61 lines
3.2 KiB
HTML
61 lines
3.2 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
||
|
||
<html newsdate="2016-08-17">
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Document Foundation dhe FSFE-ja forcojnë marrëdhëniet e tyre</title>
|
||
</head>
|
||
<body>
|
||
|
||
<h1>Document Foundation dhe FSFE-ja forcojnë marrëdhëniet e tyre</h1>
|
||
|
||
<p newsteaser="yes">Free Software Foundation (FSFE) do të jetë anëtare e <a
|
||
href="https://www.documentfoundation.org/governance/advisory-board/">Trupës
|
||
Këshillimore të Document Foundation-it</a>. Në të njëjtën kohë, Document
|
||
Foundation po bëhet <a href="/associates/associates.html">një organizëm i asociuar
|
||
FSFE-së</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Synimi i Free Software Foundation Europe-ës është të ndihmojë njerëzit
|
||
të kontrollojnë teknologjinë, dhe jo e kundërta. Por ky është një qëllim që
|
||
nuk arrihet dot nga një organizëm i vetëm. Organizmat e asociuara janë njësi
|
||
që kanë të njëjtin vizion me FSFE-në dhe përkrahin fondacionin dhe Software-in e lirë
|
||
në përgjithësi, duke nxitur njerëzit të përdorin dhe zhvillojnë Software të Lirë,
|
||
duke ndihmuar organizma të kuptojnë pse Software-i i Lirë është një kontribut për lirinë,
|
||
transparencën dhe vetë-përcaktimin, dhe duke i hequr pengesa adoptimit të Software-it
|
||
të Lirë.</p>
|
||
|
||
<p>Me këtë shprehje të dyanshme të përkrahjes, që të dy organizmat forcojnë
|
||
njëri-tjetrin në betejën për ta mbajtur publikun e përgjithshëm në vendin e drejtuesit
|
||
të mjetit në fushën e teknologjisë. FSFE-ja përfaqëson parimet e lëvizjes së bashkësisë
|
||
që punon në favor të adoptimit të Software-it të Lirë nga kompanitë, administratat
|
||
publike dhe qytetarët privatë; ndërsa Document Foundation i kthen parimet dhe etikën
|
||
në produkte aktuale, duke u dhënë përdoruesve një suitë produktiviteti të klasit të parë,
|
||
të plotë, por krejtësisht të lirë.</p>
|
||
|
||
<p>"Jemi të gëzuar t’i ofrojmë mirëseardhjen Free Software Foundation Europe-ës si
|
||
një anëtar i Trupës Këshillimore. Tok, do të jemi në gjendje të shpiem më tej adoptimin
|
||
e Software-it të Lirë në Europë, nga administratat publike dhe ndërmarrjet", tha
|
||
Eike Rathke, një <a
|
||
href="https://www.documentfoundation.org/governance/board/">nga drejtorët e
|
||
Document Foundation-it</a> dhe mbrojtës prej kohësh i Software-it të Lirë dhe <i>hacker</i>.</p>
|
||
|
||
<p>"Ne besojmë se bashkimi i forcave të krejt organizmave aktive në
|
||
fushën e Software-it të Lirë kudo në Europë është e rëndësishme," u shpreh <a
|
||
href="/about/kirschner/kirschner.html">Matthias Kirschner</a>, President i
|
||
Free Software Foundation Europe-ës, "dhe të punojmë tok për të arritur qëllimet
|
||
tona të përbashkëta. Tok me organizmat tanë të asociuar duam të tregojmë se jemi
|
||
një lëvizje e fuqishme dhe e lidhur mirë, dhe se punojmë të arrijmë objektiva
|
||
të përbashkëta. Për t’ia arritur kësaj, ne shkëmbejmë ide, bashkërendojmë përpjekjet,
|
||
motivojmë njëri-tjetrin, dhe gjejmë mundësi të reja për të punuar tok mbi projekte
|
||
të caktuara. Një rast i tillë është ky me Document Foundation, shtylla e një nga projekteve
|
||
më të suksesshme të Software-it të Lirë:
|
||
LibreOffice".</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
<tags>
|
||
<tag>front-page</tag>
|
||
<tag content="associates">associates</tag>
|
||
</tags>
|
||
</html>
|