fsfe-website/news/nl/nl-201509.sq.xhtml

185 lines
9.6 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-09-07" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - shtator 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - shtator 2015</h1>
<h2>FSFE-ja përkrah kontrollin nga ana e përdoruesve të të dhënave të tyre në internet</h2>
<p>Tashmë ne përdorim shërbime internet për gjithçka dhe
u japim atyre gjithnjë e më shumë të dhëna tonat. Por ndërkohë humbasim më
shumë se kurrë edhe kontrollin mbi të dhënat tona. Tok me organizma të tjera,
<a href="/news/2015/news-20150829-01.html">FSFE-ja përkrah
botimin e Manifestit 2.0 Mbi të Dhënat e Përdoruesve</a> i cili promovon
të drejtat themelore të përdoruesve të kontrollojnë të dhënat e tyre, teksa
përdorin shërbime në internet. Sipas manifestit, përdoruesit duhet të kenë
kontrollin se kush mund ti përdorë të dhënat e tyre, duhet të dinë nëse
të dhënat e tyre depozitohen nga shërbimet në internet, dhe duhet të kenë
mundësi të zgjedhin lirisht një platformë, pa qenë të detyruar tu nënshtrohen
bllokimeve nga ana e tregtuesve. Manifesti është një pikënisje e goditur për
debatin mbi të drejtat e përdoruesve në internet, dhe FSFE-ja pret që
përpjekjes për shërbime në internet që respektojnë të drejtat themelore
të përdoruesve ti bashkohen edhe organizma të tjera.</p>
<h2>Rrugëzues të detyruar: Kaq e pat edhe një tjetër</h2>
<p>Rrugëzuesi, edhe pse shpesh një pajisje e mbuluar nga pluhuri në ndonjë
qoshe të shtëpisë, është pjesë e rëndësishme e rrjetit tuaj vendor dhe e
telefonit tuaj. Mjaft përdorues në Gjermani nuk e kanë në pronësi këtë pajisje,
edhe pse e kanë në shtëpi dhe paguajnë për të. Kështu është, të paktën deri sot.
Më 12 gusht, Ministria Federale Gjermane e Ekonomisë (BMWi) miratoi një
<a href="http://www.bmwi.de/BMWi/Redaktion/PDF/Gesetz/gesetzentwurf-der-bundesregierung-zur-auswahl-und-zum-anschluss-von-telekommunikationsendgeraeten,property=pdf,bereich=bmwi2012,sprache=de,rwb=true.pdf">projekt-ligj</a> të ripunuar që do ti çlironte përdoruesit nga përdorimi i detyruar i
rrugëzuesve të caktuar. Projekti siguron që përdoruesit e internetit në
Gjermani mund të përdorin çfarëdo rrugëzuesi që duan, për tu lidhur në
internet.</p>
<p>Projekt-ligji tani është kaluar në Parlamentin Federal (Bundestag)
dhe Asamblenë Federale (Bundesrat). Deri tani, komentet ceknin vetëm
një dykuptimësi të vogël formale, por na duhet të sigurojmë që ky ligj
të miratohet pa ndonjë ndryshim negativ dhe që më pas të vihet në jetë.
Kemi një
<a href="/news/2015/news-20150902-01.html">njoftim të përditësuar të hollësishëm</a>
i cili përshkruan edhe se si mund të ndihmonit tani në Gjermani!
Veç kësaj, e <a href="/activities/routers/routers.html">kemi
përmbledhur</a> çështjen dhe po
<a href="/activities/routers/timeline.html">përditësojmë
në mënyrë konstante rrjedhën kohore</a>, që kështu, nëse kjo temë hapet në
vendin tuaj, të mund të ripërdorni argumentet tona.</p>
<h2>Bashkërendues i ri gjerman dhe rreth shkrirjes së shoqatës gjermane</h2>
<p><a href="https://blogs.fsfe.org/mk/dissolving-our-association/">
postimin te blogu i vet, redaktori juaj përmblodhi</a> procesin e ristrukturimit
të FSFE-së përmes shkrirjes së përfaqësisë së fundit në një vend, e njohur
si FSFE Chapter Germany e.V. Për këtë hap qe vendosur në nëntorin e vitit të kaluar,
me synim lehtësimin e peshës burokratike që lidhet me mirëmbajtjen
e një enti ligjor. Por, siç mund ta lexoni te artikulli, shkrirja e një
organizmi nuk është aq e lehtë sa duket; por shpresojmë ta plotësojmë
këtë proces në prill të vitit të ardhshëm.</p>
<p>FSFE-ja është e lumtur të njoftojë që Max Mehl-i dhe Björn Schießle
u bënë muajin e kaluar bashkërenduesit e rinj të ekipit gjerman, dhe që
nga sot e tutje nuk do të shpenzojnë orë të shumta në vit duke u marrë
me burokracira, shpresojmë. Që të dy kanë qenë pjesë e FSFE-së për
një kohë të gjatë dhe na kanë ndihmuar të arrijmë
<a href="/about/mission.html">synimin tonë të aftësimit
të njerëzve të kontrollojnë teknologjinë</a>. Mu tani së fundi, Bjorni
shkroi <a href="https://netzpolitik.org/2015/user-data-manifesto-2-0/">një
artikull një blogun gjerman Netzpolitik.org rreth Manifestit Mbi
të Dhënat e Përdoruesve</a> (shihni më sipër), dhe Maksi sapo publikoi
një përditësim mbi rrugëzuesit e detyruar, përmendur më sipër, tok me një
<a href="https://netzpolitik.org/2015/der-lange-weg-des-routerzwangs-zur-endgeraetefreiheit/">artikull
në Netzpolitik.org rreth kësaj teme</a>.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Paul Boddie ka rifilluar intervistat me Anëtarësinë Shok:
<a href="https://blogs.fsfe.org/fellowship-interviews/?p=683">ai bisedoi
me Neil McGovern-in</a> që është anëtar shok i FSFE-së, nga Mbretëria e Bashkuar
dhe Drejtuesi i Tanishëm i Projektit Debian.</li>
<li>Hugo Roy, zv.bashkërenduesi ligjor i FSFE-së shkroi
<a href="http://www.lemondedudroit.fr/le-monde-du-droit-le-quotidien-des-juristes-daffaires/publications/dossiers/207324-decompilation-dun-logiciel-etat-des-lieux.html">një
artikull</a> (në frëngjisht) rreth çështjes gjyqësore mbi të drejta kopjimi mes Skype-it
dhe një kompanie frënge software-i, e cila shpërpiloi pjesë të Skype-it
me qëllim që, siç pretendon, të ndërtojë një sistem të ndërveprueshëm
me të. Ia vlen të vihet në dukje se gjykata vendosi që zbërthimi i kodit
burim të kompanisë ishte i paligjshëm, por që përdorimi i kodit për
të krijuar një program të ri të ndërveprueshëm qe i ligjshëm.</li>
<li>FSFE-ja ka një rol të ri në
<a href="/news/2015/news-20150817-01.html">projektin Bacula</a>.
Në muajt e ardhshëm, FSFE-ja do të tërhiqet gradualisht nga roli i saj
i deritanishëm si përfaqësuese ligjore e Bacula-s, duke ia kaluar
efektivisht Kern-it të drejtat. Megjithatë, FSFE-ja do të vazhdojë
të punojë me Kern-in dhe kontribuesit për të siguruar që Bacula të mbetet
Software i Lirë, si te marrëveshja jonë origjinale.</li>
<li>Muajin që vjen FSFE-ja do të ketë një stendë të sajën në &quot;Rotlintstraßenfest&quot;
Frankfurt, më 19 shtator dhe një tjetër në &quot;Kieler Open Source
and Linuxtage&quot; nga 18-19 shtator.</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Nikos Roussos gjatë pushimeve të veta pati Open Street Map si udhërrëfyes,
dhe pas tyre shpenzoi ca kohë për
<a href="http://www.roussos.cc/2015/08/07/post-vacations-map-editing/">përmirësimin
e Open Street Map-it</a> me të dhëna që grumbulloi gjatë udhëtimit të vet, që kështu
gjithkush të përfitojë prej tyre.</li>
<li>Daniel Pocock botoi pjesën e dytë të udhëzimeve të veta mbi se si &quot;të regjistrohen, si nga
një profesionist, veprimtari live&quot;.</li>
<li>Paul Boddie <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1000">komentoi
Fairphone-in e ri</a> dhe shkroi rreth
<a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1070">pasionit</a> të tij
për sisteme mikrokompjuterash të viteve 80 dhe përvojës së tij me dizajn PCB-sh.</li>
<li>Mario Fux na zbulon përbërësit e fshehtë për suksesin e
<a href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=336">&quot;takimeve Randa&quot;</a> --
takimet mbi KDE-në në Alpet e Zvicrës -- që këtë vit u mbajtën për herë
të gjashtë.</li>
<li>Në një aspekt pak më teknik, Peter Bubestinger, bashkërenduesi
i FSFE-së për Austrinë dhe teknik në Arkivën Kombëtare të Videos, shkroi
mbi <a href="https://blogs.fsfe.org/pb/?p=158">shpëtimi e shiritave video</a>.</li>
<li>Kevin Keitzer shkroi rreth ca trukesh magjike me SSH, në
<a href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/08/27/web-interface-over-ssh/">&quot;Si të lidheni me ndërfaqja web e një shërbyesi përmes SSH-je&quot;</a>, dhe rreth
<a href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/08/31/sdr-on-linux/">si
të ndiqni avionë dhe të bëni gjëra të tjera interesante me &quot;software
radio në GNU/Linux&quot;</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: përktheni dhe përmirësoni përkthimet e deklaratës mbi misionin tonë</h2>
<p>&quot;organizëm jofitimprurës që fuqizon përdoruesit të kontrollojnë
teknologjinë. Software-i prek thellësisht krejt aspektet e jetës sonë.
Është e rëndësishme që kjo teknologji të na fuqizojë, jo të na kufizojë.
Software-i i Lirë i jep kujtdo të drejtën...&quot; Kështu
<a href="/about/mission.html">fillon
deklarata e misionit</a> të FSFE-së, e përditësuar së fundi. Shpresojmë që
të na ndihmojë të shtojmë numrin e personave që kuptojnë se çfarë
bëjmë. Kemi tashmë përkthimin në anglisht, finlandisht, greqisht,
holandisht, italisht, portugalisht, shqip, turqisht.</p>
<p>Ju lutemi, na ndihmoni ta <a href="/contribute/translators/translators.html">kemi
në më tepër gjuhë</a>, dhe në kontrollin e përkthimeve ekzistuese për
lexim të lehtë nga kushdo.</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2018-09-07" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->