fsfe-website/news/nl/nl-201602.sq.xhtml

199 lines
12 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2016-01-28" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - shkurt 2016</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201602">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - shkurt 2016</h1>
<h2 id="fsfe-turns-15">FSFE-ja bëhet 15 vjeç</h2>
<p newsteaser="yes">Te 2016, Free Software Foundation Europe sheh përpara një vit
ngazëllues. Ky është viti i kremtimit të ditëlindjes sonë të 15-të dhe
do të na japë një mundësi të reflektojmë mbi të shkuarën, për të parë
dhe tju treguar se si përkrahja juaj na pruri deri këtu. Por ndërkohë
shohim edhe përpara, për tua dalë sfidave që na presin.</p>
<p>Që prej 2001-shit, shumëçka ka evoluar për mirë, përfshi ndryshime
që as na kishin shkuar në mendje, <a href="http://mail.fsfeurope.org/pipermail/press-release/2001q2/000002.html">pasi një ekip i vogël vullnetarësh prej vendesh të ndryshme vendosën të bëhen tok, tek Villa Vogelsang në Esen,
Gjermani, dhe të themelojnë Free Software Foundation Europe</a>. Që prej ahere,
ky ekip fillestar veprimtarësh, dhe vetë këta, u rritën tok, si miq, <a href="https://fsfe.org/news/2010/news-20100510-01.en.html">FSFE-së
iu akordua medalja Theodor Heuss Medal për punën tonë për liri në
shoqërinë e informacionit</a>, ne u shndërruam në një zë me ndikim
në shkallë vendore dhe europiane, tani kemi presidentin tonë të tretë dhe
jemi bërë një organizëm me shtrirje europiane, me një staf të përhershëm.
Krejt kjo sdo të kish qenë e mundur pa ndihmën tuaj, anëtarët tanë shok.
Këshillat tuaja, përkrahja juaj, kontributi juaj financiar, veprimtaritë tuaja
vendore, marketingu juaj viral, projektet tuaja për fushata dhe krejt koha
që na keni përkushtuar janë të paçmuara, dhe ajo çka na bëri të fuqishëm.
Jemi të prekur dhe të lumtur që më 2016-n, Free Software Foundation Europe
mbështetet në mijëra shpatulla. Kjo është arsyeja pse këtë vit ua kushtojmë juve,
anëtarëve tanë shok, bashkësisë sonë.</p>
<p>Gjatë vitit, si kremtim të 15 vjetëve të ekzistencës sonë, do ti kthehemi
kësaj teme me disa veprimtari dhe rrëfime, si një falënderim për ju. Le t'ia fillojmë
me kremtimin e ditës E dua Software-in e Lirë më 14 shkurt, sa më shumëngjyrësh
që të mundet. <a href="https://fsfe.org/campaigns/ilovefs/">Ejani me ne
për të përhapur dashurinë për Software-in e Lirë dhe zhvilluesit e tyre</a>.
Dhe <a href="https://wiki.fsfe.org/FSFE%20summit">mos harroni të rezervoni
datat 2 dhe 4 shtator</a> si veprimtaritë kryesore gjatë 2016-s.
Kjo është fundjava kur do të organizojmë takimin e parë më të lartë të FSFE-së - për ju dhe nga ju.
Më tepër të dhëna më vonë.</p>
<h2 id="document-freedom-day-is-given-into-the-hands-of-the-digital-freedom-foundation">Dita
e Lirisë së Dokumenteve i kalohet fondacionit Digital Freedom Foundation</h2>
<p>Fushata jonë Dita Lirinë e Dokumenteve ka gjysmën e moshës së FSFE-së,
kremtuar për herë të parë <a href="https://fsfe.org/news/2008/news-20080220-01">
2008-n si kundërvënie ndaj adoptimit të standardit OOXML të Microsoft-it</a> - dhe
shndërruar mandej në një kremtim të përvitshëm të Standardeve të Hapura.
Gjatë viteve kemi parë qindra veprimtari anembanë globit, kemi parë
grafika mbresëlënëse, karikatura dhe video frymëzuese dhe kemi parë
parti politike, kompani dhe organizma jofitimprurës ta përdorin Ditën e
Lirisë së Dokumenteve për ti bërë botës të ditur fuqinë dhe lirinë
e ndërveprueshmërisë.</p>
<p>Megjithëkëtë, më 2016-n, <a href="http://documentfreedom.org/news/2016/news-20160126-01.html">FSFE-ja ia kalon fushatën Dita e Lirisë së Dokumenteve fondacionit Digital Freedom Foundation</a>,
organizmi i njohur mbi të gjitha për organizimin e Ditës së Lirisë
Software-it. Në këtë mënyrë, FSFE-ja sheh mundësinë e zgjerimit
të mëtejshëm të Ditës së Lirisë së Dokumenteve si dita ndërkombëtare
e Standardeve të Hapura dhe të decentralizimit të mëtejshëm të konceptit
të fushatës. Këtë vit, Dita e Lirisë së Dokumentit do të zhvillohet më 30 mars,
2016.</p>
<h2 id="meps-vote-for-more-free-software-in-public-sector">Eurodeputetët
votojnë për më tepër Software të lirë në sektorin publik</h2>
<p>Më 19 Janar, Parlamenti Europian pranoi në seancë plenare
raportin, nismë e tyre, "Drejt Një Tregu Unik Dixhital" përgatitur në
bashkëpunim nga Kaja Kallas (ALDE) e Komitetit të Industrisë, Kërkimeve dhe
Energjisë (ITRE) dhe Evelyne Gebhardt (S&amp;D) nga Komiteti i Tregut
të Brendshëm dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ekipi i FSFE-së për politikat
i pat shtuar ndryshime skicës së raportit dhe është i kënaqur të konstatojë
se versioni final i miratuar në seancë plenare përfshin disa nga pohimet
pozitive që lidhen me me Software-in e Lirë.</p>
<p>Në mënyrë të veçantë, raporti i kërkon Komisionit Europian dhe Këshillit
të BE-së të shtojë përdorimin e Software-it të Lirë dhe ripërdorimin e tij në
administrata publike, si një zgjidhje për rritjen e ndërveprueshmërisë. Raporti
promovon gjithashtu përparësitë e Software-it të Lirë, kur vjen puna te siguria,
dhe i bën thirrje BE-së ti përkushtohet shtimit të përdorimit të Software-it të Lirë
në institutet arsimore dhe administratat publike. Shpresojmë që Komisioni
Europian do të ndjekë shembullin e parlamentit dhe do të vërë në jetë rekomandimet
për shtimin e përdorimit të Software-it Publik në sektorin publik.</p>
<h2 id="out-of-the-community">Nga bashkësia</h2>
<ul>
<li><p>Daniel Pocock-u <a href="http://danielpocock.com/do-you-own-your-phone-or-it-owns-you">shkruan
në blogun e tij rreth lirisë për ta lënë telefonin tuaj të fikur ose në shtëpi</a>, dhe diskuton pse
do të duhej tia fillonit duke blerë një orë.</p></li>
<li><p><a href="http://matija.suklje.name/i-am-using-lets-encrypt-on-my-server-now">Hook-u
shkruan rreth përvojës së tij pozitive me kalimin te dëshmitë Let's Encrypt
për shërbyesin e vet</a> dhe ofron disa lidhje për më tepër të dhëna
se si ta bëni edhe ju.</p></li>
<li><p>Shumë prej nesh këto ditë ndjehen të trishtuar nga humbja e Ian Murdock-ut.
Kontributi i tij në botën e Software-it të Lirë dhe të sistemit Debian janë pa fund.
<a href="http://danielpocock.com/ian-murdock-police-brutality">Daniel
Pocock-u, në blogun e tij, grumbulloi disa hollësi, ndjesi dhe përkushtime të tjera
nga njerëzit mbi Ian Murdock-un</a>.</p></li>
<li><p><a href="https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2015/12/15/freedomvote-a-summary/">Marcus
Möller raporton dhe sjell një përmbledhje rreth Freedomvote-ës</a> - një fushatë
e suksesshme 'pyetni kandidatin tuaj' organizuar nga FSFE Zvicër
për zgjedhjet e këtij vitit.</p></li>
<li><p>Erik Albers provoi për herë të parë FirefoxOS-in dhe i kërkon
<a href="http://blog.3rik.cc/2016/01/put-freedom-into-firefox-os-marketplace/">Mozilla-s
të shtojë liri te tregu i aplikacioneve për FirefoxOS</a>.</p></li>
<li><p><a href="https://wiki.fsfe.org/FellowshipEvents/Berlin/2016-01-16-Free-Software-Installation">Grupi i FSFE-së për Berlinin organizoi një veprimtari instalimi Software-i të Lirë dhe çliroi me Debian 23 PC</a> që do tu jepen
shoqatave dhe shkollave për refugjatët.</p></li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li><p>FSFE-ja <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160118-01.en.html">i ofroi
Komisionit Europian mendime dhe vlerësime lidhur me caktimin e përparësive
në standardet TIK, si dhe përgjigje në konsultime publike për adoptimin e një Plani
Përparësish Standardesh TIK</a>. Që BE-ja të mund të arrijë në një treg unik dixhital
të vërtetë, i cili lejon ndërveprueshmëri dhe promovon konkurrencën, është e nevojshme
që standardet të jenë të hapura, minimaliste dhe të sendërtueshme me Software të Lirë.
Të tjera pika të nxjerra në pah janë botimi i një formule referencë sendërtimi, të botuar
nën një licencë Software-i të Lirë, hedhja në qarkullim si Software i Lirë i krejt programeve
të zhvilluara me paranë publike, dhe shmangia e praktikave të dëmshme të licencimit, të tilla
si FRAND, në fushat e software-it, internetit dhe web-it.</p></li>
<li><p>Tok me April-in dhe organizma të tjerë, <a href="https://fsfe.org/news/2015/news-20151203-01.en.html">FSFE-ja
nënshkroi një deklaratë të përbashkët mospajtimi kundër marrëveshjes së partneritetit
të nënshkruan mes ministrisë së arsimit të Francës dhe Microsoft-it</a> mbi
zgjidhje TI në shkolla. Partneriteti shtjellohet rreth stërvitjes së mësuesve për
tu bërë të aftë në përdorimin e mjedisit Microsoft, rreth furnizimit të një ekosistemi re
dhe një platforme për e-mësimin, të cilat, në tërësinë e tyre, shpien në kontrollin e
plotë të sektorit TI në shkollat frënge nën mbikëqyrjen e Microsoft-it. Me këtë
marrëveshje ministria po i detyron shkollat dhe nxënësit të gjenden nën një
tregtues të dhënë pronësor.</p></li>
<li><p><a href="https://events.ccc.de/congress/2015/wiki/Assembly:Free_Software_Foundation_Europe">FSFE-ja
organizoi një mbledhje në kongresin e 32-të Chaos Communication Congress</a> në Hamburg,
Gjermani, <a href="http://blog.3rik.cc/2015/12/fsfe-assembly-during-chaos-communication-congress-32c3/">përfshi 12 sesione të vetëorganizuar dhe GNU/Burger-in</a>.</p></li>
<li><p>Pak ditë para Krishtlindjeve dhe plotësimit të paketës
Mbrojtje e të Dhënave në BE, krejt eurodeputetët morën me postë
fletëpalosjen tonë mbi vetëmbrojtjen e email-it. Me këtë veprim donim
tu kujtonim hartuesve të politikave se <a href="http://blogs.fsfe.org/polina/?p=69">sa i rëndësishëm
është fshehtëzimi për drejtat për privatësi të kujtdo</a>.</p></li>
</ul>
<h2 id="take-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
<ul>
<li><p>Më 2016, mbushen 15 vjet nga lindja e FSFE-së dhe 5 vjet nga ajo e ditës
E dua Software-in e Lirë: <a href="https://fsfe.org/campaigns/ilovefs/">Ejani me ne
në kremtimin e Software-it të Lirë, për të shpalosur vlerësimin tuaj për zhvilluesit
e Software-it të Lirë, më 14 shkurt</a>! #ILoveFS</p></li>
<li><p>Si çdo vit, do të kemi një stendë në FOSDEM dhe shumë anëtarë të bashkësisë
sonë do të flasin ose vijnë për të dëgjuar bisedat. Është një nga mundësitë më të mira
në vit për tu takuar me mjaft persona nga FSFE-ja.</p></li>
</ul>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira Software-i të Lirë</h2>
<p>Nga parlamenti i Francës u pranua një shtesë për ligjin e ardhshëm të saj
për Republikën Dixhitale që <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-parliament-source-code-should-be-made-public">e detyron administratën publike të bëjë publik kodin burim të zgjidhjeve
të posaçme software</a>.
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/grenoble-commits-free-software">Grenobli, i përkushtohet Software-it të Lirë</a> për të cilin
thuhet se ndihmon në shtimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, shkurtimin
e kostove, dhe lehtësimin e shkëmbimit të dijes.
Dhe meqë jemi te licencat,
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/open-source-initiative-approves-quebec-licence">familja e licencave të Software-it të Lirë u shtua me tri licenca të reja të hartuara nga
qeveria e provincës kanadeze të Kebekut</a>. Kjo do të duhej të nxiste
administratën publike të provincës për të ndarë me të tjerët zgjidhjet e veta TIK.</p>
<p>Faleminderit për krejt
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
,
<a href="http://fellowship.fsfe.org/join">anëtarët shok</a>
dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj, Polina Malaja dhe Erik Albers <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-01-28"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>