49 lines
3.8 KiB
HTML
49 lines
3.8 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
||
<html newsdate="2016-09-07">
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Julia Reda, eurodeputete: "Software-i pronësor kërcënon demokracinë"
|
||
</title>
|
||
</head>
|
||
<body>
|
||
|
||
<h1>Julia Reda, eurodeputete: "Software-i pronësor kërcënon demokracinë"
|
||
</h1>
|
||
|
||
|
||
<center>
|
||
<video controls="controls" width="640" height="360" crossorigin="crossorigin">
|
||
<source src="https://download.fsfe.org/videos/summit2016/MEP%20Julia%20Reda%20-%20Closing%20keynote%20QtCon%202016.webm" type='video/webm' />
|
||
</video>
|
||
</center>
|
||
|
||
<p newsteaser="yes">Julia Reda mbylli QtCon-in, një konferencë për bashkësinë e Software-it të Lirë, me një fjalë mbylljeje të lidhur, mes të tjerash, me Software-in e Lirë në sektorin publik europian.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>Znj Reda, eurodeputete për Pirate Party, shpjegoi se si software-i pronësor, software që i ndalon përdoruesit e tij ta studiojnë dhe modifikojnë, i ka lënë në errësirë rregullatorët, duke u bërë problematik dhe shpesh kërcënim për mirëqenien dhe shëndetin e shtetasve.</p>
|
||
|
||
<p>Një shembull i kësaj, u shpreh ajo, është skandali Dieselgate i kohëve të fundit, në të cilin prodhues automjetesh instaluan software që ua hidhte instrumenteve që matnin tymrat e makinave në mjedise testimi, por duke prodhuar në atmosferë sasi të paligjshme gazrash helmues sapo dilnin në rrugë.</p>
|
||
|
||
<p>Znj. Reda shpjegoi gjithashtu se si pajisje mjekësore që funksionojnë me software pronësor përbënin rrezik për shëndetin e pacientëve. Ajo dha si shembull rastin e një gruaje me një <em>pacemaker</em>, e cila humbi ndjenjat teksa ngjiste shkallët, për shkak të një të mete në pajisjen e saj. Mjekët dhe teknikët nuk kishin ndonjë rrugë të diagnostikonin dhe ndreqnin problemin, ngaqë nuk u lejohet të hapin kodin burim.</p>
|
||
|
||
<p>Gjithaq shqetësues është kërcënimi që software-i me licenca kufizuese përbën për vetë demokracinë. Veçanërisht shqetësuese është prirja për zëvendësim të mënyrës tradicionale të hedhjes së votës me makina votimi sepse, meqë këto makina nuk konsiderohen kërcënim i sigurisë kombëtare, software-i i tyre nuk kalon në auditim dhe është, në fakt, i pa-auditueshëm në shumicën e rasteve.</p>
|
||
|
||
<p>Dhe, edhe pse makinat e votimit ndërtohen dhe programohen nga kompani private, ato porositen nga ente publike dhe paguhen me para publike, para e marrë nga taksat e shtetasve. Por pa patur rregulla të përgjithshme në BE që i detyrojnë kompanitë, ose, pra, organizmat publike, ta bëjnë kodin burim të passhëm nga shtetasit që kanë paguar për të, tha znj. Reda.</p>
|
||
|
||
<p>Për më tepër, vuri në dukje ajo, megjithë faktin që teknologjitë e ndërtuara mbi Software të Lirë (shërbyes web, platforma CMS, shërbyes email-i, e me radhë) përdoren gjerësisht nëpër administrata publike, sektori publik merr përsipër fare pak përgjegjësi lidhur me rikthimin e të mirës bashkësisë në formën e arnave për programet apo madje edhe me njoftime të metash.</p>
|
||
|
||
<p>Znj. Reda tha se zgjidhja e kësaj gjendje shumë të zymtë është thepa-thepa. Ajo përgëzoi Free Software Foundation Europe për punën e tij lidhur me kërkesën që krejt software-i i porositur nga ente publike dhe i paguar me paranë publike të qarkullojë sipas licencash free/libre për këdo. Ajo vuri gjithashtu në dukje se për t’i patur qeveritë në anën e Software-it të Lirë është thelbësore që këto të ndihmohen të shohin meritat e tij.</p>
|
||
|
||
<p>Vetëm kështu, tha ajo, do të jetë e mundur të arrihet që ligjvënësit të miratojnë në mënyrë koherente rregullore në favor të teknologjive free/libre.</p>
|
||
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
<tags>
|
||
<tag>front-page</tag>
|
||
<tag content="Kuvendi i FSFE-së">fsfesummit</tag>
|
||
<tag content="QtCon16">qtcon</tag>
|
||
|
||
</tags>
|
||
</html>
|