fsfe-website/news/2014/news-20140304-01.sq.xhtml

40 lines
3.3 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-03-04">
<head>
<title>
Bëjini kandidatët për zgjedhjet europiane të këtij viti ti dalin krah Software-it të Lirë
</title>
</head>
<body>
<h1>
Bëjini kandidatët për zgjedhjet europiane të këtij viti ti dalin krah Software-it të Lirë
</h1>
<p newsteaser="yes">Prej 22 deri 25 maj, 2014, shtetasit europianë do të votojnë për kandidatët për në Parlamentin Europian. Kjo është kohë ideale për të trajtuar me politikanët çështjen pse Software-i i Lirë ka rëndësi. Ndihmonani ti bëjmë kandidatët kudo në Europë të deklarojnë përkrahjen e tyre për Software-in e Lirë.</p>
<p>April, një shoqatë e rëndësishme Software-i të Lirë në botën frëngjisht folëse, është nismëtarja e <a href="http://www.freesoftwarepact.eu/">Nismës për një Pakt Software-i të Lirë</a>. FSFE-ja i fton mbrojtësit e Software-it të Lirë në Europë tu kërkojnë kandidatëve në zgjedhjet europiane ta nënshkruajnë këtë deklaratë, dhe ti dalin kështu krah Software-it të Lirë, përballë legjislacionit të BE-së, për shembull. Duke e bërë këtë, kandidatët do të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Software-it të Lirë, dhe mund ta shumëfishojnë mesazhin. Për më tepër, edhe ju mund të jepni ndihmesë, duke ndihmuar në <a href="http://wiki.april.org/w/Free_software_pact:_list_of_tasks">përkthimin e paktit mbi Software-in e Lirë</a>.</p>
<p>European Digital Rights Organisation (EDRi) ka një sajt tjetër sajt, <a href="http://www.wepromise.eu">wepromise.eu</a>: një fushatë për të ndihmuar shtetasit europianë të këmbëngulin për të drejtat e tyre themelore në shoqërinë dixhitale: transparencë, privatësi, fshehtëzim, anonimitet, kontroll të survejimit dhe “përkrahjen e masave që lejojnë ose nxisin përdorimin e gjerë të Software-it të Lirë (Software-it me Burim të Hapur). Kjo përfshin entet qeveritare dhe publike, në veçanti entet që marrin fonde nga buxheti i BE-së.” Pika kyçe këtu është: duhet të premtoni që tani se do të votoni për kandidatë që kanë nënshkruar ose do të nënshkruajnë 10 pikat e Kartës së të Drejtave Dixhitale.</p>
<p>FSFE-ja i përkrah fuqishëm të dyja fushatat. “Kjo është një mënyrë shumë e mirë për tu treguar politikanëve Europianë bashkësinë gjithnjë në rritje të mbrojtësve të Software-it të Lirë anembanë Europës. Sa më shumë njerëz të lidhen me kandidatët parlamentarë. aq më tepër ndikim do të kemi” thotë Erik Albers, bashkërendues i bashkësisë së Free Software Foundation Europe-s. Sam Tuke, përgjegjësi i fushatave FSFE shton "nënshkrimet janë një rrugë e mirë për të kërkuar përgjegjësi ndaj premtimeve, sa herë që do të ketë për miratim legjislacion të BE-së, i cili mund të vërë në rrezik ekzistencën ose rritjen e Software-it të Lirë.”</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Zgjedhjet Europiane">elections</tag>
<tag content="Pyetni Kandidatët Tuaj">ayc</tag>
<tag content="Pakti Për Software të Lirë">FSPact</tag>
<tag content="Parlamenti Europian">EuropeanParliament</tag>
<tag content="Politika">Policy</tag>
</tags>
<timestamp></timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->