fsfe-website/news/2013/news-20130730-01.sq.xhtml

34 lines
2.9 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-07-30">
<version>1</version>
<head>
<title>Letër e Hapur Komitetit Elektoral Kombëtar të Estonisë mbi Lirinë dhe Votimin në Internet</title>
</head>
<body>
<h1>Letër e Hapur Komitetit Elektoral Kombëtar të Estonisë mbi Lirinë dhe Votimin në Internet</h1>
<p>FSFE-ja i ka dërguar një <a href="/news/2013/2013-07-26_Open_Letter_to_NEC.html">letër të hapur</a> Komitetit Elektoral Kombëtar të Estonisë (NEC) lidhur me sistemin e votimit në Internet të vendit. Ne i kërkojmë NEC-ut bërjen publike si <a href="/freesoftware/freesoftware.html">Software të Lirë</a> të software-it të përdorur në procesin e votimit.</p>
<blockquote>
<p>"Synimi ynë është të mbrojmë lirinë dhe privatësinë e shtetasve të Estonisë, dhe të përmirësojmë sigurinë e procesit zgjedhor," shprehet Karsten Gerloff, president i FSFE-së.</p>
</blockquote>
<p>Estonia ka përdorur që prej 2005-s votimin në Internet për zgjedhjet e përgjithshme. Për fat të keq, teknologjia e sistemit mbetet pronësore. Veprimtarët vendorë kanë arritur kohët e fundit ta bindin NEC-un të hedhë në qarkullim kodin burim për një pjesë të software-it sipas një licence jo të lirë, por kjo licencë nuk lejon shpërndarjen e veprave të rrjedhura, as përdorimin komercial. Këto kufizime arbitrare mbi software-in e zhvilluar me fonde publike e pengojnë analizimin e sigurisë së tij.</p>
<blockquote>
<p>"Përbërës të rëndësishëm të sistemit mbeten ende tërësisht të panjohur për publikun e përgjithshëm. Një nga këta përbërës është aplikacioni i votimit për votuesin që duhet të ngarkohet dhe ekzekutohet në kompjuterin e votuesit," thotë Heiki Ojasild, Anëtar Shok dhe anëtar i asamblesë së përgjithshme të FSFE-së. "Nuk ka garanci se kjo kuti e zezë <a href="http://vvk.ee/voting-methods-in-estonia/engindex/statistics/">e përhapur masivisht</a> funksionon sipas asaj çka presin votuesit, apo se do të respektojë privatësinë apo vullnetin e tyre."</p>
</blockquote>
<p>Për shkak të mospasjes së kodit burim dhe faktit që aplikacioni i votimit për votuesin nuk është i ndërtuar mbi <a href="/freesoftware/standards/def.html">Standarde të Hapur</a>, votuesi është gjithashtu i detyruar të përdorë një nga sistemet operativë që mbulohen prej Komitetit Elektoral Kombëtar.</p>
<p>FSFE-ja i ka tërhequr vëmendjen NEC-ut mbi këto probleme të mbetura dhe mbi zgjidhjet e mundshme. FSFE-ja i ka ofruar NEC-ut asistencën e vet dhe shpreson ti ndihmojë për të bërë të mundur që të mos hiqet dorë nga liria, privatësia dhe besueshmëria e zgjedhjeve në emër të përparimit teknologjik.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="ee"/>
<tag key="policy">Politika</tag>
<tag key="electronic-voting">Votim Elektronik</tag>
</tags>
</html>