Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.

nl-201408.sq.xhtml 9.2KB

123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150151152153154155156157158159160161162163164165166167168169170171172173174175176177178179180181182183184185186187188189190191192193194195196197198199200201202203204
  1. <?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
  2. <html newsdate="2014-08-04" type="newsletter">
  3. <head>
  4. <title>Buletini i FSFE-së - gusht 2014</title>
  5. </head>
  6. <body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201408">
  7. <h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - gusht 2014</h1>
  8. <h2>Privilegj dhe Fuqi</h2>
  9. <p newsteaser="yes">
  10. Në të kaluarën, qytetari i rëndomtë i një republike,
  11. që merrej me punën e vet të përditshme, qe goxha, të themi,
  12. i lirë. Gjatë punës, me raste mund t’i duhej një vegël e re ose
  13. ndonjë këshillë, dhe kufijtë e lirisë së tij
  14. shtriheshin sa kufijtë e njohjes së tij, sipas thënies së lashtë
  15. latine <em>scientia potentia est</em> (shkenca është fuqi): nëse
  16. i duhej një vegël e re dhe i mungonte dija për ta ndërtuar atë,
  17. bëhej i varur nga veglabërësi, por vetëm sa për të patur veglën.
  18. </p>
  19. <p>
  20. Në botën e re është ndryshe: jo vetëm që varemi nga ndërtuesit e
  21. mjeteve, kur dëshirojmë të kemi një mjet të ri, por shpesh, pas
  22. kësaj, mbetemi të varur nga ata, përgjithmonë. Dikur një çekiç
  23. mund ta përdorje si për të ngulur hunj (ose vampirë) përdhe, ashtu
  24. edhe për të gozhduar qivurin e vampirit. Sot, blerësit që blen
  25. një mjet për një punë të çfarëdoshme, i duhet të paguajë dy herë
  26. për të: një herë për t’i ngulur hurin vampirit dhe mandej, sërish,
  27. kur të gozhdojë qivurin e tij.
  28. </p>
  29. <p>
  30. Goxha mirë, nëse qëllon që të jeni një nga pak veglabërësit: jo
  31. vetëm që janë ndër të paktët e privilegjuar që kanë kontrollin
  32. e pronës së tyre, por na kanë hequr ne të tjerëve të drejtat tona
  33. dhe kanë edhe fuqi të komandojnë mjetet tona, duke patur kështu
  34. pushtet mbi ne. Mjerisht, privilegji u verbon sytë përpara gjendjes
  35. revoltuese.
  36. </p>
  37. <p>
  38. Erërat nuk kanë qenë të mira dhe, përmbi pasojave revoltuese të
  39. rregullave të dështuara dhe logjikës së akullt, të padrejtë, të
  40. drejtuar për nga përfitimet, të biznesit, na kanë ardhur zbulime
  41. pas zbulimesh mbi agjenci dhe zyra të ngritura për të na mbrojtur,
  42. dhe të cilave më pas u është dhënë një mision i pamundur, ai i
  43. spiunimit tonë. Këto zhvillime, edhe pse për të ardhur keq, mundet
  44. të paktën të kuptohen racionalisht.
  45. </p>
  46. <p>
  47. Por nuk kuptohet dot racionalisht pse <em>përfaqësuesit tanë të
  48. zgjedhur demokratikisht</em> të kërkojnë t’i ngulisin këto shkelje
  49. mjerane në të drejtat tona, në të drejtat e tyre. Por ja që mjaft
  50. prej tyre e bëjnë: Komisioni Europian po
  51. <a href="/news/2014/news-20140708-01.html">refuzon t’i japë fund
  52. kapjes për fyti të BE-së nga Microsoft-i</a>
  53. dhe, si një zhvillim akoma më thellësisht tronditës, Komiteti i
  54. Komunikacioneve të Dhomës së Lordëve të parlamentit britanik
  55. <a href="http://www.publications.parliament.uk/pa/ld201415/ldselect/ldcomuni/37/3704.htm#a14">ka propozuar t’i jepet fund anonimitetit në Internet</a>.
  56. </p>
  57. <p>
  58. Sikur rreziqet ndaj privatësisë dhe lirisë të mos ishin kaq të rënda,
  59. paaftësia teknike e komitetit dhe argumentet krejtësisht të papërshtatshme
  60. për vendlindjen e liberalizmit do të ishin tejet zbavitëse. Por rreziqet
  61. që sjellin njerëzit të cilët janë korruptuar nga pushteti ose nga babëzia
  62. janë reale dhe vendosmëria jonë për t’i përballur këto rreziqe me më tepër
  63. decentralizim, siguri, privatësi dhe anonimat duhet të bëhet edhe më e madhe.
  64. </p>
  65. <h2>Jemi të tërë në Shënjestër</h2>
  66. <p>
  67. Sipas
  68. <a href="http://www.wired.com/2014/07/nsa-targets-users-of-privacy-services/">zbulimesh të reja</a>
  69. nga fillimi i korrikut thuajse cilido në bashkësinë teknologjike është
  70. në shënjestrën e survejimeve. Përveç veprimtarish të tjera, ne jemi ose do të jemi
  71. futur në rreth për vizitat në
  72. <a href="https://www.torproject.org/">sajtin e projektit Tor</a>, për
  73. leximin e
  74. <a href="http://www.linuxjournal.com/">Linux Journal</a>-it, për përdorimin e
  75. <a href="http://mixminion.net/">shërbimit të ridërgimit anonim të email-eve,
  76. Mixminion</a>,
  77. dhe për shkarkimin e <a href="https://tails.boum.org/">Tails</a>, një
  78. shpërndarje GNU/Linux e përqendruar në privatësinë. Këto fakte serioze
  79. duhet të sillen në mend çdo orë, çdo ditë. Tek e fundit, arma jonë më
  80. e fuqishme është zhvillimi dhe promovimi i projekteve që një ditë do të
  81. shpien njerëz të interesuar për ta në po të njëjtën listë.
  82. </p>
  83. <h2>Diçka Krejt Tjetër</h2>
  84. <ul>
  85. <li>
  86. FSFE-ja do të ketë një stendë në
  87. <a href="https://www.froscon.de/en/home/">FrOSCon</a>, në të cilin,
  88. zëvendëspresidenti ynë <a href="/about/kirschner/kirschner.html">Matthias Kirschner</a>
  89. do të mbajë një
  90. <a href="http://programm.froscon.de/2014/events/1321.html">bisedë</a>
  91. mbi fundin e kompjuterit si mjet për qëllime të përgjithshme.
  92. </li>
  93. <li>
  94. Presidenti ynë, <a href="/about/gerloff/gerloff.html">Karsten Gerloff</a>
  95. shkruan mbi <a href="http://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/07/03/evaluating-free-software-for-procurement/">vlerësimin e Software-it të Lirë për prokurimet</a>.
  96. </li>
  97. <li>
  98. <a href="/about/roy/roy.html">Hugo Roy</a>, zëvendësbashkërenduesi ynë ligjor
  99. shkruan në blogun e tij mbi
  100. <a href="http://hroy.eu/posts/intro-defpubs/">botimet mbrojtëse dhe punën e tij për rrjetin Open Invention</a>.
  101. </li>
  102. <li>
  103. Matiasi shkruan në blogun e tij rreth
  104. <a href="http://blogs.fsfe.org/mk/an-invisible-part-of-the-free-software-foundation-europe/">punëve të padukshme</a>
  105. për të cilat kujdeset
  106. <a href="https://wiki.fsfe.org/Fellows/reinhard">Reinhard Müller</a>-i,
  107. përgjegjësi ynë financiar.
  108. </li>
  109. <li>
  110. Guido Arnold, bashkërenduesi ynë
  111. i Ekipit të Arsimit, ka përfunduar hartimin e koleksionit të tij
  112. <a href="http://blogs.fsfe.org/guido/2014/07/free-software-in-education-news-june/">Lajmeve mbi Software-in e Lirë në Arsim për qershorin</a>.
  113. </li>
  114. <li>
  115. Nga <a href="http://planet.fsfe.org/">grumbullimet planet:</a>
  116. <ul>
  117. <li>
  118. Kevin Keijzer shkruan mbi
  119. <a href="http://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/07/17/watching-dvb-t-without-a-tv/">marrjen e sinjalit televiziv duke përdorur një pajisje DVB-T USB</a>. Për lexuesit tanë
  120. më të guximshëm këshillojmë sintonizimin e marrësit në
  121. 1090 MHz dhe kapjen e buletinit mbi trafikun ajror vendor
  122. civil, siç jepet nga transmetuesit ADS-B të avionëve.
  123. </li>
  124. <li>
  125. Sergey Matveev raporton rreth
  126. <a href="http://blogs.fsfe.org/stargrave/archives/122">demonit GoVPN</a>
  127. që shkroi në gjuhën e programimit Go.
  128. </li>
  129. </ul>
  130. </li>
  131. </ul>
  132. <h2>Aktivizohuni!</h2>
  133. <ol>
  134. <li>
  135. Përdorini dhe përhapni fjalën për
  136. <a href="https://www.gnupg.org/">GnuPG</a>,
  137. <a href="https://otr.cypherpunks.ca/">Off-the-Record messaging</a>,
  138. <a href="https://www.torproject.org/">Tor</a>,
  139. <a href="https://code.google.com/p/cryptsetup/">cryptsetup</a>,
  140. <a href="https://www.eff.org/https-everywhere">HTTPS Everywhere</a>,
  141. <a href="https://www.eff.org/privacybadger">Privacy Badger</a>
  142. dhe tjetër Software të Lirë që zgjerojnë dhe thellojnë privatësinë.
  143. </li>
  144. <li>
  145. Nëse mund të programoni dhe kuptoni ca nga informatika,
  146. gjeni në ndonjë botim shkencor një koncept tërheqës që lidhet
  147. me zgjerimin dhe thellimin e privatësisë ose anonimitetit dhe
  148. sendërtojeni atë në një program.
  149. </li>
  150. </ol>
  151. <p>
  152. Falënderojmë krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
  153. <a href="fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a>, dhe
  154. <a href="/donate/thankgnus.html">dhuruesit</a> që bëjnë të mundura
  155. përpjekjet tona,<br />
  156. <a href="/about/ojasild/ojasild.html">Heiki Ojasild</a> –
  157. <a href="www.fsfe.org">FSFE</a>
  158. </p>
  159. </body>
  160. <sidebar promo="about-fsfe">
  161. <h3>Lajme nga FSFE</h3>
  162. <ul>
  163. <li><a href="/news/">Njoftime Shtypi</a></li>
  164. <li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
  165. <li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
  166. <li><a href="http://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
  167. <li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
  168. </ul>
  169. </sidebar>
  170. <author id="repentinus" />
  171. <date>
  172. <original content="2014-08-04" />
  173. </date>
  174. <followup>donate</followup>
  175. <tags>
  176. <tag>newsletter</tag>
  177. </tags>
  178. </html>
  179. <!--
  180. Local Variables: ***
  181. mode: xml ***
  182. End: ***
  183. -->