fsfe-website/news/nl/nl-201706.sq.xhtml

80 行
7.8 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-06-14" type="newsletter">
<head>
<title>FSFE Newsletter - June 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201706">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - qershor 2017</h1>
<h2>Platforma e re Europiane e Ndërveprueshmërisë i nxit administratat publike të përdorin Software-in e Lirë dhe të kontribuojnë në të</h2>
<p newsteaser="yes">Pas një raundi konsultimesh publike vitin e shkuar, <a href="https://ec.europa.eu/isa2/eif_en">Platforma e 're' Europiane e Ndërveprueshmërisë</a> (PEN) u botua më në fund në mars të 2017-s. Në një vijë me <a href="https://fsfe.org/activities/os/eif-v3">përgjigjet tona</a> në konsultimin publik, dhe me <a href="http://ec.europa.eu/isa2/sites/isa/files/eif-public-consultation-factual-summary-en.pdf">përgjigjet e përgjithshme</a> nga qytetarë dhe biznese që kërkonin më tepër Software të Lirë brenda e-shërbimeve publike, PEN-a e rishikuar përfshin një rekomandim për administrata publike në Europë të garantojnë për Software-in e Lirë të drejta të barabarta kandidimi dhe të demonstrojnë interesim aktiv dhe të paanshëm mbi përdorimin e Software-it të Lirë, kur ofrohen e-shërbime.</p>
<p>Veç kësaj, PEN-a e re i nxit administratat publike jo vetëm të përdorin Software-in e Lirë, por "kurdo qoftë e mundshme të kontribuojnë te bashkësitë përkatëse të zhvillimit". Ky është një përmirësim domethënës në krahasim me PEN v.2 të mëparshëm, dhe me pranim shprehimisht të Software-it të Lirë si thelbësor në garantimin e një ndërveprueshmërie më të mirë. Ajo çka lë për të dëshiruar është që, <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160428-02">në ngjashmëri me frymën e "ICT Përparësi Standardizimi për Tregun e Përbashkët Dixhital"</a>, PEN-a e re, për fat të keq nuk merret mjaftueshëm me pengesat që të ashtuquajturat kushte "të paanshme, të arsyeshme, jo diskriminuese" (FRAND) licencimi krijojnë për Software-in e Lirë. Duke e bazuar në FRAND politikën e vet të licencimit sipas Standardesh të Hapura, PEN-a për fa të keq nuk u lejon projekteve Software të Lirë të marrin pjesë me ofrim shërbimesh të tyret në administrata publike. </p>
<p>Për më tepër kuadër rreth kësaj teme lexoni artikullin tonë <a href="https://fsfe.org/activities/os/why-frand-is-bad-for-free-software">"Pse FRAND është i dëmshëm për Software-in e Lirë?"</a></p>
<hr />
<p>Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-06">https://fsfe.org/join/nl2017-06</a></p>
<hr />
<h2>Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, <a href="http://blog.jonasoberg.net/automating-the-software-toolchain/">shpjegon një projekt që vjen së shpejti</a> nga FSFE-ja për lehtësimin e automatizimit në <em>software toolchain</em> duke ndihmuar të identifikohet automatikisht licenca e përdorur. </li>
<li>Daniel Pocock, përfaqësuesi i sapozgjedhur i Anëtarësisë Shok të FSFE-së, po organizon një takim për ngritjen e një kompjuteri ushqimi në Cyrih. Në blogun e tij, <a href="https://danielpocock.com/hacking-the-food-chain-in-switzerland">Danieli shpjegon</a> se përse bëhet fjalë dhe lidhjen e projektit me Software-in e Lirë.</li>
<li>Heiki Löhmus, Zv.president i FSFE-së, <a href="https://2017.dorscluc.org/talk/2/">organizoi një praktikë</a> rreth përdorimit të Software-it të Lirë në arsimin SHTIM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), gjatë DORS/CLUC në Zagreb, Kroaci.</li>
<li>Polina Malaja, bashkërenduesja ligjore e FSFE-së dhe analiste politikash, mori pjesë në një debat mbi <a href="https://diem25.org/diem25-returns-to-berlin-to-develop-its-political-roadmap/">"Drejt një Interneti të Popullit: Një <em>new deal</em> përparimtar për teknologjinë", gjatë Diem25</a> në Berlin.</li>
<li>Matthias Kirschner, president i FSFE-së, <a href="https://theonet.de/2017/05/29/freie-daten-freies-teilen-frei-sein/">mori pjesë në një panel diskutimesh</a> lidhur me se si ndikojnë në jetën dhe ekonominë tonë të dhënat, kodi, dhe algoritmet, gjatë Ditës Gjermane të Kishës/Ditës së Kishës Gjermane, në Magdeburg, Gjermani. Ka gjithashtu një <a href="https://k7r.eu/free-software-at-church-days/">regjistrim video</a>. </li>
<li>Erik Albers, bashkërenduesi i FSFE-së për bashkësinë dhe komunikimin, mbajti fjalën e hapjes në Open Tech Summit 2017, rreth "Digital-o-Mat ose si Software-i i Lirë të bëhet temë e zgjedhjeve demokratike". FSFE-ja qe gjithashtu e pranishme me një stendë.</li>
<li>Maurice Verheesen, bashkërenduesi kombëtar i FSFE-së për Holandën, mbajti një fjalë rreth "Para Publike, Kod Publik", në një veprimtari të Burimit të hapur në Tilburg, Holandë. </li>
<li>Franz Gratzer, një nga grafistët vullnetarë të FSFE-së, organizoi një <a href="https://cfp.linuxwochen.at/de/LWW17/public/events/547"> praktikë mbi bazat e GIMP-it</a>, në Linuxwochen, Vjenë 2017. Grupi i FSFE-së për Vjenën qe gjithashtu i pranishëm me një stendë.</li>
<li>Grupi i FSFE-së për Mynihun, Gjermani, qe i pranishëm me një stendë në festivalin e rrugës në Mynih "Corso Leopold" për të informuar njerëzit rreth FSFE-së dhe punës tonë për Software-in e Lirë.</li>
<li>Matthias Kirschner <a href="https://k7r.eu/recording-for-limux-the-loss-of-a-lightouse/">mbajti një fjalë gjatë konferencës openSUSE</a> 2017, në Nurember, Gjermani, rreth projektit Limux dhe se ç’mësime mund të nxjerrë prej tij bashkësia e Software-it të Lirë. Ka gjithashtu edhe <a href="https://media.ccc.de/v/1458-limux-the-loss-of-a-lighthouse">regjistrim video</a>.</li>
<li>Përkrahës nga Madridi, Spanjë, morën pjesë në OpenExpo, me një stendë informimi rreth FSFE-së dhe punës tonë për Software të Lirë.</li>
<li>Polina Malaja dha një prezantim mbi gjendjen e tanishme të <a href="/activities/radiodirective">Direktivës së 'Bllokimit' të Radiofrekuencave</a>, gjatë <a href="https://wiki.freifunk.net/Wireless_Community_Weekend_2017/Timetable">Javës së Bashkësisë Wireless</a> në Berlin. </li>
<li>Frank Karlitschek <a href="https://karlitschek.de/2017/06/is-doing-nothing-evil/">shkruan në blog mbi</a> përgjegjësinë tonë etike lidhur me teknologjinë dhe software-in.</li>
<li>Matthias Kirschner, Polina Malaja, dhe Daniel Pocock morën pjesë në Konferencën e Burimit të Hapur në Shqipëri (OSCAL) për të folur rreth "Fuqizimit të njerëzve për të kontrolluar teknologjinë", "BE-ja dhe liria e software-it" dhe "Komunikime të Lira të Atypëratyshme me Software të Lirë". FSFE-ja qe e pranishme dhe me një stendë.</li>
<li>Grupi i FSFE-së për Vjenën qe <a href="http://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2017/06/04/booth-at-linuxwochen-and-veganmania-2017/">i pranishëm me një stendë në Veganmania</a> për të informuar njerëzit mbi FSFE-në dhe punën tonë për Software-in e Lirë. </li>
</ul>
<h2>Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>Nëse shihni lajme që mendoni se duhen përfshirë këtu, na i dërgoni. Nëse doni të ndani me ne mendime, na i dërgoni. Si gjithmonë, adresa është newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">përkrahësit</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>
<p>Redaktorët tuaj,<br />
Erik Albers dhe Polina Malaja</p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-06" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>