fsfe-website/news/2012/news-20120228-01.sq.xhtml

74 lines
3.2 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2012-02-28">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja fillon Fushatën Për Një Sistem Android të Lirë</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja fillon Fushatën Për Një Sistem Android të Lirë</h1>
<p>
Telefonat e mençur kanë një problem privatësie.
Kjo është një nga arsyet pse Free Software Foundation Europe (FSFE)
po fillon sot <a href="/activities/android/android.html">fushatën e saj "Çlironi Android-in Tuaj!"</a>.
</p>
<p>
"Përdoruesi e meritojnë të kenë kontroll të plotë mbi pajisjet e tyre celulare",
shprehet Torsten Grote, anëtar i FSFE-së dhe nismëtar i fushatës.
"Nëse telefoni juaj xhiron Software të Lirë, kontrollin e keni ju.
Nëse xhiron software pronësor, kontrollin e jetës suaj dixhitale ua lini në dorë prodhuesve dhe programuesve."
</p>
<p> Mungesa e lirisë në software-in për telefona të mençur dhe tablete po bëhet
gjithnjë e më shumë problematike. Mjaft aplikacione <a
href="https://en.wikipedia.org/wiki/Carrier_IQ">spiunojnë përdoruesit e tyre
pa dijeninë e këtyre të fundit</a> (Carrier IQ) dhe <a
href="http://www.guardian.co.uk/technology/2012/feb/15/apple-iphone-address-book-privacy">transmetojnë
të dhëna personale të tilla si libra adresash të iPhone-eve</a>. Pajisje të tjera janë
krejtësisht të kyçura, duke ia bërë të pamundur përdoruesve çinstalimin e disa aplikacioneve, ose thjesht
nuk marrin përditësime.
"Çlironi Android-in Tuaj!" promovon versione Android-i të optimizuar për
kontroll nga përdoruesi, dhe një <a href="http://f-droid.org/">treg
alternativ që ofron vetëm aplikacione të-lira-si-te-liria</a>. Ajo i fton
gjithashtu përdoruesit të kontribuojnë te nismat të ndryshme dhe që
të identifikojnë aplikacionet themelore që ende nuk kanë alternativa
të lira.
</p>
<p> "Sistemi operativ Android mund të jetë i lirë në pjesën dërrmuese, por shumë
nga aplikacionet për të nuk janë të tilla", thotë Karsten Gerloff, presidenti i FSFE-së. "Pajisjet celulare përmbajnë
plot të dhëna mbi jetën tonë. Me këtë fushatë, jo vetëm që do të tërheqim
vëmendjen se sa shumë peshë ka privatësia dhe liria te telefonat e mençur dhe tabletet,
por do tu japim përdoruesve mjetet për ti bërë pajisjet e tyre më të mira." </p>
<p>
Fushata Çlironi Android-in Tuaj i nxit njerëzit të lidhen me programuesit
e aplikacioneve të dobishme pronësore. Shpesh këto aplikacione shpërndahen pa pagesë,
por jo nën një leje të lirë. Përgjigjet dhe objeksionet nga programuesit
koleksionohen dhe <a href="https://wiki.fsfe.org/Android">analizohen te një faqe wiki</a>.
</p>
<p>
Deri më sot, FSF-ja dhe organizmi gjerman për privatësinë, FoeBuD e.V.
po punojnë me FSFE-në në një përpjekje për të përmirësuar kushtet për
liri software-i dhe privatësi në fushën e celularëve.
FSFE-ja pret që në fushatë të marrin pjesë edhe organizma të tjerë.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->