fsfe-website/news/nl/nl-201703.sq.xhtml

88 rader
6.2 KiB
HTML
Blame Historik

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-03-14" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Mars 2017</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201703">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Mars 2017</h1>
<h2 id="the-chronicles-of-limux">Kronika e LiMux-it</h2>
<p newsteaser="yes">Në shkurt, lajmet mbi LiMux-in tronditën botën. LiMux, një projekt i zhvilluar nga bashkia e Mynihut dhe i përfunduar më 2013-n, përbën një nga shembujt më të shkëlqyer për administratë të pavarur nga tregtuesit, të bazuar në Software të Lirë; gjatë fazës së ekzekutimit, u migruan nën Software të Lirë 15 mijë kompjutera dhe kompjutera portativë të përdorur nga administrata publike.</p>
<p>Me një lëvizje të papandehur, një koalicion partish depozituan në këshillin bashkiak një mocion me një kohë minimale përgjigjeje, për të kërkuar rrëzimin e projektit dhe rikthimin në zgjidhje pronësore.</p>
<p>Përgjigja nga bashkësia qe e menjëhershme dhe e jashtëzakonshme.
Zv.bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë, Björn Schießle,
<a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170301-01">përshkruan se çndodhi në vijim</a>. U formua një koalicion <em>ad-hoc</em>, i përbërë nga FSFE-ja, The Document Foundation, KDE dhe OSBA, që grumbulloi pyetje rreth mocionit dhe proceseve të lidhura me të. Përpara seancës publike u kontaktuan anëtarë të këshillit bashkiak, dhe përkrahësit e FSFE-së në Gjermani dhe Austri u ftuan të angazhohen duke kontaktuar politikanët lidhur me problemin. Veç tërë kësaj, u bë e mundur një
<a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/LiMux">mbulim nga media në shumë gjuhë</a>.</p>
<p>Gjatë seancës publike, palët pjesëmarrëse cituan disa nga pyetjet tona, dhe pranuan se kurrë më parë nuk kishin parë kaq interes nga publiku. Ajo që u arrit nga seanca qe një mocion i modifikuar i miratuar më 15 shkurt,
me të cilin i kërkohet administratës të propozojë një strategji për unifikimin e pjesës klient të arkitekturës TI të bashkisë deri më 2020-n, të ngritur mbi një platformë pronësore që duhet krijuar dhe që garanton përputhshmëri maksimale me zgjidhjet ekzistuese.</p>
<p>FSFE-ja nuk pretendon se LiMux-i kish zgjidhur krejt problemet. Megjithatë, ne i qëndrojmë idesë se shumica e këtyre problemeve janë të natyrës organizative, dhe si të tillë duhet trajtuar ndaras nga ana teknike. Infrastruktura publike duhet të mbetet e pavarur nga tregtues software-i, dhe të investohet në pasuri të përbashkët, gjë që e ofron Software-i i Lirë.</p>
<hr />
<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-03">
https://fsfe.org/join</a></p>
<hr />
<h2 id="what-else-have-we-done?-inside-and-Outside-the-fsfe">
Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Me rastin e #IloveFS, Andrea <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2017/02/14/ilovefs-2017-vrije-software-lied/"> përktheu</a> këngën e Software-it të Lirë.</li>
<li>Pas takimit para-FOSDEM të suksesshëm të vitit të kaluar, FSFE-ja
dhe OpenForum Europe e vazhduan traditën e mbledhjes tok të aktivistëve të Software-it të Lirë, para një veprimtarie FOSDEM të lidhur me politika publike.
<a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170214-02">Mbledhja e këtij viti</a> u ofroi shtetasve dhe vendim-marrësve të shkëmbejnë idetë e tyre, bazuar në informacione praktike vetjake lidhur me Software-in e Lirë në politikat publike.</li>
<li>Për 16 vjet, FSFE-ja ka qenë e pranishme në FOSDEM me një stendë,
vullnetarë të shumtë dhe staf. Reinhard Müller, bashkërenduesi i stendës në FOSDEM,
<a href="https://blogs.fsfe.org/reinhard/2017/02/fosdem-2017/">
përshkruan në raportin e tij</a> atmosferën e këndshme mes vullnetarëve që kujdeseshin për stendën dhe se si gjatë 2 ditëve të veprimtarisë u ble dhe shpërnda një sasi e konsiderueshme artikujsh tregtarë dhe materialesh promocionale.</li>
<li><a href="https://lwn.net/Articles/713073/">Më 2016-n, Europa
u uroi mirëseardhjen tre enteve ombrellë</a> për projekte të Software-it (dhe hardware-it) të Lirë: Public Software CIC, The
Commons Conservancy, dhe Center for the Cultivation of
Technology. Duke u kujdesur për nevojat e bashkësisë, entet e reja ofrojnë një njësi ligjore pjesë e të cilës mund të bëhen projektet, lidhur me anë të tilla si dhurimet, kontabiliteti, grantet, përputhja me anën ligjore, apo edhe administrim të sofistikuar. Këto shërbime administrative u lejojnë projekteve të përqendrohen në anët teknike dhe çështje të bashkësisë.</li>
</ul>
<h2 id="get-active">Aktivizohuni</h2>
<p>Kemi ende mundësi të pranojmë studentë për praktikantë për 2017-n. Nëse jeni duke studiuar dhe ju duhet të bëni një praktikë si pjesë e studimeve tuaja, ose nëse sjeni diplomuar ende dhe dëshironi të kryeni një praktikë vullnetare, mund
<a href="https://fsfe.org/news/2017/news-20170116-01">të aplikoni tani</a>.</p>
<h2 id="help-us-to-improve-our-newsletter">Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>Nëse shihni lajme që mendoni se do të duhej ti paraqitnim, na i dërgoni. Nëse doni të na jepni mendimet tuaja, na i dërgoni.
Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim tju dëgjojmë!</p>
<p>Falënderojmë krejt
<a href="https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html">
vullnetarët</a>,
<a href="http://fellowship.fsfe.org/join/nltr17">
përkrahësit</a> dhe
<a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html">
dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>
<p>redaktorët tuaj Olga Gkotsopoulou dhe Jonas Öberg
<a href="https://fsfe.org">FSFE</a></p>
<hr />
<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s
<a href="https://fsfe.org/join/nl2017-03">
https://fsfe.org/join</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-03" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>