike. </p>

<p>Për më tepër kuadër rreth kësaj teme lexoni artikullin tonë <a href="https://fsfe.org/activities/os/why-frand-is-bad-for-free-software">"Pse FRAND është i dëmshëm për Software-in e Lirë?"</a></p>

<hr />

<p>Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-06">https://fsfe.org/join/nl2017-06</a></p>

<hr />

<h2>Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>

<ul>
<li>Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, <a href="http://blog.jonasoberg.net/automating-the-software-toolchain/">shpjegon një projekt që vjen së shpejti</a> nga FSFE-ja për lehtësimin e automatizimit në <em>software toolchain</em> duke ndihmuar të identifikohet automatikisht licenca e përdorur. </li>

<li>Daniel Pocock, përfaqësuesi i sapozgjedhur i Anëtarësisë Shok të FSFE-së, po organizon një takim për ngritjen e një kompjuteri ushqimi në Cyrih. Në blogun e tij, <a href="https://danielpocock.com/hacking-the-food-chain-in-switzerland">Danieli shpjegon</a> se përse bëhet fjalë dhe lidhjen e projektit me Software-in e Lirë.</li>

<li>Heiki Löhmus, Zv.president i FSFE-së, <a href="https://2017.dorscluc.org/talk/2/">organizoi një praktikë</a> rreth përdorimit të Software-it të Lirë në arsimin SHTIM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), gjatë DORS/CLUC në Zagreb, Kroaci.</li>

<li>Polina Malaja, bashkërenduesja ligjore e FSFE-së dhe analiste politikash, mori pjesë në një debat mbi <a href="https://diem25.org/diem25-returns-to-berlin-to-develop-its-political-roadmap/">"Drejt një Interneti të Popullit: Një <em>new deal</em> përparimtar për teknologjinë", gjatë Diem25</a> në Berlin.</li>

<li>Matthias Kirschner, president i FSFE-së, <a href="https://theonet.de/2017/05/29/freie-daten-freies-teilen-frei-sein/">mori pjesë në një panel diskutimesh</a> lidhur me se si ndikojnë në jetën dhe ekonominë tonë të dhënat, kodi, dhe algoritmet, gjatë Ditës Gjermane të Kishës/Ditës së Kishës Gjermane, në Magdeburg, Gjermani. Ka gjithashtu një <a href="https://k7r.eu/free-software-at-church-days/">regjistrim video</a>. </li>

<li>Erik Albers, bashkërenduesi i FSFE-së për bashkësinë dhe komunikimin, mbajti fjalën e hapjes në Open Tech Summit 2017, rreth "Digital-o-Mat ose si Software-i i Lirë të bëhet temë e zgjedhjeve demokratike". FSFE-ja qe gjithashtu e pranishme me një stendë.</li>

<li>Maurice Verheesen, bashkërenduesi kombëtar i FSFE-së për Holandën, mbajti një fjalë rreth "Para Publike, Kod Publik", në një veprimtari të Burimit të hapur në Tilburg, Holandë. </li>

<li>Franz Gratzer, një nga grafistët vullnetarë të FSFE-së, organizoi një <a href="https://cfp.linuxwochen.at/de/LWW17/public/events/547"> praktikë mbi bazat e GIMP-it</a>, në Linuxwochen, Vjenë 2017. Grupi i FSFE-së për Vjenën qe gjithashtu i pranishëm me një stendë.</li>

<li>Grupi i FSFE-së për Mynihun, Gjermani, qe i pranishëm me një stendë në festivalin e rrugës në Mynih "Corso Leopold" për të informuar njerëzit rreth FSFE-së dhe punës tonë për Software-in e Lirë.</li>

<li>Matthias Kirschner <a href="https://k7r.eu/recording-for-limux-the-loss-of-a-lightouse/">mbajti një fjalë gjatë konferencës openSUSE</a> 2017, në Nurember, Gjermani, rreth projektit Limux dhe se ç’mësime mund të nxjerrë prej tij bashkësia e Software-it të Lirë. Ka gjithashtu edhe <a href="https://media.ccc.de/v/1458-limux-the-loss-of-a-lighthouse">regjistrim video</a>.</li>

<li>Përkrahës nga Madridi, Spanjë, morën pjesë në OpenExpo, me një stendë informimi rreth FSFE-së dhe punës tonë për Software të Lirë.</li>

<li>Polina Malaja dha një prezantim mbi gjendjen e tanishme të <a href="/activities/radiodirective">Direktivës së 'Kyçjeve' të Radiofrekuencave</a>, gjatë <a href="https://wiki.freifunk.net/Wireless_Community_Weekend_2017/Timetable">Javës së Bashkësisë Wireless</a> në Berlin. </li>

<li>Frank Karlitschek <a href="https://karlitschek.de/2017/06/is-doing-nothing-evil/">shkruan në blog mbi</a> përgjegjësinë tonë etike lidhur me teknologjinë dhe software-in.</li>

<li>Matthias Kirschner, Polina Malaja, dhe Daniel Pocock morën pjesë në Konferencën e Burimit të Hapur në Shqipëri (OSCAL) për të folur rreth "Fuqizimit të njerëzve për të kontrolluar teknologjinë", "BE-ja dhe liria e software-it" dhe "Komunikime të Lira të Atypëratyshme me Software të Lirë". FSFE-ja qe e pranishme dhe me një stendë.</li>

<li>Grupi i FSFE-së për Vjenën qe <a href="http://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2017/06/04/booth-at-linuxwochen-and-veganmania-2017/">i pranishëm me një stendë në Veganmania</a> për të informuar njerëzit mbi FSFE-në dhe punën tonë për Software-in e Lirë. </li>

</ul>

<h2>Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>

<p>Nëse shihni lajme që mendoni se duhen përfshirë këtu, na i dërgoni. Nëse doni të ndani me ne mendime, na i dërgoni. Si gjithmonë, adresa është newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>

<p>Falënderime për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>

<p>Redaktorët tuaj,<br />
Erik Albers dhe Polina Malaja</p>

</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-06" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>

+ 88
- 0
news/nl/nl-201710.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,88 @@
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-10-23" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Tetor 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201710">

<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Tetor 2017</h1>


<h2 id="savecodeshare">I thoni BE-së të Ruajë Ndarjen e Kodit Me të Tjerët, në debatin e tanishëm rreth të Drejtave të Kopjimit në Be!</h2>

<p newsteaser="yes">Në propozimin për një <a href="http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:52016PC0593">Direktivë të BE-së mbi të Drejta Kopjimi në Tregun e Përbashkët Dixhital</a>, BE-ja është duke rishikuar rregullat për të drejta kopjimi, që të jenë më të përshtatshme për epokën dixhitale moderne. Në vend të pranimit të realiteteve se si lëndë të ndryshme ndahen me të tjerët në internet, propozimi i tanishëm i Direktivës së BE-së mbi të Drejta Kopjimi, dhe veçanërisht neni 13 me objekt furnizuesit e depozitimit <em>online</em>, <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171005-01.en.html">rrezikon</a> aftësinë tonë të përdorim depo publike kodi dhe të ndajmë kod me të tjerët në internet.</p>

<p>Rregullat e reja të përfshira në Artikullin 13 synojnë të fusin detyrime të reja për platforma strehimi kodi, që të mund të parandalohet çfarëdo cenimi i mundshëm të drejtash kopjimi: nëse nuk i sendërtojnë këto rregulla, platformat do të përfundojnë të jenë drejtpërsëdrejti përgjegjëse për veprimtarinë e përdoruesve të tyre. Pra, neni 13 imponon përdorimin e filtrave të kushtueshëm mbi ngarkime, që të mund të identifikojnë kod cenues të mundshëm. Problemi me një kërkesë të tillë është se nuk ka filtra të automatizuar që mund të identifikojnë me saktësi nëse njëfarë kodi ndahet me të tjerët ashtu si pritet dhe pa cenuar një licencë përkatëse Software-i të Lirë. Për më tepër, neni 13 imponon mbi platforma strehimi kodi një detyrim me qitje të largët mbikëqyrjeje: kërkim i përhershëm për veprimtari cenuese nga përdoruesit e tyre. Neni 13 e trajton çdo përdorues platformash strehimi kodi si një cenues potencial të drejtash kopjimi, lënda e të cilit, përfshi depo të plota kodi, mund të hiqet nga platforma, ose të pengohen të ngarkojnë në platformë, në çfarëdo kohe. Nëse kodi mund të "shpublikohet" kaq lehtë, do të dëmtohet krejt software-i i ngritur mbi të.</p>

<p>Për më tepër informacion mbi se si neni 13 përbën një kërcënim ndaj aftësisë së krijimit të software-it <em>online</em>, ju lutemi, vizitoni <a href="https://savecodeshare.eu/">Save Code Share</a> dhe lexoni <a href="https://savecodeshare.eu/static/assets/WhitePaper-ImpactofArticel13onSoftwareEcosystem-SaveCodeShare.pdf">artikullin tonë</a> atje. </p>

<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;"><img src="/picturebase/booths/20170820-booth-and-team-at-froscon-800px.jpg" alt="FSFE booth at FrOSCon in the University of Applied Sciences Bonn-Rhein-Sieg, Germany" />
<footer><p>Stendë e FSFE-së te FrOSCon në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bonn-Rhein-Sieg, Gjermani</p></footer>
</div>

<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-10">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />


<h2 id="whatelsehavewedone">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>

<ul>

<li>Suksesi i fushatës tonë <a href="https://publiccode.eu/">Kod Publik? Para Publike!</a> deri tani ka qenë shumë i madh. Tani që shkruajmë, më shumë se 13 mijë vetë kanë nënshkruar <a href="https://publiccode.eu/openletter/">letrën e hapur</a> dhe fushata është mbështetur nga më shumë se 80 organizma. Fushata ka tërhequr vëmendjen përmes <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/PMPC/Press">një mbulimi të madh nga shtypi</a>; mjaft njerëz të shquar, programues, zhvillues, artistë, CEO dhe politikanë i janë bashkuar kërkesës tonë për kod publik kurdo që software-i financohet me para publike. Nëse ju s’e keni bërë ende, bëhuni pjesë e jona dhe nënshkruani <a href="https://publiccode.eu/#action">letrën e hapur</a>. </li>

<li>Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, <a href="http://blog.jonasoberg.net/reuse-templates/">shkroi në blog mbi përditësime</a> dhe gjedhe për <a href="https://reuse.software/">fushatën REUSE</a> të FSFE-së. Në postimin e tij në blog ai paraqet tre depo të ndryshme Git, secila e përputhshme me REUSE, dhe që demonstron pjesë të ndryshme praktikash REUSE të këshilluara.</li>

<li>Kristi Progri, asistente projektesh në FSFE, shkroi në blog mbi procesin që kemi nisur mbi identitetin dhe <a href="https://kristiprogri.com/2017/09/20/fsfe-identity-process/">si të bëheni pjesë e procesit duke marrë pjesë në intervistat përkatëse</a>.</li>

<li>Polina Malaja, analistja jonë e politikave dhe bashkërenduese ligjore, mbajti në CopyCamp, Varshavë, Poloni, një fjalë rreth implikimeve që propozimi i tanishëm për një Direktivë të BE-së Mbi të Drejta Kopjimi sjell mbi mjedisin e programeve të ndërtuara si bashkëpunim, dhe rreth fushatës tonë Save Code Share.</li>

<li>Carmen Bakker dhe Erik Da Silva, stazhierë të tanishëm në FSFE, mbajtën gjatë Copycamp-it në Varshavë një fjalë rreth fushatës Para Publike? Kod Publik!. Një raport të shkurtër dhe një video i gjeni <a href="https://www.carmenbianca.eu/en/post/2017-10-02-copycamp-public-money-public-code/">te blogu i Karmenit</a>.</li>

<li>Erik Albers, përgjegjës programesh dhe bashkërendues i bashkësisë së FSFE-së, mbajti gjatë Kieler Linuxtage, Gjermani një fjalë rreth <a href="https://www.kieler-linuxtage.de/index.php?seite=programm.html&amp;untermenu=Besucher-Info#308">Free Software campaigning in the forefront of elections</a>. </li>

<li>Në Ditën e Lirisë së Software-it, Polina Malaja mbajti në c-base, Berlin, një bisedë <a href="http://wiki.softwarefreedomday.org/2017/Germany/Berlin/JointSFDBerlin">rreth temës Para Publike? Kod Publik!</a>.</li>

<li>Gjatë veprimtarisë Digitale Woche Kiel, Erik Albers mbajti një <a href="https://digitalewochekiel.de/programm/public-money-public-code/">bisedë rreth temës Para Publike? Kod Publik!</a> dhe se si kjo ndihmon në marrëveshjen e koalicionit të tanishëm në Schleswig-Holstein.</li>
</ul>



<h2 id="donotmissitupcomingeventswiththefsfe">Mos humbni rastin! Veprimtari të ardhshme me FSFE-në</h2>

<p>Po përgatitim një takim të një lloji të ri të bashkësisë së FSFE-së. Do të zhvillohet më 25 &amp; 26 nëntor në Berlin. Ndaj i ftojmë krejt anëtarët aktivë të bashkësisë, dhe ata që do të donin të riaktivizoheshin, të mblidhemi dhe të bashkëpunojmë. Vendet janë të kufizuara për shkak kufizimesh hapësire. Nëse do të donit të merrni pjesë, lexoni tërë hollësitë <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2017/the-fsfe-community-meeting-2017">te faqja wiki përkatëse</a>.</p>

<h2 id="getactive">Hidhuni Në Veprim</h2>

<p>U thoni erudeputetëve dhe Këshillit të Europës të garantojnë zhvillimin e software-it në bashkëpunim dhe në internet, dhe në veçanti ndarjen e Software-it të Lirë me të tjerët, përmes nënshkrimit të Letrës së Hapur, si individ dhe/ose organizëm <a href="https://savecodeshare.eu/#sign-letter">Save Code Share</a>! Ju lutemi, i tregoni njerëzve në rrethet tuaj mbi pasojat negative të propozimit të tanishëm <em>EU Copyright Directive</em> <a href="https://savecodeshare.eu/">#savecodeshare</a>. U thoni ligjbërësve në BE se nuk ka vend për filtra ngarkimesh kur vjen puna në ndarje me të tjerët kodi Software të Lirë! </p>

<h2 id="helpusimproveournewsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>

<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>

<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="https://fsfe.org/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>

<p>Redaktorët tuaj,
Polina Malaj dhe Erik Albers</p>

<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-10">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />

</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-10" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
<tag content="Reuse.Software">reuse</tag>
<tag content="Para Publike, Kod Publik">publiccode</tag>
<tag content="Save Code Share">savecodeshare</tag>
<tag content="CopyCamp">copycamp</tag>
<tag content="SHA2017">SHA2017</tag>
</tags>
<author id="albers" />
<author id="malaja" />
</html>

+ 89
- 0
news/nl/nl-201711.sq.xhtml View File

@@ -0,0 +1,89 @@
<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2018-11-20" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Nëntor 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201710">

<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Nëntor 2017</h1>


<h2 id="fla20">FSFE-ja paraqet Fiduciary Licensing Agreement 2.0 të modernizuar</h2>

<p>Fiduciary License Agreement (FLA) e FSFE-së qe sjellë për herë të parë më 2002-shin, si përgjigje ndaj sfidës së administrimit të të drejtave dhe lëndës brenda projektesh Software-i të Lirë përgjatë periudhash të gjata kohe. FLA-ja përfaqëson një marrëveshje kontributori e baraspeshuar mirë, që i jep dorëzanit, përgjegjës për administrimin e të drejtave brenda një projekti Software-i të Lirë, pushtet dhe përgjegjësi për garantimin që software-i i kontribuar të mbesë i lirë dhe i hapur. Në këtë mënyrë projekti, tok me krejt kontribuesit përkatës, janë të mbrojtur nga çdo shpërdorim i pushtetit nga mbajtës të mundshëm të rinj të të drejtave të kopjimit.</p>

<p>Por shqyrtimi i fundit i FLA-së fillestare qe më 2007-n dhe jemi të lumtur të paraqesim <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171013-01.en.html">versionin e përmirësuar dhe të modernizuar - FLA-2.0</a>. Përmirësimet më të rëndësishme janë mbulimi që FLA-2.0 tani u bën edhe patentave, dhe krijon mundësi për më tepër mundësi praktike licencimi të synuara drejt palësh të treta – përfshi referimin ndaj një rregulli të jashtëm licencimi. Veç kësaj, hartimi i ri është përmirësuar mjaft, si në përputhjen e tij me më tepër juridiksione, ashtu edhe për të qenë më i lehtë të kuptohet dhe zbatohet nga kushdo.</p>

<p>Për FLA-2.0, FSFE-ja bashkëpunoi me ContributorAgreements.org dhe e integroi FLA-2.0 në zgjedhësin/prodhuesin e tyre për Marrëveshje Licencimi të Drejtash Kopjimi (CLA), me qëllim për ta bërë përdorimin e FLA-së më të lehtë për projektet dhe zhvilluesit. Si efekt anësor, janë përditësuar krejt CLA-të te ContributorAgreements.org, në vijim të disa përmirësimeve prej FLA-së.</p>

<h2 id="generalassembly2017">Asambleja e Përgjithshme 2017: anëtarë të rinj, role të reja dhe drejtime të reja</h2>

<p>Anëtarët e Free Software Foundation Europe mbajtën Asamblenë e tyre të Përgjithshme më 15 Tetor, në Edinburg, Skoci. Takimi vjetor mbahet për të diskutuar strategjitë për vitin që vjen dhe për të caktuar udhën e drejtimit të përgjithshëm të organizmit. Përveç gjërash të tjera, Asambleja e Përgjithshme përgatiti një rrugë për disa reforma në strukturën organizative dhe adoptoi një Kod Sjelljeje të përgjithshëm për FSFE-në. Patrick Ohnewein u përzgjodh si arkëtari i ri, dhe shoqatës iu bashkuan gjashtë anëtarë të rinj. Më hollësisht mund të lexoni <a href="https://www.fsfe.org/about/legal/minutes/minutes-2017-10-15.en.pdf">protokollin e mbledhjes</a> si dhe një përmbledhje rreth propozimeve të pranuara, te <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171107-01">lajmi përkatës</a>.</p>

<p>[ Në versionin online keni një foto: ]<br />
[ Pjesëmarrës të Asamblesë së Përgjithshme 2017 ]<br />
[ https://www.fsfe.org/picturebase/people/20171015-GA-meeting-Edinburgh-800px.jpg ]</p>

<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-11">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />

<h2 id="whatelsehavewedone">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>

<ul>
<li>Free Software Foundation Europe <a href="https://www.fsfe.org/news/2017/news-20171108-01">hodhi në qarkullim versionin e ri të praktikave REUSE</a> për t’i bërë kompjuterat të kuptojnë të drejta kopjimi dhe licenca. Faqja për REUSE tani <a href="http://reuse.software/">përmban edhe një video shpjeguese</a> si dhe një <a href="https://reuse.software/dev/">grup mjetesh zhvilluesi</a> dhe shembuj që tregojnë praktika REUSE në punë e sipër.</li>

<li>Zv.presidenti i FSFE-së, Heiki Lõhmus shpjegon <a href="http://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2017/11/06/background-for-future-changes-to-membership-in-fsfe-e-v/">rrethanat mbi vendimet për ndryshime të ardhshme te anëtarësia në FSFE</a> dhe heqjen e Përfaqësuesve të Anëtarësisë Shok gjatë Asamblesë së Përgjithshme 2017.</li>

<li>Si edhe në edicionet e mëparshme të Chaos Communication Camp, FSFE-ja do të mbajë një asamble gjatë 34C3, për krejt miqtë e Software-it të Lirë dhe ka lëshuar një <a href="https://www.fsfe.org/news/2017/news-20171024-01">thirrje për pjesëmarrje</a> deri më 19 Nëntor.</li>

<li>Në fillim të Tetorit, 32 ministra europianë nënshkruan Deklaratën e Talinit mbi eQeverisjen. Analistja e politikave në FSFE, Polina Malaja <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171109-01">shkruan mbi</a> mendimet e parashtruar nga FSFE-ja dhe mbi procesin e mirë të përfshirë në këtë deklaratë.</li>

<li>Drejtori Ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg shkruan në blog mbi <a href="http://blog.jonasoberg.net/a-reuse-compliant-curl/">hapat që ndoqi për ta bërë cURL-në të përputhshëm me REUSE</a>.</li>

<li>André Ockers <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2017/10/28/dutch-coalition-agreement-wheres-the-trust-in-free-software/">analizon marrëveshjen e koalicionit holandez</a> lidhur me çështje software-i dhe nuk sheh në të ndonjë përkrahje të Software-it të Lirë. </li>

<li>Tarin Gamberini <a href="https://www.taringamberini.com/en/blog/fsfe/adoption-of-free-software-pdf-readers-in-italian-regional-public-administrations-fifth-monitoring/">vëren</a> se gjashtëmujorin e fundit, tetë rajone italiane e kanë zvogëluar reklamën për lexues pronësorë PDF-sh në sajtet e tyre, dhe një rajon e ka shtuar përkrahjen për lexues PDF nga Software-i i Lirë. </li>

<li>Hannes Hauswedell shpjegon si të përdoret <a href="http://git.fsfe.org/">instalimi Gitea i FSFE-së</a> dhe/ose Github-i për të <a href="https://hannes.hauswedell.net/post/2017/10/21/blog-comments/">strehuar komente në blogje të prodhuar në mënyrë statike</a> dhe në një mënyrë që respekton privatësinë. </li>

<li>FSFE-ja qe e pranishme në Takimin e Burimit të Hapët 2017 në Pragë, Çeki. Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner mbajti fjalën "Limux: Humbja e një Fari", dhe Polina Malaja "DSM, EIF, RED: Akronime në nivel BE-je dhe Pse Kanë Rëndësi për Lirinë e Software-it".</li>

<li>Jonas Öberg mori pjesë në Forumin për Strategjinë e Burimit të Hapët, në Nju Jork, për të paraqitur praktikat e përditësuara REUSE të FSFE-së.</li>

<li>Bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë <a href="http://ichbinbaff.de/multibaff/ww17/events/digitale-abhaengigkeit-vermeiden-mit-freier-software-fuer-gute-bildung-und-eine-starke-und-unabhaengigen-wirtschaft-sorgen/">Björn Schiessle mbajti në Fellbacher Weltwochen një bisedë mbi se si të shmangen varësi dixhitale</a>. </li>

<li>Bashkërenduesi i FSFE-së për Italinë, Natale Vinto, mbajti një fjalë rreth fushatës <em>Para Publike? Kod Publik!</em>, në Linux Day Milano, në kremtimin e Ditës së Linux-it, një manifestim kombëtar për të diskutuar mbi Linux-in dhe software-in e lirë.</li>
</ul>

<h2 id="donotmissit">Mos humbni rastin! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>

<p>Listën e veprimtarive të ardhshme të FSFE-së e gjeni te <a href="https://fsfe.org/events/events">faqja jonë e veprimtarive</a>.</p>

<h2 id="helpusimproveournewsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>

<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>

<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="https://fsfe.org/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>

<p>Redaktori juaj,
Erik Albers</p>

<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-11">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />

</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-11" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
<tag content="Reuse.Software">reuse</tag>
<tag content="General Assembly 2017">ga2017</tag>
<tag content="Fiduciary Licensing Agreement 2.0">fla20</tag>
</tags>
<author id="albers" />
</html>

Loading…
Cancel
Save