Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

35 lines
2.4 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2017-02-14">
<head>
<title>Berlini dërgon një mesazh për ditën "E dua Software-in e Lirë"</title>
</head>
<body>
<h1>Berlini dërgon një mesazh për ditën "E dua Software-in e Lirë"</h1>
<p newsteaser="yes">Në kremtimin e ditës "E dua Software-in e Lirë", më 14 shkurt, fundjavën në fjalë, ndërtesa Berlin Reichtag u ndriçua me mesazhin
"Jepini Një Shans Software-it të Lirë". Në shumë ndërtesa dhe vende simbolike në Berlin u projektuan mesazhe të tjera. Në Murin e Berlinit mund të lexohej "Ndërtoni Software të Lirë - Jo Mure", kurse Ministria Federale e Financave u zbukurua me sloganin "Para Publike, Kod Publik". Kështu tërheqin vëmendjen veprimtarët drejt rëndësisë së një vlerësimi më të madh të Software-it të Lirë.</p>
<p>Përfaqësuesit e FSFE-së dërguan edhe një letër të hapur tok me një trëndafil, për krejt deputetët e parlamentit gjerman, në të cilën kërkohet një përkrahje politike më e madhe për Software-in e Lirë dhe pranim më të madh të zhvillimit vullnetar të Software-it të Lirë.</p>
<blockquote><p>Max Mehl, përgjegjës programesh në FSFE, komenton: "Software i Lirë aftëson këdo të përdorë, studiojë, ndajë me të tjerët dhe përmirësojë programe për çfarëdo qëllimi. Këto të drejta ndihmojnë të drejta të tjera themelore, të tilla si liria e fjalës, liria e shtypit dhe privatësia. Ndaj, ne u kërkojmë politikanëve dhe administratës ta hedhin në qarkullim nën një licencë të lirë software-in e financuar me para publike. Software-i i financuar me para publike duhet të jetë një e mirë e përbashkët dhe i përdorshëm nga cilido, që kështu prej tij të përfitojë krejt shoqëria."</p></blockquote>
<p>Dita "E dua Software-in e Lirë" kremtohet çdo Ditë të Shën Valentinit dhe i kushtohet kontribuesve vullnetarë të panumërt të Software-it të Lirë.</p>
<p>Informacione të mëtejshëm:</p>
<ul>
<li><a href="/campaigns/ilovefs/2017/berlin.html">Foto nga veprimtaria, nën licencë të lirë</a></li>
<li><a
href="/campaigns/ilovefs/2017/ilovefs-OpenLetter.pdf">Letra për deputetët e parlamentit gjerman</a> (Në gjermanisht)</li>
<li><a href="https://ilovefs.org">Mbi ditën "E dua Software-in e Lirë"</a></li>
</ul>
</body>
<tags>
<tag content="E dua Software-in e Lirë">ilovefs</tag>
<tag content="Berlin">Berlin</tag>
<tag>front-page</tag>
</tags>
</html>