fsfe-website/news/2017/news-20170209-01.sq.xhtml

35 lines
2.2 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2017-02-09">
<head>
<title>Dita "E dua Software-in e lirë" 2017</title>
</head>
<body>
<h1>Dita "E dua Software-in e lirë" 2017</h1>
<p newsteaser="yes">
14 shkurti është koha për të thënë “faleminderit”, Dita "E dua Software-in e lirë" 2017. Free Software Foundation Europe u kërkon krejt përdoruesve të Software-it të Lirë ta përdorin ditën tradicionale të dashurisë për të sjellë në mendje njerëzit e palodhur që kontribuojnë në Software-in e Lirë prej të cilit varemi të gjithë. Si çdo vit, për njerëzit ka shumë mënyra për të marrë pjesë në këtë fushatë.
</p>
<p>Në shoqërinë e Software-it të Lirë, ne shkëmbejmë mjaft kritika. Shkruajmë njoftime të metash, u tregojmë të tjerëve se si mund të përmirësojnë software-in, u kërkojmë veçori të reja, dhe në përgjithësi nuk kemi turp të kritikojmë të tjerët. Këtu ska asgjë të keqe. Kjo i ndihmon njerëzit të përmirësohen vazhdimisht. Por ndonjëherë harrojmë të nxjerrim në pah njerëzit e palodhur që gjenden pas programit që e kemi për zemër.</p>
<h2>Shfaqeni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë</h2>
<p>Si dita tradicionale për të shfaqur vlerësimin ndaj njerëzve,
Dita e Shën Valentinit është mundësia e përsosur për të falënderuar kontribuesit te programe të ndryshme të lira që ju i doni: zhvillues, përkthyes, grafistë, testues, apo hartues dokumentimi, për programe shumë të mëdha apo projekte të vogla. Krejt këta punojnë brenda fushës së Software-it të Lirë që ne gëzojmë përditë.</p>
<p>Hidhini një sy se si mund të merrni pjesë këtë vit, te <a
href="/campaigns/ilovefs/">faqja e fushatës tonë</a>. Mund të lexoni edhe se si <a
href="/news/2016/news-20160222-01.html">e kremtuam vitin e shkuar</a>
dhe të shihni se si <a href="/campaigns/ilovefs/whylovefs/gallery.html">e shpalosin persona të ndryshëm dashurinë</a> për Software-in e Lirë. Nëse gjithkush kontribuon një gjë të vockël, do të gëzojmë së bashku një ditë të mrekullueshme "E dua Software-in e lirë"!</p>
</body>
<tags>
<tag content="E dua Software-in e lirë">ilovefs</tag>
<tag>front-page</tag>
</tags>
<author id="mehl" />
</html>