fsfe-website/news/nl/nl-201605.sq.xhtml

171 lines
10 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2016-05-02" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - maj 2016</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - maj 2016</h1>
<h2 id="eu-jeopardises-its-goals-in-standardisation-with-frand-licensing">Me
licencimin FRAND, BE-ja vë në rrezik synimet e veta mbi standardizimin</h2>
<p>Si pjesë e strategjisë për Treg të Përbashkët Dixhital, Komisioni Europian
ka <a href="https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/communication-ict-standardisation-priorities-digital-single-market">botuar
një material rreth përparësive në standardizimin TIK</a> si një nga faktorët
kyçë në ekonominë dixhitale. FSFE-ja mirëpret frymën e përgjithshme
të trajtimit të shpërfaqur në material në favor të standardeve më të hapura
dhe përfshirjes më të gjerë të bashkësive të Software-it të Lirë në proceset
e standardizimit.</p>
<p>Megjithatë, dokumentit i mungon kuptimi i saktë i kushteve të licencimit
në patenta thelbësore për standardet, çka do të mundësonte përfshirjen e Software-it
të Lirë në proceset e vënies së standardeve. Në mënyrë të veçantë, FSFE-ja <a href="/news/2016/news-20160428-02">shpreh
shqetësimin e saj lidhur me promovimin e kushteve të licencimit të ashtuquajtur "të paanshëm,
të arsyeshëm, dhe jodiskriminues (FRAND)</a> të cilat në praktikë janë të
papërputhshme me Software-in e Lirë. Në këtë mënyrë, dokumenti vë në rrezik
krejt përpjekjet e bëra nga Komisioni Europian për integrimin e bashkësive të Software-it
të Lirë në standardizim.</p>
<h2 id="european-commission-vs-google-android">Komisioni Europian vs Google Android</h2>
<p>Më 20 prill, Komisioni Europian
<a href="http://europa.eu/rapid/press-release_STATEMENT-16-1506_en.htm?locale=en">parashtroi
akuzat e veta lidhur me praktika biznesi të kompanisë Google për sa i përket
sistemit operativ Android</a>. Sipas Komisionit, Google po abuzon
me pozicionin e vet zotërues të tregut duke parainstaluar dhe vënë si parazgjedhje
aplikacionet Google Search, Google Play Store dhe Google Chrome në shumicën
e pajisjeve Android të shitura në Europë. Këto praktika u zënë rrugën e hyrjes
në treg motorëve konkurrentë të kërkimit.</p>
<p>FSFE-ja ka <a href="/news/2013/news-20130729-02.html">shprehu
edhe më parë shqetësimet e veta lidhur me ankesën kundër shpërndarjes
falas të Android-it</a> që i është parashtruar Komisionit Europian nga
një koalicion i disa mundësuesve të shërbimeve në internet, të cilët pretendonin
që kjo praktikë është e dëmshme për konkurrencën. Ne u shprehëm kundër
ankesës, ngaqë ajo minon krejt thelbin e licencimit të Software-it të Lirë, dhe gëzohemi
teksa shohim që Komisioni në çështjen e vet antitrust kundër kompanisë Google,
e hodhi poshtë atë ankesë.</p>
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
<ul>
<li><p>Guido Arnold, bashkërenduesi ynë i ekipit mbi arsimin, përmblodhi
aspekte ligjore dhe veprimtari që mund të organizohen,
kur <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2016/04/public-schools-making-ms-office-mandatory/">shkolla publike e bëjnë MS Office-in të detyrueshëm.</a></p></li>
<li><p>Vitaly Repin <a href="https://blogs.fsfe.org/vitaly_repin/2016/04/14/course-on-the-road-to-the-free-digital-society-is-available-in-moodle-and-ims-common-cartridge-formats-now/">botoi
kursin e Richard Stallman-it "Drejt Shoqërisë së Lirë Dixhitale"
në formatet Moodle Backup dhe IMS Common Cartridge</a>, dhe fton gjithkënd
të japë përshtypjet dhe të promovojë kursin në kanalet e veta.</p></li>
<li><p>Qëkur Lets Encrypt e kaloi fazën e provave beta, Michal Nazarewicz <a href="http://mina86.com/p/tls-is-a-yes/">e përdor dhe e promovon këtë autoritet të ri dëshmish që furnizon dëshmi TLS falas</a>: "Nëse xhironi
shqërbyesin tuaj, ska përligjje për të mos përdorur TLS-në".</p></li>
<li><p>Björn Schießle <a href="http://blog.schiessle.org/2016/04/16/installing-wallabag-2-on-a-shared-web-hosting-service/">shkruan në blog mbi një aplikacion të vetëstrehueshëm për ruajtje faqesh web, "Wallabag",
dhe rreth mirëmbajtjes së tij në një shërbim strehimi web të përbashkët me strehë të tjera</a>.</p></li>
<li><p>Marcus Moeller shpjegon si të <a href="https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2016/04/20/setting-up-a-freedombox-on-bbb-to-host-a-blog/">rregullohet një Freedombox në një Beagle Bone Black, për të patur
një blog të vetëstrehuar përmes hardware-i të hartuar lirisht dhe qenë
nevoja të përdoret software pronësor</a>.</p></li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li><p>Zhvilluam për herë të tetë zgjedhjet e një përfaqësuesi nga
Anëtarësia Shok që do të përfaqësojë bashkësinë tonë, dhe atë
të anëtarësisë shok, në <a href="/about/team.html#general-assembly">asamblenë
e përgjithshme të FSFE-së</a>. Edhe pse patëm vetëm një kandidat, dëshirojmë të
<a href="/news/2016/news-20160502-01">falënderojmë
dhe përgëzojmë Mirko Boehm-in për kandidaturën dhe për zgjedhjen e tij</a>.</p></li>
<li><p>Tashmë kemi mbi 30 organizma dhe kompani që u bashkuan me ne
në propozimin e masave për institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të saj
lidhur me shmangien e pasojave negative mbi të drejtat e përdoruesve dhe
Software-in e Lirë të imponuara nga
<a href="/activities/radiodirective/statement">Direktiva
e BE-së mbi Pajisjet Radio, 2014/53/EU, aka 'Direktiva e Bllokimit të Radiofrekuencave'</a>.
Deklarata e përbashkët është e hapur për nënshkrim kundër pasojave
negative që 'Direktiva e Bllokimit të Radiofrekuencave' sjell mbi lirinë e software-it, të drejtat
e përdoruesve, konkurrencën e paanshme, risitë, mjedisin dhe vullnetarizmin.</p></li>
<li><p>FSFE-ja u bë gjithashtu pjesë e një koalicioni organizmash që luftojnë
sendërtimet negative të 'Direktivës së Bllokimit të Radiofrekuencave' në Francë.
Të tërë tok nënshkruam <a href="/news/2016/news-20160406">një
letër të hapur për qeverinë frënge dhe për Autoritetin Frëng Rregullator
të Telekomunikacioneve (ART)</a> për të bërë të mundur që sendërtimi i
'Direktivës së Bllokimit të Radiofrekuencave' në Francë të mos dëmtojë Software-in e Lirë.</p></li>
<li><p>Në rrugën tonë për tu bërë më transparentë dhe përfshirës, botuam
<a href="/about/transparency-commitment">përkushtimin
tonë ndaj transparencës</a>, në një vijë me udhëzimet nga Transparency International Germany.</p></li>
<li><p>Shumë nga dokumentet tona fillestare mbi strukturën dhe financimet
sjanë përditësuar më, që nga koha kur FSFE-ja kaloi nga një rreth i vockël
vullnetarësh në një organizëm me të punësuar, me një program anëtarësie shok
dhe një bashkësi prej mijëra vetësh. Ndaj kemi filluar të <a href="https://blogs.fsfe.org/jonas/?p=60">rishohim
"Konceptin e Vetes"</a>, për të pasqyruar më mirë procesin tonë të pjekur
të vendim-marrjes. Jonas Öberg, drejtori i përgjithshëm i FSFE-së, ofron
në blogun e tij idetë dhe mendimet e veta rreth <a href="https://blogs.fsfe.org/jonas/?p=50">hapave të mundshëm të ardhshëm
lidhur me strukturën dhe anëtarësinë në FSFE</a>.</p></li>
<li><p><a href="https://blogs.fsfe.org/jonas/?p=65">Sa për pjesën e padukshme
të punës tonë, kemi vënë në funksion për herë të parë një
sistem parashtrimi çështjesh të ngritur mbi OTRS-në</a>.
Edhe pse në pamje të parë duket se kjo nuk prek shumë vetë drejtpërsëdrejti,
bashkësia jonë në tërësi, me kalimin e kohës, do të përfitojë nga kontrolli
më i fuqishëm i rrjedhës së punës. Gjithashtu, kjo duhet të hapet
për përdorim edhe nga vullnetarë.</p></li>
<li><p>Praktika vjetore e FSFE-së mbi licencimin, LLW, u zhvillua më 13 - 15 prill,
në Barcelonë, Spanjë. Veprimtaria shërben për mbledhjen e avokatëve nga krejt bota
për të diskutuar problemet më të mprehta në licencimin e Software-it të Lirë dhe ato të
lidhura me të. Këtë vit pati një numër rekord pjesëmarrësish, dëshmi e interesit dhe
rëndësisë gjithnjë në rritje të Software-it të Lirë në licencim software-i.</p></li>
</ul>
<h2 id="take-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Nga 2 4 shtator, 2016, do të zhvillohet takimi i parë i përgjithshëm
i FSFE-së, një veprimtari kushtuar bashkësisë sonë. Për ta bërë të veçantë dhe
tërheqës për këdo, kemi lëshuar javën e shkuar një <a href="https://wiki.fsfe.org/Events/Summit2016/CallForParticipation">Thirrje
për Pjesëmarrje</a> për krejt anëtarët tanë shok dhe te listat tona të postimeve.
Përfitoni nga rasti dhe bëhuni pjesë e veprimtarisë kryesore të FSFE-së për 2016, duke
u bërë një folës ose vullnetar, duke organizuar një praktikë ose veprimtari tjetër.</p>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira nga Software-i i Lirë</h2>
<p>Ministria e Financës dhe Administratave Publike në Spanjë<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/spain-publishes-file-archive-tool-open-source">botoi zgjidhjen e saj, të bazuar në web, për arkivimin
e kartelave elektronike nën licencë Software-i të Lirë</a>. As Franca smbete prapa dhe së fundi
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-unveils-source-code-income-tax-application">botoi kodin burim të përllogaritësin fiskal të përdorur nga administrata fiskale frënge në llogaritjen
e taksave mbi të ardhura për individët në Francë</a>, si rrjedhojë e një
çështjeje gjyqësore në gjykatën administrative të Parisit që arriti në përfundimin
se kodi burim i një software-i të shkruar nga dhe për autoritetet publike
duhet konsideruar si informacion publik që mund të përdoret lirisht.</p>
<p>Falënderime për krejt
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a>
dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers, <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-05-02"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>