fsfe-website/news/nl/nl-201407.sq.xhtml

237 lines
13 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-07-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - korrik 2014</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - korrik 2014</h1>
<h2>Kafe Privatësia: fshehtëzim email-esh si pjatë kryesore!</h2>
<p>Përfytyroni se shkoni me disa shokë në kafe, por në vend pijesh të ftohta
apo të nxehta, menuja përmban informacione mbi masa për sigurimin e privatësisë
dixhitale. Si, për shembull, "https kudo"; si antipastë, "Fshehtëzim email-esh
me GnuPG"; si pjatë kryesore, dhe "tosdr.org"; (informacione mbi kushte
shërbimesh) si ëmbëlsirë. Kafe të tilla gjenden tashmë në Holandë. Në takimin
e FSFE-së në Esen, Felix Stegerman, bashkërenduesi ynë prej Holande, paraqiti
planet e tij për të krijuar më tepër kafe privatësie dhe shpejgoi se pse është
i mendimit se është koha e duhur dhe një mundësi e mirë për Software-in e Lirë
për ta bërë këtë edhe në vende të tjera.</p>
<p>Ndodh kështu sepse shumica e njerëzve që shkojnë në një kafe privatësie,
janë tashmë në dijeni të problemeve rreth të privatësisë dhe lirisë. Në të
njëjtën kohë, kjo u jep vullnetarëve vendorë një mundësi të mirë për të folur
mbi Software-in e Lirë, dhe mbi rëndësinë e përdorimit të Software-it të lirë
për çështje privatësie. Për shembull, duke u shtruar pjesëmarrësve pyetjen
&quot;kush e kontrollon software-in?" Lexoni <a
href="https://blogs.fsfe.org/flx/2014/07/01/workshop-on-privacy-and-free-software/">postimin
te blogu i Feliksit, për më tepër hollësi rreth këtyre kafeve dhe planeve për
të ardhmen</a>.</p>
<h2>Vetëmbrojtja e email-it në gjuhë të ndryshme</h2>
<p>Materialet e goditura, informuese mbi fshehtëzimin dhe Software-in e Lirë janë
kyçe për privatësinë dhe kafetë e sapopërmendura. Fatmirësisht, organizmi ynë
vëlla, FSF-ja, botoi <a href="https://emailselfdefense.fsf.org/">udhërrëfyesin
mbi vetëmbrojtjen në email</a> dhe vullnetarët e kanë përkthyer udhërrëfyesin
dhe grafikën në 6 gjuhë: Anglisht, Gjermanisht, Portugalisht Braziliane,
Frëngjisht, Rusisht, Turqisht, dhe Japonisht. Ky udhërrëfyes shpjegon instalimin
e programeve të nevojshme për fshehtëzim email-esh nën GNU/Linux, MacOS, dhe Microsoft
Windows, si dhe prodhimin e kyçeve, rrjetin e besueshmërisë dhe përdorimin e këtyre
programeve. Krejt çka ju duhet është një kompjuter me lidhje në Internet, një
llogari email, dhe afërsisht një gjysmë ore. Për më tepër të dhëna se si mund të
ndihmoni të përhapet informacioni rreth vetëmbrojtjes në email, shihni ndarjen
&quot;aktivizohuni&quot; të këtij numri të buletinit.</p>
<h2>Çfarë të përdoret në vend të WhatsApp-it dhe Threema-s?</h2>
<p>"Si ti fshehtëzoj email-et e mia" ka qenë një nga pyetjet më të rëndomta që
kemi marrë muajt e fundit. Falë udhërrëfyesit mbi vetëmbrojtjen në email,
tani kemi një përgjigje të kënaqshme. Një tjetër pyetje rreth fshehtëzimit dhe
privatësisë, që na është bërë shpesh, ka qenë: "a ka një alternativë të sigurt
dhe të lirë për WhatsApp-in?"</p>
<p>WhatsApp është një program shkëmbimi mesazhesh, për pajisje celulare, që
ju lejon të dërgoni mesazhe (tekst) pa pagesë. Pas blerjes tani së fundi
të WhatsApp-it nga Facebook-u dhe nën dritën e zbulimeve mbi NSA-në, mjaft nga
përdoruesit e WhatsApp-it po kërkojnë për alternativa të sigurta dhe të besueshme.</p>
<p>Ngaqë kjo prek kaq shumë vetë, ne të Free Software Foundation Europe-s
do të donim të ishim në gjendje të promovojmë një alternativë që respekton lirinë
dhe privatësinë tuaj. Ndaj, në takimin tonë të fundit të ekipit të FSFE-së në
Esen, vendosëm të bëjmë ca kërkime dhe të organizojmë një praktikë mbi alternativa
WhatsApp-i. <a
href="http://freedom-blog.net/2014/06/what-to-use-instead-of-whatsapp-and-threema/">Përfundimet
e takimit u përmblodhën</a> nga Hannes Hauswedell dhe Torsten Grote.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Veprimtari grupesh vendore: FSFE-ja qe e pranishme me stenda në qiell të hapur në <a
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2014/06/11/booth-on-the-vegan-summer-festival-in-vienna-2014/">festivalin veror të veganizmit në Vjenë</a>, si dhe në <a
href="http://www.softmetz.de/2014/06/14/freie-software-offene-standards-und-freie-inhalte-beim-ersten-corso-leopold-2014/">Corso Leopold në Mynih</a>. Në takimin mbi Software-in e Lirë në Athinë, grupi ynë
vendor i FSFE-së diskutoi se si të krijohet një shërbyes për përdorim vetjak. Nikos Roussos
dokumenton hapat <a
href="http://www.roussos.cc/2014/06/23/fedora-beaglebone-black/">si të rregullohet
një shërbyes i tillë me Fedora dhe Beagle Bone Black</a>. Grupi ynë në Frankfurt
<a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/06/report-from-fellowship-meeting-in-frankfurt-june-4/">u
përqendrua në tema shifrimi</a>, dhe Hugo Roy, bashkërendues i grupit vendor të Parisit, <a
href="https://blogs.fsfe.org/hugo/2014/05/talk-about-the-fsfe-ubuntu-party-2014/">mbajti
një bisedë në një veprimtari vendore mbi Ubuntu-në</a>.</li>
<li>"Software-i i Lirë ka nevojë për një bashkësi të fortë. Nëse nuk ia dalim të tërheqim
këdo që dëshiron të punojë për Software-in e Lirë, i bëjmë dëm vetes." <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/06/06/four-social-rules-for-a-no-asshole-zone/">shkroi
Karsten Gerloff në postimin në blogun e tij "Katër rregulla shoqërore për një
'No Asshole Zone'"</a>. Bashkërenduesit e grupeve tona vendore kanë shprehur ide
të ngjashme, dhe ia filluan punës
<a href="https://public.pad.fsfe.org/p/CodeOfConduct">me një kod sjelljeje
për diskutimet e FSFE-së</a>. Presim përshtypjet tuaja.</li>
<li>Bashkësia e Software-it të Lirë tani ka 33 përkrahës në Parlamentin
Europian. Të tërë ata <a
href="/news/2014/news-20140528-01.html">kanë nënshkruar paktin
e Software-it të Lirë për zgjedhjet Europiane</a>, dhe jemi të sigurt se
do të vijë koha për tu kujtuar atyre premtimet që kanë bërë, dhe për tu
kërkuar të përkrahin kauzën tonë.</li>
<li>Presidenti ynë, Karsten Gerloff <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/06/30/talking-to-the-church-about-free-software/">mbajti një fjalë në
Konferencën e Krishterë Europiane mbi Internetin</a>. Pas saj, iu kërkua nga
një prift të <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/06/30/free-software-in-the-church-from-principles-to-practice/">komentonte rreth një strategjie paraprake për ti kaluar kishat e zonës së tij nën
Software të Lirë, kërkesë së cilës Karsteni iu përgjigj</a>.</li>
<li>Nga 7 deri më 8 qershor 2014, Fundația Ceata, një organizëm i përshoqëruar
me FSFE-në, organizoi konferencën e dytë Coliberator në Bukuresht. Në të parën,
fjala kryesore u mbajt nga presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff, kurse në
këtë herë të dytë, nga Richard Stallman, president i FSF-së. Pjesa e parë e
bisedave është botuar tashmë <a href="http://coliberator.ro/">në sajtin e
konferencës</a>.</li>
<li>Guido Arnold sjell <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/06/free-software-in-education-news-may/">lajmet
mbi Software-in e Lirë në arsim - maj 2014</a>.</li>
<li>Administrata publike: Prej Joinup-it njoftohet se <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/london-complex-proprietary-licences-encourage-open-source">koklavitjet
te licencat e software-it pronësor po nxisin përthithjen e
Software-it të lirë nga Greater London Authority</a>, se <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/extremadura-health-care-has-switched-open-source">shërbimi shëndetësor në rajonin e Ekstremaduras ka kaluar nën Software të Lirë</a>, dhe se qyteti gjerman i <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/leipzig-switching-open-source-office-suites">Lajpcigut
ka kaluar tashmë 2792 nga 4300 kompjuterët e administratës nën suita zyrash
Software të Lirë, Apache OpenOffice dhe LibreOffice</a>. Prej kësaj lëvizjeje
presin që &quot;për pesë vjetët e parë kursimet e pritshme do të gëlltiten nga
kostot e lidhura me braktisjen e software-it pronësor të përdorur nga
administrata e qytetit.&quot;</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Më tepër diskutuese femra në konferencë dhe ATM që punojnë nën GNU/Linux. Torsteni
mbajti një <a
href="http://blog.grobox.de/2014/liberte-seu-android-at-fisl15/">bisedë mbi
fushatën Çlironi Androidin Tuaj në FISL, Brazil</a>?</li>
<li>Nën sloganin "të dhënat tuaja në shërbimet agjenturore" German
Humanistische Union organizoi një "blog parade", duke u kërkuar organizmave
pjesëmarrje me një postim blogu. Erik Albers-i shkroi postimin <a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2014/06/20/verschluesselung-mit-freier-software/">"Mbrojtje
kundër survejimit përmes fshehtëzimit me Software të Lirë" (në Gjermanisht)</a>.</li>
<li>Takimet Randa, një varg takimesh pune për ta bërë software-in KDE më të mirë
lypin ndihmën tuaj për këtë vit. <a
href="http://www.kde.org/fundraisers/randameetings2014/index.php">Mario Fux
i kërkon kujtdo të përhapë lajmin, ndihmojë, dhurojë dhe/ose ti përkrahë
ata</a>.</li>
<li>Hugo Roy paraqet disa <a href="http://hroy.eu/tips/awesome-tools/">"mjete
të shkëlqyera" që ai përdor, por që pak njihen</a>.</li>
<li>Bdale Garbee shkroi rreth <a
href="http://www.gag.com/bdale/blog/posts/TeleGPS_v1.0.html">TeleGPS-së,
një pajisje elektronike, e lehtë për tu përdorur, që ofron lokalizim përmes
GPS-je, vetëm gjurmim</a>.</li>
<li>Fotografi: Hanesi filloi <a
href="https://blogs.fsfe.org/h2/2014/07/01/photo-of-the-month-2014-07/">të botojë
foton e muajit</a>, të përpunuar me software-in e lirë Darktable, ndërsa Paul
Boddie shpjegon se si <a
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=784">rregulloi paraparjet e fotove në
digiKam</a>.</li>
<li>Björn Schießle përshkruan <a
href="http://blog.schiessle.org/2014/06/10/combine-claws-mail-with-todo-txt/">si të integrohet
në Claws Mail software-i për lista punësh "ToDo.txt"</a>.</li>
<li>Ish-punonjësi i FSFE-së, Sam Tuke, shpjegon <a
href="http://samtuke.com/2014/06/backup-multiple-email-accounts-automatically-on-linux/">se si
të kopjeruhen vetvetiu llogari të shumta email në GNU/Linux</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Përfshihuni: Përhapni udhërrëfyesin mbi vetëmbrojtjen në email!</h2>
<p><a href="https://emailselfdefense.fsf.org/">Udhërrëfyesi i FSF-së mbi
vetëmbrojtjen në email</a> dhe <a
href="https://emailselfdefense.fsf.org/en/infographic.html">grafika</a> përkatëse
janë një material i mirë për ti shpjeguar publikut të gjerë fshehtëzimin e email-it.
Gjatë ca kohe, FSFE-ja <a
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">u furnizon
veprimtarëve materiale informative mbi Software-in e Lirë</a>. Veç
informacionesh të përgjithshme mbi Software-in e Lirë, Standardet e Hapura,
Administrimin Dixhital të Kufizimeve, ose F-Droid-in, do të donim të shpërndanim
në të ardhmen edhe grafikën e sipërpërmendur.</p>
<p>Përpara se të japim në shtyp një sasi më të madhe dhe tua dërgojmë atë <a
href="/about/localteams.html">grupeve tona vendore</a> dhe veprimtarëve
të tjerë nëpër Europë, do të donim ti vinit në provë grafikat, me miqtë, familjen
dhe kolegët. Shihni nëse kanë probleme me të kuptuarit e disa pjesëve dhe
<a href="/contact/community.html">përdorni listat tona të diskutimeve publike</a>,
që kështu ne - tok me organizmin tonë vëlla - të mund ti përshtatim ato,
në qoftë e nevojshme.</p>
<p>Falënderojmë krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>Lajme nga FSFE-ja</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Për Shtypin</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-07-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
<tag key="ayc"/>
<tag key="drm"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->