Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

33 lines
2.5 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2017-03-02">
<head>
<title>Freedomvote.nl i ndihmon votuesit të krahasojnë pozicionet e partive lidhur me lirinë dixhitale në zgjedhjet e ardhshme në Holandë</title>
</head>
<body>
<h1>Freedomvote.nl i ndihmon votuesit të krahasojnë pozicionet e partive lidhur me lirinë dixhitale në zgjedhjet e ardhshme në Holandë</h1>
<p newsteaser="yes">Sot, FSFE Netherlands, NLnet, ISPConnect, dhe Open
Source &amp; Overheid hedhin në qarkullim <a
href="https://freedomvote.nl">Freedomvote.nl</a> që të ndihmojnë votuesit të informohen lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme në Holandë, që do të mbahen më 15 mars 2017.
Freedomvote.nl ofron për votuesit orientim në tema të lirisë dixhitale, bazuar në tetë pyetje.</p>
<p>Sajti u lejon votuesve të krahasojnë idetë e tyre politike me ato të partive që marrin pjesë në votime. Pyetjet prekin tema Software-i të Lirë dhe Me Burim të Hapur, standardesh të hapura, të dhënash të hapura, shkence të hapur, arsimi të hapur, survejimi, asnjanësie rrjeti dhe patentash mbi software-in. Votuesit mund t’u përgjigjen vetë këtyre pyetjeve, të ruajnë përgjigjet dhe mandej t’i krahasojnë me ato të partive politike. Për të dhënë kontekst, për të gjitha pyetjet janë shtuar përshkrime.</p>
<blockquote><p>"Freedomvote plotësonë një mangësi në zgjedhjet holandeze." shpjegon Nico Rikken i FSFE Netherlands. "Ngaqë vetëm një a dy parti kanë një qëndrim formal lidhur me tema të lirisë dixhitale, Freedomvote i nxit partitë të japin një qëndrim, në mënyrë që votuesit që interesohen për liritë dixhitale të dinë se për kë do të votojnë."</p></blockquote>
<p>Ndryshe nga <a href="https://freedomvote.ch/">pararendësja zvicerane</a>, modeli holandez Freedomvote përfaqëson partitë politike, në vend se kandidatët individualë, duke pasqyruar kështu orientimin e fuqishëm partiak të sistemit politik holandez. Freedomvote.nl bazohet në kodin burim Software të Lirë të zhvilluar për Freedomvote.ch. Janë duke u bërë përmirësime të mëtejshme të software-it, synuar për të tjerë që mund të duan të xhirojnë Freedomvote-n e tyre në të ardhmen.</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Freedomvote">Freedomvote</tag>
<tag content="politika">policy</tag>
<tag content="Holandë">NL</tag>
<tag content="Ask Your Candidates">AYC</tag>
<tag content="Fushata">Campaigns</tag>
</tags>
</html>