fsfe-website/news/2014/news-20141203-01.sq.xhtml

84 lines
4.3 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-12-03">
<head>
<title>Shfrytëzoni sigurinë, përmes një karte të mençur, dhe përkrahni punën e FSFE-së gjatë 2015-s</title>
</head>
<body class="press release">
<h1>Shfrytëzoni sigurinë, përmes një karte të mençur, dhe përkrahni punën e FSFE-së gjatë 2015-s</h1>
<p newsteaser="yes">Free Software Foundation Europe është një organizëm
jofitimprurës, mbarëeuropian, i themeluar më 2001-shin për tu fuqizuar
përdoruesve kontrollin e teknologjisë. Për ti bërë të mundur organizmit
të intensifikojë punën e vet me Komisionin Europian dhe të rrisë numrin
e personave të ndjeshëm ndaj Software-it të Lirë, FSFE-ja ka nevojë për
190 mijë euro të tjera për punën e vet gjatë 2015-s. Vitin e ardhshëm,
FSFE-ja do të ushtrojë më shumë trysni se kurrë për ndërthurjen e lirisë
së software-it në indet e shoqërisë tonë.</p>
<p>Komisioni i ri Europian po përcakton drejtimin e politikave të veta
për pesë vitet e ardhshme. FSFE-ja është në kontakte të shpeshta me stafin
e Komisionit, që sheh në Bruksel rreze drite për Software-in e Lirë. Për
2015-n, FSFE-ja dëshiron ta përdorë këtë impuls për të nxitur ndryshime
në prokurimin e software-it, standardizimin e tij, dhe pavarësinë e zgjedhjes
së pajisjeve, dhe të krijojë përparim të njëmendtë për Software-in e Lirë dhe
Standardet e Hapura.</p>
<p>Në të njëjtën kohë, më 2015-n FSFE-ja do të mbërrijë në më shumë njerëz dhe
vende ku njerëzit ende nuk dinë gjë mbi Software-in e Lirë. FSFE-ja do ta zgjerojë
rrjetin e vet të grupeve vendore nëpër Europë. Organizmi përkthen vazhdimisht,
në shumë gjuhë europiane <a
href="/contribute/spreadtheword.en.html#promo-material">materialet e veta
promocionale</a> gjithnjë e më popullore. Vullnetarët vendorë mund të përhapin
fjalën rreth Software-it të Lirë përmes porositjes së paketave promocionale falas,
dhe shpërndarjes së materialeve në biblioteka, kinema, dyqane dhe vende të tjera,
duke zgjeruar shumë rrezen e veprimit për mesazhin e Software-it të Lirë.</p>
<p>Rruga më e mirë për të përkrahur punën e FSFE-së është <a href="/join/join.html">anëtarësimi
<strong>si Anëtar Shok (anëtar që, veç të tjerash, kontribuon ekonomikisht te
FSFE-ja</strong>)</a>. Puna e FSFE-së për një shoqëri të lirë përfiton
drejtpërsëdrejti nga të gjitha kontributet e Anëtarësisë Shok. Anëtarëve Shok
u jepet një <a href="/fellowship/card.html">kartë të mençur Anëtarësie Shok</a>,
e fjalës së fundit, e cila, tok me software-in e lirë GnuPG për fshehtëzime dhe me
një lexues kartash, mund të përdoren për të nënshkruar dhe fshehtëzuar email-e, për
sigurim kyçesh SSH, për hyrje të sigurt në një kompjuter prej një makine potencialisht
të pasigurt, ose për depozitimin e kyçeve të shifrimit të hard diskut të përdoruesit.
Meqë kyçi i fshehtëzimit është i depozituar te vetë karta, është thuajse e pamundur
të vidhet.</p>
<p>Ka edhe një mundësi tjetër: kryerja e një <a href="/donate/onetime-donation.html">
dhurimi për FSFE-në</a>.</p>
<p>Që të vazhdojë punën e vet gjatë 2015-s, FSFE-së do ti duhen 420 mijë euro
gjithsej. Organizmi ka siguruar tashmë 230 mijë euro, falë anëtarëve ekzistues,
dhurimeve normale, dhe shitjeve të sendeve të ndryshme. FSFE-së i duhen edhe
190 mijë euro që të garantojë punën e saj gjatë 2015-s.</p>
<ul class="hide">
<li><a href="http://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/01/preview-what-fsfe-did-in-2014/">Postimi te blogu i Karsten Gerloff-it mbi punën e FSFE-së gjatë 12 muajve të fundit</a></li>
</ul>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe">
<div id="related-content">
<h3>Lexoni Gjithashtu</h3>
<ul>
<li><a href="http://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/01/preview-what-fsfe-did-in-2014/">Postimin te blogu i Karsten Gerloff-it mbi punën e FSFE-së gjatë 12 muajve të fundit</a></li>
</ul>
<h3>FSFEs Funds</h3>
<ul>
<li><a href="/donate/thankgnus.html">Dhuruesit tanë</a></li>
<li><a href="/about/funds/funds.html">Fonde</a></li>
<li><a href="/donate/hardware.html">Dhurime</a></li>
<li><a href="/about/graphics/sponsoring/sponsoring.html">Grafikë sponsorizimesh</a></li>
</ul>
</div>
</sidebar>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Financim">Funding</tag>
</tags>
</html>