fsfe-website/news/nl/nl-201707.sq.xhtml

93 line
8.5 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-07-13" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Korrik 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201706">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Korrik 2017</h1>
<h2>FSFE-ja tani ofron strehim Git për përkrahësit e saj</h2>
<p newsteaser="yes">Ndarja me të tjerët e dijeve dhe thellimi i bashkëpunimit janë parime bazë të bashkësisë së Software-it të Lirë. Ndaj, FSFE-ja është e gëzuar t’u ofrojë tani përkrahësve dhe vullnetarëve të regjistruar një platformë krijimi dhe administrimi deposh Git me një ndërfaqe të rehatshme, nën <a href="https://git.fsfe.org">git.fsfe.org</a>.</p>
<p>Me git.fsfe.org, FSFE-ja u lejon përkrahësve të saj të ndajnë me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë në një platformë <a href="/news/2017/news-20170616-01.html">që respekton plotësisht lirinë e tyre</a>. Dhe teksa përdoruesit janë të lirë ta përdorin këtë platformë për qëllimet e tyre private, ne e nxisim cilindo veprimtar dhe grup lokal të FSFE-së të strehojnë kod që përdorin për veprimtaritë e tyre FSFE, dhe të ndajnë me të tjerët minuta nga takimet e tyre si grupe FSFE, dhe të tjera dokumente të këtyre grupeve, si dhe çfarëdo informacioni tjetër me interes publik. Në këtë mënyrë, do të donim të lehtësonim dhe nxisnim bashkëpunimin, dhënien e përshtypjeve dhe frymën krijuese brenda bashkësisë tonë pan-europiane. </p>
<p>Ekipet zyrtare dhe grupet e punës së FSFE-së do të përpiqen të migrojnë në këtë platformë sa më shumë kod dhe kartela me rëndësi që të jetë e mundur. Për shembull, zhvillime të ardhshme të sajtit, material promocional, dhe programthe të dobishme për punën e përditshme të entit. Për fillestarë në Git shërbimin e shpjegojmë hollësi te <a href="https://wiki.fsfe.org/TechDocs/Git">wiki e FSFE-së</a>. Përdoruesit e përparuar janë të mirëpritur të ndihmojnë në zgjerimin e udhërrëfyesve për rrjedhat më të zakonshme të punës në Git.</p>
<p>Gjenani dhe përdorni, studioni, ndani me të tjerët dhe përmirësoni te <a href="https://git.fsfe.org">git.fsfe.org</a>.</p>
<div class="captioned" style="width:60%; margin: 1.5em auto;">
<a href="/picturebase/booths/20170610-R2D2-with-IloveFS-at-FSFE-booth.jpg"><img src="/picturebase/booths/20170610-R2D2-with-IloveFS-at-FSFE-booth-800px.jpg" alt="R2D2 loves Free Software" /></a>
<footer>
<p>[<a href="#boothpic">**</a>] R2D2 në stendën e FSFE-së: <a href="/campaigns/ilovefs/">"E dua Software-in e Lirë"</a></p>
</footer>
</div>
<hr />
<p>Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-07">https://fsfe.org/join/nl2017-07</a></p>
<hr />
<h2 id="whatelsedone">Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Estonia ka marrë përsipër drejtimin e Këshillit të Bashkimit Europian dhe i ka kërkuar tani publikut të komentojë propozimin e saj për "Deklaratën e Talinit" - një grup propozimesh politikash për qeverisjen dixhitale europiane - që pritet të nënshkruhet nga ministrat e BE-së në tetor. FSFE-ja ka <a href="/news/2017/news-20170710-01.html">dhënë komentet e veta</a> në raundin e parë të konsultimeve publike mbi propozimin, teksa pjesëmarrja në raundin e dytë për komente është e hapur për këdo. Ju nxisim të <a href="https://ideas4digitalgov.eu/">merrni pjesë</a> dhe të ripërdorni argumentet tona për të mbrujtur Standardet e Software-it të Lirë dhe me Burim të Hapur në infrastrukturën dixhitale publike europiane. Afati për komentet është deri më 14 Korrik. </li>
<li>Si pjesë e fushatës tonë Çlironi Android-in Tuaj, FSFE-ja <a href="/contribute/spreadtheword#f-droid">shpjegon dhe promovon</a> përdorimin e depos së aplikacioneve Software i Lirë F-Droid. Torsten Grote, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të FSFE-së dhe nismëtar i fushatës tonë ÇAT, jep disa mendime se <a href="https://blog.grobox.de/2017/how-f-droid-is-bringing-apps-to-cuba/">si F-Droid po sjell aplikacionet në Kubë</a>.</li>
<li>A është e pranueshme të përdoret software (platforma) pronësore për promovimin e lirisë së software-it? Bashkësia e FSFE-së, përfshi përfaqësues të Anëtarësisë Shok të FSFE-së, e kanë diskutuar këtë çështje <a href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2017-June/011591.html">në listën tonë të diskutimeve publike</a>. Mos ngurroni të merrni pjesë në diskutim.</li>
<li>Në Zyrih u zhvillua një <a href="https://danielpocock.com/croissants-qatar-food-computer-zurich">takim për të filluar një grup vendor Food Computer</a>, ku u përfshi përfaqësuesi i Anëtarësisë Shok të FSFE-së, Daniel Pocock, dhe me sponsorizimin nga FSFE-ja të udhëtimit për pjesëmarrje për Anisa Kuçin.</li>
<li>Përgjegjësi i programeve në FSFE, Max Mehl, vizitoi grupin vendor të FSFE-së për Rinin/Mainin në Frankfurt, Gjermani, dhe mbajti një fjalë rreth temës "Para Publike, Kod Publik".</li>
<li>Ekipi i FSFE-së për Francën qe i pranishëm me një stendë në Takimet Botërore të Software-it të Lirë (TBSL) - të njohura edhe si Libre Software Meeting (LSM) - në Saint-Etien, ku përkrahësja jonë prej një kohe të gjatë, Cryptie, mbajti një fjalë mbi <a href="https://prog2017.rmll.info/programme/securite-entre-transparence-et-opacite/de-la-crypto-academique-a-la-pratique-oups-il-manque-un-truc?lang=en">"Nga kriptografia teorike në praktikë: gloups, diçka mungon"</a>.</li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Berlin qe i pranishëm me një stendë në Maker Faire, për t’u shpjeguar vizitorëve se pse mundësia për t’u marrë me një pajisje varet mjaft nga Software-i i Lirë. </li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Milano, Itali, tok me Game Over Milano, <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/2017/07-06-International-Day-Against-DRM">kremtoi Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-së</a> duke dhënë informacion mbi kërcënimin që DRM-ja përfaqëson për HTML5-n, e-librat, muzikën, lojërat dhe për shumë të tjera.</li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Ofenbah, Gjermani, qe i pranishëm me një stendë në Festivalin e Realiteteve të Përthyera, për të dhënë informacion rreth lidhjes së Arsimit të Lirë me Software-in e Lirë.</li>
<li>Grupi vendor i FSFE-së në Mynih organizoi një praktikë rreth temës <a href="https://de.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiMUC/2017-06-02_Workshop:_Wie_funktioniert_freie_Software%3F">"Ç’është Software-i i Lirë?"</a>, kushtuar posaçërisht personave që kanë shumë pak ose aspak njohuri rreth software-it.</li>
</ul>
<h2 id="donotmiss">S’duhen humbur! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>
<ul>
<li>SHA është emri i një kampi hacker-ësh në natyrë të hapur, jofitimprurës, që zhvillohet nga 4-8 gusht, afër Amersfortit, në Holandë. Ekipi i FSFE-së për Holandën dhe miq të tij do të jenë të pranishëm me një <a href="https://wiki.sha2017.org/w/Village:Free_Software_Foundation_Europe">pjesë kushtuar FSFE-së</a>. Nëse rastis të jeni përqark, ejani dhe merrni pjesë në një nga sesionet, bisedat, praktikat apo projektet e shumta, ose ndihmoni <a href="http://blog.3rik.cc/2017/06/join-us-now-at-sha2017/">duke kënduar këngën e Software-it të Lirë</a>.</li>
</ul>
<h2>Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>
<p>Redaktori juaj,
Erik Albers</p>
<p><a id="boothpic"></a><em>[**] Në foto: R2D2, duke vizituar stendën e FSFE-së gjatë Maker Faire në Berlin. <br />
Keni ndonjë foto të bukur të një stende (dhe ekipi) të FSFE-së që do të donit të ndanit me bashkësinë tonë? Ju lutemi, dërgojeni te <a href="mailto:contact@fsfe.org">contact@fsfe.org</a>. Na pëlqejnë shumë fotot e stendave &lt;3</em></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-07" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>