fsfe-website/news/nl/nl-201606.sq.xhtml

188 lines
11 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2016-06-01" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - qershor 2016</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - qershor 2016</h1>
<h2 id="fsfe-co-signed-the-letter-on-net-neutrality">FSFE-ja nënshkroi letrën mbi asnjanësinë në rrjet</h2>
<p>FSFE-ja tok me 72 organizma të tjerë, në negociatat në zhvillim e sipër
për udhëzime lidhur me sendërtimin e Rregullatores së BE-së
të sapomiratuar për periudhën 2015/2120,
<a href="https://akvorrat.at/sites/default/files/20160502_nn_berec_civilsocietyletter_signed.pdf">nënshkruan
një letër për rregullatorët e telekomit në BE, në përkrahje të rregullave të forta për
asnjanësinë në rrjet</a>. Rregullatorja krijon bazën për një asnjanësi të fortë
në rrjet, dhe FSFE-ja, tok me organizma të tjerë nga anembanë bota,
i kërkon Grupit Europian të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike (BEREC)
dhe 28 rregullatorëve telekom kombëtarë ti përkrahin këto rregulla dhe
të vendosin udhëzime për asnjanësi të fortë në rrjet në Europë.</p>
<h2 id="from-free-software-misunderstandings-to-software-at-cern---fsfe-busy-at-events">Nga
kuptimi gabim i Software-it të Lirë, te software-i në CERN - FSFE-ja e zënë me veprimtari</h2>
<p>Muaji i kaluar qe plot veprimtari dhe biseda, me praninë, në disa raste,
të nëpunësve të FSFE-së dhe anëtarëve të ekipit të saj. Bisedat dhe prezantimet
përfaqësojnë një pjesë të madhe të punës tonë për të mbërritur te njerëz nga
shtresa të ndryshme dhe për tu dhënë atyre mesazhin tonë.</p>
<p>Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner, mbajti një fjalë të shkurtër gjatë
<a href="https://re-publica.de/16/session/freie-software-missverstandnisse-gekonnt-aufklaren">Re:publica TEN</a>,
mbi se si të trajtohen kuptimet e gabuara të Software-it të Lirë. Ai mori pjesë edhe
në Konferencën e Përdoruesve Kroatë të Linux-it,
<a href="http://2016.dorscluc.org/activity/29/#activity">DORS / CLUC</a>
në Zagreb, Kroaci, ku mbajti fjalën rreth "Rrugës së gjatë të aftësimit
të njerëzve për të kontrolluar teknologjinë".</p>
<p>Gjatë konferencës foss-north në Goteborg, Suedi, zëvendëspresidenti
i FSFE-së, Alessandro Rubini, mbajti një fjalë rreth "Kohës në Software
dhe Hardware - si trajtohet koha në kernelin e Linux-it dhe në rrjetin
Lepuri i Bardhë në CERN", dhe drejtori i përgjithshëm i FSFE-së, Jonas Öberg,
mbajti një fjalë rreth "Gjendjes së Software-it të Lirë në Europë (dhe gjetkë)".</p>
<p>Bashkërenduesi i ekipit gjerman, Max Mehl, mbajti një fjalë lidhur me
Direktivën mbi 'Bllokimin' e Radiofrekuencave, gjatë veprimtarisë Wireless Battle of the Mesh v9,
në Porto, Portugali, dhe redaktorja e buletinit tuaj, Polina Malaja, ofroi
një përmbledhje rreth së njëjtës temë gjatë Wireless Community Weekend 2016
në Berlin, Gjermani.</p>
<p>Së fundi, por jo për nga rëndësia, bashkërenduesi i ekipit austriak të FSFEsë,
Peter Bubestinger,
<a href="https://blogs.fsfe.org/pb/?p=165">mbajti një fjalë lidhur me Software-in
e Lirë në shkolla</a>, gjatë konferencës OSCAL - Open Source Conference Albania.</p>
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
<ul>
<li><p>Torsten Grote, në blogun e tij
<a href="https://blog.grobox.de/2016/briar-next-step-of-the-crypto-messenger-evolution/">ofron
një përmbledhje të risive më të reja nga fusha e sigurisë në shkëmbimin e atypëratyshëm
të mesazheve, te "Briar - Hapi Pasues në Evolucionin e Mesazheve Me Fshehtëzim"</a>.
Briar synon të bëhet programi për shkëmbim të atypëratyshëm të mesazheve <em>peer-to-peer</em>,
i ndërtuar tërësish mbi Software të Lirë: ai përdor fshehtëzim nga-pika-në-pikë,
me veçorinë <em>forward secrecy</em> dhe nuk kërkon prej përdoruesve
të japin tejtëdhëna (përmbajtjen e librave të adresave dhe shpeshtinë e bisedave
të tyre me kontaktet). Këto kritere do të ndihmojnë të ofrohet një program i sigurt,
që mbron privatësinë, dhe që mund ta përdorë lirisht gjithkush.</p></li>
<li><p>Elena Grandi
<a href="http://social.gl-como.it/display/3e3ce0df12572dd2557bdda693148259">përshkroi
përvojën e saj nga OpenPandora</a>, një konsolë lojërash dhe kompjuter
personal celular. Me këtë rast, Elena parashikon edhe pluset dhe minuset
e pajisjes pasuese, Pyra.</p></li>
<li><p>Diderik van Wingerden shkroi në blogun e vet rreth perceptimit të tij
të të ardhmes së risive dhe rolit të Software-it të Lirë në të, duke përpiluar edhe një
listë të burimeve që e ndihmuan në
<a href="http://think-innovation.com/blog/shaping-a-vision-of-the-future/">"Formimin e një vizioni të së ardhmes"</a>.</p></li>
<li><p>Drejtori ynë i përgjithshëm, Jonas Öberg, shkroi mbi
<a href="http://blog.jonasoberg.net/automated-testing-of-algorithms/">projektin
Videorooter dhe testin e automatizuar të algoritmeve në të</a>. Kodi tashmë
është i lidhur me depot Github dhe testet e automatizuar të algoritmeve kryhen
sa herë që dikush përmirëson kodin.</p></li>
<li><p>Björn Schießle ka lexuar kontratën e koalicionit të
qeverisë së re në Baden-Württemberg, shtet i Gjermanisë, dhe
<a href="http://blog.schiessle.org/2016/05/10/freie-software-im-koalitionsvertrag-baden-wurttemberg/">analizoi
se si premtojnë të promovojnë Software-in e Lirë</a> (Në gjermanisht).</p></li>
<li><p>Christian Widerström hartoi një
<a href="https://blog.widerstroem.com/weblog/4/veranstaltungen-oesterreich-2016-part-i">përmbledhje
të veprimtarive të ardhshme në të cilat do të marrë pjesë ekipi austriak i FSFE-së</a> (Në gjermanisht).</p></li>
<li><p>Projektit "Sustainable use of older laptops with Linux and Free
Software", i zhvilluar kryesisht nga anëtari shok Wolf-Dieter Zimmermann,
<a href="https://blogs.fsfe.org/wromey/2016/05/06/projekt-nachhaltige-nutzung-auch-alterer-laptops-mit-linux-und-freier-software-erhalt-den-rwe-nachhaltigkeitspreis/">i është
akorduar çmimi RWE Sustainability Award</a>. Projekti i ndihmon njerëzit
të migrojnë në Software-in e Lirë dhe të rivënë në përdorim hardware të vjetër
përmes një instalimi të GNU/Linux-it (Në gjermanisht).</p></li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li><p>Si të bëhet me sukses fushatë për Software-in e Lirë, në një mënyrë
që të jetë tërheqëse si për publikun e përgjithshëm, ashtu edhe për politikanët? FSFE-ja
punoi tok me <a href="https://www.pen.gg/">Peng! Collective</a> dhe mësoi prej
përvojës së kësaj të fundit në fushata, gjatë një praktike në fundjavë. Përfaqësuesi
i Anëtarësisë Shok të FSFE-së, Mirko Boehm
<a href="https://creative-destruction.me/2016/05/04/how-to-campaign-for-the-cause-of-software-freedom/">i
përmblodhi përfundimet e praktikës në këtë postim blogu</a>.</p></li>
<li><p>Ekipi austriak i FSFE-së bëri një punë të madhe duke qenë i pranishëm me stenda
<a href="https://blog.widerstroem.com/weblog/2/linuxwochen-wien-grazer-linuxtage">Linuxwochen
Wien dhe Grazer Linuxtage (në gjermanisht)</a> dhe grupi vendor në Berlin qe i pranishëm
në OpenTechSummit në Berlin, Gjermani.</p></li>
<li><p>Wolf-Dieter Zimmermann <a href="http://open-educational-resources.de/podlove/file/502/s/download/c/select-show/OER027.mp3">dha një intervistë rreth rëndësisë së Software-it të Lirë për Burimet e Hapura Edukative</a> (Në gjermanisht).</p></li>
<li><p>Aktivizimi në Software-in e Lirë dhe kryerja e kësaj duke punuar
për FSFE-në është gjithnjë e më tërheqës, dhe çdo muaj na kanë ardhur mjaft
kërkesa për programin tonë të praktikantëve. Por shumica e kërkesave që marrin
nuk i plotësojnë kushtet. Në një postim në blogun e vet, drejtori ynë i përgjithshëm,
Jonas Öberg, <a href="http://blog.jonasoberg.net/are-you-the-fsfes-next-intern/">jep
disa këshilla se si të keni sukses me kërkesën tuaj për praktikant</a>
dhe të arrini të punoni në ekipin e FSFE-së si praktikant.</p></li>
</ul>
<h2 id="take-action">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Dilni vullnetar për mirëmbajtjen e platformës tonë të blogut! Nëse ju intereson
fusha <em>devops</em> ose administrimi i sistemeve, ofrojmë një mundësi të përmirësoni
aftësitë tuaja dhe të mësoni gjëra të reja gjatë administrimit të një platforme blogu
për mijëra vullnetarët tanë!</p>
<p>Platforma e blogut FSFE është një shërbim që e ofrojmë për vullnetarët tanë, për tu dhënë
një hapësirë ku të shkruajnë mbi eksplorimin nga ana e tyre të Software-it të Lirë dhe punës
së tyre në FSFE. Po bëhen ca kohë që
<a href="http://blog.jonasoberg.net/blogs-and-other-infrastructures/">shërbimi
është në pikë të hallit dhe ka nevojë për tu përmirësuar</a>. Falë vullnetarëve
të mrekullueshëm që ngritën dorën dhe ofruan ndihmën e tyre në mirëmbajtjen e platformës,
shërbimi do të mbahet gjallë.</p>
<p>Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit të platformës tonë të blogut, lidhuni
me të, te blog-hackers (at) lists.fsfe.org.</p>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të mira nga fusha e Software-it të Lirë</h2>
<p>Qeveria hungareze
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/hungary-increase-use-open-source-software">botoi
një dekret që promovon përdorimin e Software-it të Lirë dhe Standardeve
të hapura në administratat publike</a>. Ministrisë së Brendshme të vendit
i kërkohet të krijojë një regjistër qendror licencash për software të përdorur
nga sektori publik dhe të raportojë një herë në vit mbi përparimin e bërë
në përdorimin e Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura. Nga ana tjetër,
Franca <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france%E2%80%99s-rgi-v2-recommends-odf">i rishikoi
udhëzimet e veta për ndërveprueshmërinë, të cilat tani e tutje rekomandojnë ODF-në
si një format standard komunikimi mes administratave publike dhe shtetasve</a>.
Sipas përditësimeve të strategjisë të planifikuara, që do të botohen në qershor,
Agjencia e Sigurimeve Shoqërore në Suedi (Försäkringskassan) është
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/sweden%E2%80%99s-insurer-open-source-maximises-it-efficiency">e vendosur të vazhdojë me strategjinë e saj të Software-it të Lirë dhe të mbështesë vazhdimësinë
e zgjidhjeve Software i Lirë që përdor</a>. Siç nënvizon Agjencia e Sigurimeve Shoqërore,
Software-i i Lirë e rrit në maksimum vlerën e TI-së duke lejuar përdorim të efektshëm të saj.</p>
<p>Falënderime për krejt
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>
,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a>
dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj, Polina Malaja dhe Erik Albers, <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-06-01"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>