fsfe-website/news/nl/nl-201305.sq.xhtml

109 lines
13 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2013-05-06" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - maj 2013</title>
</head>
<body>
<h1>Buletini i FSFE-së - maj 2013</h1>
<h2>Dita e Lirisë së Dokumenteve 2013</h2>
<p>Çdo vit, të mërkurën e fundit të marsit, organizohet <a href="http://www.documentfreedom.org/">Dita e Lirisë së Dokumenteve (DLD)</a>: dita mbarëbotërore për shtimin e ndërgjegjësimit lidhur me Standardet e Hapura, organizuar nga FSFE-ja. Ka qenë mahnitëse të shihet se si mesazhi i lirisë dhe i Standardeve të Hapura ka vazhduar të përhapet nëpër botë vit pas viti. Këtë vit, pati 59 veprimtari në 30 vende, dhe mjaft pjesëmarrës për herë të parë, përfshi Nigerin, Indonezinë dhe Shtetet e Bashkuara. </p>
<p>Nga Dita e Lirisë së Dokumenteve mund të përmendim <a href="http://www.documentfreedom.org/press.en.html">më shumë se njëqind artikuj shtypi</a> dhe blogjesh, <a href="http://documentfoundation.files.wordpress.com/2013/03/tdf-migrationwhitepaper1.pdf">botimin e një udhërrëfyesi të ri migrimi në Libre Office</a>, <a href="http://www.documentfreedom.org/news/2013/news-20130315-01.en.html">përkrahjen nga Lawrence Lessig</a>, dhe një rrebesh mbulimi nga media shoqërore dhe diskutimesh.</p>
<p>Të mos harrojmë: krejt këto veprimtari u organizuan nga grupe vendore. Mes tyre <a href="https://wiki.fsfe.org/FellowshipGroup">mjaft grupe Anëtar Shok të FSFE-së</a>, një larmi e madhe organizmash të tjerë bashkësish të Software-it të Lirë, dhe grupe miqsh për të cilët Standardet e Hapura kanë vlerë. Ndaj, këto rreshta janë një falënderim i madh për këdo që ndihmoi në suksesin e DLD-së së këtij viti! Është e mahnitshme të shohësh se si Software-i i Lirë dhe Standardet e Hapura lidhin njerëz anembanë globit. <a href="http://www.documentfreedom.org/news/2013/news-20130419-01.en.html">Lexoni në rrjet raportin e zgjeruar</a>.</p>
<h2>Praktikë Ligjore &amp; Licencimi për Software-in e Lirë</h2>
<p>Në fillim të prillit, mbajtëm në Amsterdam Praktikën tonë të përvitshme
mbi çështje Ligjore &amp; Licencimi të Software-it të Lirë. Më shumë se
70 ekspertë ligjorë të Software-it të lirë nga <a href="/activities/ln/ln.html">Rrjeti Ligjor</a> u mblodhën gjatë dy ditëve për të ndarë me të tjerët
dijet e tyre dhe për të diskutuar çështje të mprehta të fushës.</p>
<p>Ndër temat e diskutuara këtë vit qenë vendimet e fundit të gjykatave,
zhvillimet në fushën e patentave, dhe kalimi e ideve të licencimit
të Software-it të Lirë në fushën e hardware-it. Stefano Zacchiroli,
udhëheqës (i dikurshëm) i projektit Debian, mbajti fjalën e rastit, <a href="https://lwn.net/Articles/546411/">duke përshkruar vështrimin e bashkësisë mbi çështjet ligjore</a>.</p>
<p>Disa biseda të konferencës u trajtuan nga LWN, për shembull ato nga
<a href="https://lwn.net/Articles/547379/">Eben Moglen</a>, <a href="https://lwn.net/Articles/547400/">Daniel German</a> dhe <a href="https://lwn.net/Articles/546678/">Anthonia Ghalamkarizadeh</a>.</p>
<h2>FSFE-ja mirëpret Ceata-n si organizëm shok</h2>
<p>Një fondacion i ri nga Rumania dhe Moldavia është bërë pjesë e <a href="/associates/associates.html#id-funda%C8%9Bia-ceata">programit të FSFE-së për organizma shok</a>. <a href="http://ceata.org/">Ceata</a> ka punuar për nxitjen dhe përhapjen e Software-it të Lirë dhe kulturës që prej 2008-s, dhe në shkurt të këtij viti u legalizua zyrtarisht. Grupi, me bazë në Bukuresht dhe degë vendore në Kluj dhe Kishinjev, organizon konferenca mbi Software-in e Lirë, hardware-in e Lirë, dhe kulturën e Lirë. Ceata zhvillon gjithashtu aplikacionet e veta, përkthen programe në Rumanisht, dhe merr pjesë në fushata ndërkombëtare. <a href="/news/2013/news-20130424-01.html">Fundația Ceata dhe FSFE-ja do të bashkojnë forcat</a> dhe do të punojnë më efektivisht për nxitjen dhe përhapjen në Rumani dhe Europë të lirisë së software-it.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Parlamenti Gjerman ('Bundestag') <a href="/news/2013/news-20130422-01.html">ka votuar një mocion të përbashkët kundër patentave mbi software-in</a>. Rezoluta i kërkon qeverisë gjermane të ndërmarrë hapa për kufizimin e akordimit të patentave mbi programe kompjuteri. Rezoluta e parlamentit i kujton qeverisë se, sipas Direktivës së BE-së për Programet e Kompjuterave, software-i mbulohet nga të drejta kopjimi, jo patenta. Ajo i bën thirrje qeverisë që më në fund ta vërë në zbatim "trajtimin përmes të drejtave të kopjimit" për të cilin flet direktiva, dhe ta bëjë legjislacionin gjerman më konkret në këtë aspekt. Ajo gjithashtu vë në pah se kufizimet që vendosin patentat janë të papërputhshme me licencat më të përdorura të Software-it të Lirë.</li>
<li><a href="/news/2013/news-20130319-01.html">Fituesi i zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme të Fellowship-it të FSFE-së</a> është <a href="https://www.wiki.fsfe.org/Fellows/repentinus">Heiki "Repentinus" Ojasild</a>. Periudha e zgjedhjes së drejtuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Fellowship-it për këtë vit përfundoi më 15 mars, dhe qe ngazëlluese deri në fund. Falënderojmë të tërë pjesëmarrësit në proces që e shndërruan në një përvojë të vyer për Fellowship-in dhe FSFE-në.</li>
<li>Le ti urojmë mirëseardhjen <a href="https://www.wiki.fsfe.org/groups/Bari">grupit më të ri të Fellowship-it, nga Bari, Itali</a>! Mënyra se si është formuar grupi është e pashoqe në historikun e FSFE-së: Si një grup i mëparshëm përdoruesish të GNU/Linux-it, 15 vetë u bënë pjesë e FSFE-së njëkohësisht, për të krijuar një grup të ri Fellowship-i. Sipas anëtarëve, këtë hap e ndërmorën me qëllim që në të ardhmen të jenë më aktivë në nivel politik.</li>
<li>Kancelari i "Freie Universität Berlin" i ka kërkuar krejt stafit të përdorin përjashtimisht 'Apple iTunes U' për botimin e materialeve të universitetit, të tilla si regjistrime të leksioneve. Ndaj për të përdorur burimet e universitetit, studentëve tani u duhet të përdorin Apple iTunes, çka lë jashtë përdoruesit e sistemeve operative që janë Software i Lirë, dhe përfshin një larmi masash anti-konsumator që i ndryjnë përdoruesit në atë shërbim. <a href="https://netzpolitik.org/2013/kein-open-education-aber-itunes-u-e-learning-strategien-deutscher-universitaten">FSFE-ja i ka shkruar kancelarit për ti shpjeguar pse burimet e Universitetit do të duhej të ishin të përdorshme pa kufij software-i (në Gjermanisht)</a>.</li>
<li>Si pjesë të <a href="/activities/elections/askyourcandidates/askyourcandidates">fushatës Pyetni Kandidatët Tuaj</a>, FSFE-ja ka shpallur 'vlerësime votimesh' ("Wahlprüfsteine") për krejt tre zgjedhjet në Gjermani, që do të zhvillohen në vjeshtë të këtij viti. Synimi është të merren deklarata publike për politika dhe angazhime lidhur me Software-in e Lirë nga palë që shpresojnë të zgjidhen. Tashmë janë marrë disa përgjigje dhe do të bëhen publike së shpejti.</li>
<li>Këtë muaj FSFE-ja mori pjesë në <a href="http://chemnitzer.linux-tage.de/2013/">konferencën Chemnitzer Linuxtage</a>. Stenda e FSFE-së tërhoqi vëmendjen e shumë vetëve, dhe mjaft prej tyre iu drejtuan ekipit tonë me pyetje mbi fushatat. Çlironi Android-in Tuaj doli një temë e nxehtë, që solli mjaft pyetje dhe ide. Reinhard Müller, financieri i FSFE-së, mbajti një bisedë me titull "Çlironi vetveten: si të shpëtohet bota përmes pesë hapash", dhe Erik Albers, zëvendësbashkërendues i Fellowship-it, mbajti një prezantim mbi fushatën Çlironi Android-in Tuaj. Eriku ish me ethe çlirimi këtë muaj, dhe të njëjtën bisedë e zhvilloi edhe në <a href="http://www.cebit.com">Cebit në Hanover</a>, Gjermani. Organizuesit e konferencës <a href="http://www.techcast.com/events/cebit13/di-1600/?q=di-1600">filmuan dhe botuan një video të bisedës</a>, por mjerisht vetëm nën Adobe Flash.</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>: </li>
<ul>
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/hugo/2013/04/a-small-lesson-about-patent-fud/">Hugoja shpjegon pse etiketa HTML5 &lt;video&gt; doli dështim</a> dhe mbetet ende e tillë. Ai mbron idenë se na duhet të kemi peshë në procesin politik që po i jep formë HTML5-s, dhe të luftojmë <a href="https://en.wikipedia.org/wiki/Fear,_uncertainty_and_doubt">Frikën, Paqartësinë dhe Dyshimin rrethues</a> për ta mbajtur Internetin një vend ku cilido të jetë i lirë të shprehë vetveten - pa u dashur të marrë leje apo të nënshkruajë licenca të kufizuara nga patenta.</li>
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/mia/2013/04/10/programming-oportunities-for-women/">Mia Julia Eley i nxit femrat që interesohen për teknologjinë dhe inxhinieritë</a> të aplikojnë për <a href="https://live.gnome.org/OutreachProgramForWomen">GNOME's Outreach Program for Women</a>. "Shumë femra gjithandej kanë aftësi prej të cilave lëvizja e Software-it të Lirë mund të përfitonte dhe pengesa për hyrje këtu duhet kuptuar qartë" thotë ajo.</li>
<li>Torsten Grote na njofton për ndryshimet e fundit në rregullat e privatësisë te CyanogenMod [http://www.cyanogenmod.org/]. Më parë ata grumbullonin të dhëna të anonimizuara për qëllime statistikore, duke përfshirë për këdo mundësinë për të zgjedhur <em>opt-out</em>. Papritmas, ky mekanizëm për <em>opt-out</em> u hoq dhe u shtua një mekanizëm gjurmimi, i tillë që të dhënat e grumbulluara i dërgon te Google Analytics. Pas disa ditësh, vendimi fillestar u braktis, që do të thotë se e keni sërish mundësinë për <em>opt-out</em>. Por, prapëseprapë, nëse pajtoheni me faktin që të dhënat tuaja do të dërgohen te CM-ja, ato do të dërgohen gjithashtu te Google Analytics. <a href="https://blogs.fsfe.org/torsten.grote/2013/04/03/cyanogenmod-removes-tracking-opt-out-reverses-decision-still-uses-google-analytics/">Lexojini krejt hollësitë te blogu i Torstenit</a>.</li>
<li>Paul Boddie përsiat rreth "Sfida Akademike: Ide, Patenta, Të Qenët i Hapur dhe Dije" dhe shprehet pse universitetet do të duhej të ngulnin këmbë për lirinë e dijes në vend se thjesht për të qenët e hapur të saj. <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=134">Lexoni pse nuk do të duhej të kishte komercializim të botës akademike dhe monopolizim të ideve</a>.</li>
<li>A e keni rregulluar vërtet punën me kartën e Fellowship-it? Nëse jo, mund tju interesojë <a href="https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2013/04/19/how-to-set-up-your-fellowship-card/">'Si Tia' e krijuar nga Jens Lechtenbörger</a> në mbështetje të <a href="https://wiki.fsfe.org/Card_howtos/Card_with_subkeys_using_backups">Si Tia-së ekzistuese</a>.</li>
<li>Veç kësaj, Jens Lechtenbörger shpjegon gjithashtu pse, <a href="https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2013/04/19/ubuntu-search-still-broken-in-13-04-beta/">për arsye privatësie, përdoruesit e Ubuntu-së nuk do të duhej ta përditësonin me Ubuntu 12.10 ose 13.04</a>, por në vend të kësaj të mbesin me versionin 12.04 LTS.</li>
<li>Së fundi, pak zbavitje: <a href="http://sandklef.wordpress.com/2013/04/11/fsfe-graphics-with-owncloud/">Henrik Sandklef tregon si të përdorni kalendarin tuaj për qëllime artistike</a>, në këtë rast për ilustrimin e Fellowship Plussy-it</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: kundërvihuni integrimit të DRM-së në HTML5</h2>
<p>FSFE-ja, FSF-ja dhe të tjerë organizma të njohur për mbrojtjen e lirisë dixhitale kanë përgatitur një letër të përbashkët drejtuar Konsorciumit World Wide Web dhe organizmave anëtarë të tij <a href="/news/2013/news-20130423-02.html">për tu kërkuar atyre hedhjen poshtë të propozimit Encrypted Media Extensions (EME)</a>. Ky propozim synon futjen në standardet HTML5 të mbulimit për Administrimin Dixhital të Kufizimeve (Digital Restriction Management - DRM) dhe mund të shndërrohet në kërcënim për përdoruesit e Software-it të Lirë. Ju lutemi, <a href="http://www.defectivebydesign.org/no-drm-in-html5">bashkojuni thirrjes sonë</a> për Konsorciumin World Wide Web (W3C) dhe organizmat anëtarë të tij për hedhjen poshtë të propozimit për Encrypted Media Extensions (EME).</p>
<p>Falënderojmë krejt <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="donate/thankgnus.html">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/albers">Erik Albers</a> - <a href="/">FSFE</a></p>
<p>-- <br />
<a href="/index.html">Free Software Foundation Europe</a><br />
<a href="/news/news.rss">Lajme FSFE</a><br />
<a href="/events/events.rss">Veprimtari FSFE Së Afërmi</a><br />
<a href="https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml">Lidhje Artikujsh Nga Blogu Fellowship</a><br />
<a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a> </p>
</body>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->