fsfe-website/news/2013/news-20130729-01.sq.xhtml

66 lines
2.8 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-07-29">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja kundërshton pretendimet për 'politika rrënuese çmimesh' në Software-in e Lirë</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja kundërshton pretendimet për 'politika rrënuese çmimesh' në Software-in e Lirë</h1>
<p>Në një dokument antitrust të kohëve të fundit
parashtruar Komisionit Europian, një koalicion i udhëhequr nga
Microsoft-i pretendohet gënjeshtërt se shpërndarja falas e Software-it
të Lirë dëmton konkurrencën. FSFE-ja i ka <a
href="/news/2013/news-20130729-02.html">shkruar</a>
një letër autoriteteve të konkurrencës në Komisionin Europian për ta hedhur
poshtë këtë pretendim, dhe e bën të qartë që Software-i i Lirë është kritik
për një treg TI të hapur, konkurrues.
</p>
<p>Në letrën e vet, FSFE-ja e fton Komisionin të shqyrtojë saktë faktet
përpara se ti pranojë këto akuza ashtu siç serviren. "Software-i i Lirë
është diçka e bekuar për njerëzimin. E vetmja gjë që për të cilën është
i rrezikshëm është modeli i vjetruar, kufizues, i pashpresë i biznesit
nga Microsoft-i," thotë Karsten Gerloff, president i FSFE-së.
</p>
<p>Koalicioni i ashtuquajtur "FairSearch" në thelb po i kërkon Komisionit
Europian të favorizojë një model kufizues biznesi karshi një të tilli
liberal. Kjo është saktësisht e kundërta e asaj që do të duhej të bënin
rregullatorët e konkurrencës me qëllim që të arrihet një treg i hapur dhe
i paanshëm.
</p>
<p>"Software-i i Lirë nuk ka të bëjë me çmimin, ka të bëjë me lirinë,
garanci kjo e konkurrencës dhe pavarësisë së tregtuesve. Të kërkosh të
sakatosh Software-in e Lirë që të lejosh tregtuesit pronësorë të shesin
sistemet e tyre të kyçura është thjesht absurde" thotë Carlo Piana,
këshilltar i përgjithshëm i FSFE-së. "Kërcënimi më thelbësor ndaj
konkurrencës në tregun e pajisjeve celulare sot janë patentat mbi
software-in, dhe ne u kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur autoriteteve
antitrust ta shqyrtojnë këtë problem," shton ai.
</p>
<p>FSFE-ja i kërkon Komisionit Europian të hedhë poshtë pretendimet e
pabazuara të koalicionit "FairSearch" lidhur me politika rrënuese çmimesh,
dhe të mos i bëjë ato pjesë të cilado hapave që vendos në përgjigjen ndaj
tyre.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="european-union">Bashkimi Europian</tag>
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag>
<tag key="competition">Konkurencë</tag>
<tag key="antitrust">Antitrust</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->