29
30
Fork 85
fsfe-website/news/2013/news-20130923-01.sq.xhtml

35 linhas
2.1 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-09-23">
<head>
<title>FSFE-ja mbështet 13 parimet kundër survejimit</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja mbështet 13 parimet kundër survejimit</h1>
<p newsteaser="yes">Një koalicion i më shumë se 265 organizmash ka hedhur në qarkullim një listë me 13 <a href="https://en.necessaryandproportionate.org/text">Parime Ndërkombëtare mbi Zbatimin e të Drejtave të Njeriut në Survejimin e Komunikimeve</a>. Të premten e javës së fundit, grupet e paraqitën zyrtarisht listën me parime në sesionin e 24-t të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për Të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.</p>
<p>Me këto parime, të bazuara në ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, <a href="https://en.necessaryandproportionate.org/signatories">koalicioni ndërkombëtar i organizmave të shoqërisë civile</a> kërkon që shtetet ta kufizojnë në mënyrë strikte survejimin e qytetarëve vetëm për rastet kur kjo është e nevojshme dhe e peshuar mirë.</p>
<p>"Na duhet të vlerësojmë nëse janë apo jo ligjet dhe praktikat e survejimit në pajtim me të drejtat e njeriut", thotë Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe. "Këto 13 parime nga japin një bazë të qëndrueshme për ta bërë këtë."</p>
<p>Survejimi në masë është i rrezikshëm për shoqëritë demokratike. Ai u heq qytetarëve të drejtën për të komunikuar lirisht, pa vetë-censurim apo futje hundësh nga të tjerët.</p>
<p>"Teknologjia do të duhej të ishte një mjet lirie dhe krijueshmërie. Por megjithatë qeveri anembanë botës po i kthejnë kompjuterat dhe rrjetet në mjete të shtypjes," thotë Gerloff. "Që të lulëzojnë shoqëritë e lira, si Software-i i Lirë, ashtu edhe mbrojtja nga survejimi pa dallim janë thelbësore." </p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Survejim">privacy</tag>
<tag content="OKB">UN</tag>
<tag content="Privatësi">Privacy</tag>
<tag content="Politika">Policy</tag>
</tags>
<timestamp></timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->