fsfe-website/news/nl/nl-201710.sq.xhtml

89 lines
9.0 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-10-23" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - tetor 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201710">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - tetor 2017</h1>
<h2 id="savecodeshare">I thoni BE-së të Ruajë Ndarjen e Kodit Me të Tjerët, në debatin e tanishëm rreth të Drejtave të Kopjimit në Be!</h2>
<p newsteaser="yes">Në propozimin për një <a href="http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:52016PC0593">Direktivë të BE-së mbi të Drejta Kopjimi në Tregun e Përbashkët Dixhital</a>, BE-ja është duke rishikuar rregullat për të drejta kopjimi, që të jenë më të përshtatshme për epokën dixhitale moderne. Në vend të pranimit të realiteteve se si lëndë të ndryshme ndahen me të tjerët në internet, propozimi i tanishëm i Direktivës së BE-së mbi të Drejta Kopjimi, dhe veçanërisht neni 13 me objekt furnizuesit e depozitimit <em>online</em>, <a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20171005-01.en.html">rrezikon</a> aftësinë tonë të përdorim depo publike kodi dhe të ndajmë kod me të tjerët në internet.</p>
<p>Rregullat e reja të përfshira në Artikullin 13 synojnë të fusin detyrime të reja për platforma strehimi kodi, që të mund të parandalohet çfarëdo cenimi i mundshëm të drejtash kopjimi: nëse nuk i sendërtojnë këto rregulla, platformat do të përfundojnë të jenë drejtpërsëdrejti përgjegjëse për veprimtarinë e përdoruesve të tyre. Pra, neni 13 imponon përdorimin e filtrave të kushtueshëm mbi ngarkime, që të mund të identifikojnë kod cenues të mundshëm. Problemi me një kërkesë të tillë është se nuk ka filtra të automatizuar që mund të identifikojnë me saktësi nëse njëfarë kodi ndahet me të tjerët ashtu si pritet dhe pa cenuar një licencë përkatëse Software-i të Lirë. Për më tepër, neni 13 imponon mbi platforma strehimi kodi një detyrim me qitje të largët mbikëqyrjeje: kërkim i përhershëm për veprimtari cenuese nga përdoruesit e tyre. Neni 13 e trajton çdo përdorues platformash strehimi kodi si një cenues potencial të drejtash kopjimi, lënda e të cilit, përfshi depo të plota kodi, mund të hiqet nga platforma, ose të pengohen të ngarkojnë në platformë, në çfarëdo kohe. Nëse kodi mund të "shpublikohet" kaq lehtë, do të dëmtohet krejt software-i i ngritur mbi të.</p>
<p>Për më tepër informacion mbi se si neni 13 përbën një kërcënim ndaj aftësisë së krijimit të software-it <em>online</em>, ju lutemi, vizitoni <a href="https://savecodeshare.eu/">Save Code Share</a> dhe lexoni <a href="https://savecodeshare.eu/static/assets/WhitePaper-ImpactofArticel13onSoftwareEcosystem-SaveCodeShare.pdf">artikullin tonë</a> atje. </p>
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;"><img src="/picturebase/booths/20170820-booth-and-team-at-froscon-800px.jpg" alt="FSFE booth at FrOSCon in the University of Applied Sciences Bonn-Rhein-Sieg, Germany" />
<footer><p>Stendë e FSFE-së te FrOSCon në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bonn-Rhein-Sieg, Gjermani</p></footer>
</div>
<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-10">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
<h2 id="whatelsehavewedone">Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Suksesi i fushatës tonë <a href="https://publiccode.eu/">Kod Publik? Para Publike!</a> deri tani ka qenë shumë i madh. Tani që shkruajmë, më shumë se 13 mijë vetë kanë nënshkruar <a href="https://publiccode.eu/openletter/">letrën e hapur</a> dhe fushata është mbështetur nga më shumë se 80 organizma. Fushata ka tërhequr vëmendjen përmes <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/PMPC/Press">një mbulimi të madh nga shtypi</a>; mjaft njerëz të shquar, programues, zhvillues, artistë, CEO dhe politikanë i janë bashkuar kërkesës tonë për kod publik kurdo që software-i financohet me para publike. Nëse ju se keni bërë ende, bëhuni pjesë e jona dhe nënshkruani <a href="https://publiccode.eu/#action">letrën e hapur</a>. </li>
<li>Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, <a href="http://blog.jonasoberg.net/reuse-templates/">shkroi në blog mbi përditësime</a> dhe gjedhe për <a href="https://reuse.software/">fushatën REUSE</a> të FSFE-së. Në postimin e tij në blog ai paraqet tre depo të ndryshme Git, secila e përputhshme me REUSE, dhe që demonstron pjesë të ndryshme praktikash REUSE të këshilluara.</li>
<li>Kristi Progri, asistente projektesh në FSFE, shkroi në blog mbi procesin që kemi nisur mbi identitetin dhe <a href="https://kristiprogri.com/2017/09/20/fsfe-identity-process/">si të bëheni pjesë e procesit duke marrë pjesë në intervistat përkatëse</a>.</li>
<li>Polina Malaja, analistja jonë e politikave dhe bashkërenduese ligjore, mbajti në CopyCamp, Varshavë, Poloni, një fjalë rreth implikimeve që propozimi i tanishëm për një Direktivë të BE-së Mbi të Drejta Kopjimi sjell mbi mjedisin e programeve të ndërtuara si bashkëpunim, dhe rreth fushatës tonë Save Code Share.</li>
<li>Carmen Bakker dhe Erik Da Silva, stazhierë të tanishëm në FSFE, mbajtën gjatë Copycamp-it në Varshavë një fjalë rreth fushatës Para Publike? Kod Publik!. Një raport të shkurtër dhe një video i gjeni <a href="https://www.carmenbianca.eu/en/post/2017-10-02-copycamp-public-money-public-code/">te blogu i Karmenit</a>.</li>
<li>Erik Albers, përgjegjës programesh dhe bashkërendues i bashkësisë së FSFE-së, mbajti gjatë Kieler Linuxtage, Gjermani një fjalë rreth <a href="https://www.kieler-linuxtage.de/index.php?seite=programm.html&amp;untermenu=Besucher-Info#308">Free Software campaigning in the forefront of elections</a>. </li>
<li>Në Ditën e Lirisë së Software-it, Polina Malaja mbajti në c-base, Berlin, një bisedë <a href="http://wiki.softwarefreedomday.org/2017/Germany/Berlin/JointSFDBerlin">rreth temës Para Publike? Kod Publik!</a>.</li>
<li>Gjatë veprimtarisë Digitale Woche Kiel, Erik Albers mbajti një <a href="https://digitalewochekiel.de/programm/public-money-public-code/">bisedë rreth temës Para Publike? Kod Publik!</a> dhe se si kjo ndihmon në marrëveshjen e koalicionit të tanishëm në Schleswig-Holstein.</li>
</ul>
<h2 id="donotmissitupcomingeventswiththefsfe">Mos humbni rastin! Veprimtari të ardhshme me FSFE-në</h2>
<p>Po përgatitim një takim të një lloji të ri të bashkësisë së FSFE-së. Do të zhvillohet më 25 &amp; 26 nëntor në Berlin. Ndaj i ftojmë krejt anëtarët aktivë të bashkësisë, dhe ata që do të donin të riaktivizoheshin, të mblidhemi dhe të bashkëpunojmë. Vendet janë të kufizuara për shkak kufizimesh hapësire. Nëse do të donit të merrni pjesë, lexoni tërë hollësitë <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2017/the-fsfe-community-meeting-2017">te faqja wiki përkatëse</a>.</p>
<h2 id="getactive">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>U thoni erudeputetëve dhe Këshillit të Europës të garantojnë zhvillimin e software-it në bashkëpunim dhe në internet, dhe në veçanti ndarjen e Software-it të Lirë me të tjerët, përmes nënshkrimit të Letrës së Hapur, si individ dhe/ose organizëm <a href="https://savecodeshare.eu/#sign-letter">Save Code Share</a>! Ju lutemi, i tregoni njerëzve në rrethet tuaj mbi pasojat negative të propozimit të tanishëm <em>EU Copyright Directive</em> <a href="https://savecodeshare.eu/">#savecodeshare</a>. U thoni ligjbërësve në BE se nuk ka vend për filtra ngarkimesh kur vjen puna në ndarje me të tjerët kodi Software të Lirë! </p>
<h2 id="helpusimproveournewsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>
<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="https://fsfe.org/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>
<p>Redaktorët tuaj,
Polina Malaj dhe Erik Albers</p>
<hr />
<p><a href="https://fsfe.org/join/nl2017-10">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-10" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
<tag content="Reuse.Software">reuse</tag>
<tag content="Para Publike, Kod Publik">PMPC</tag>
<tag content="Save Code Share">savecodeshare</tag>
<tag content="CopyCamp">copycamp</tag>
<tag content="SHA2017">SHA2017</tag>
</tags>
<author id="albers" />
<author id="malaja" />
</html>