fsfe-website/news/2013/news-20130423-02.sq.xhtml

38 строки
2.8 KiB
HTML
Исходник Ответственный История

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-04-25">
<head>
<title>Ndal DRM-së në HTML5 - Nënshkruani Peticionin!</title>
</head>
<body>
<h1>I thoni W3C-së: Nuk e duam Hollyweb-in. Ndal DRM-së në HTML5</h1>
<p newsteaser="yes"> Bashkohuni me thirrjen tonë ndaj World Wide Web Consortium (W3C) dhe organizmave anëtare të tij për të kundërshtuar propozimin për Zgjerime Mediash të Fshehtëzuara (EME). Ky propozim synon trupëzimin e mbulimit të Administrimit Dixhital të Kufizimeve (DRM) brenda HTML-së dhe do të përjashtonte kështu shfletuesit Software i Lirë nga të qenët të përputhshëm me mjaft faqe web.</p>
<p>FSFE-ja, FSF-ja dhe të tjera organizma të njohura për mbrojtjen e lirisë dixhitale kanë përgatitur një <a href="http://www.defectivebydesign.org/sign-on-against-drm-in-html">letër të përbashkët</a> për konsorciumin World Wide Web Consortium dhe organizmat anëtare të tij, duke u kërkuar të hedhin poshtë propozimin për Zgjerime Mediash të Fshehtëzuara (EME).</p>
<p>Nënshkruesit pranojnë nevojën e W3C-së për tiu përgjigjur ndryshimeve në peizazhin e Web-it dhe për të pajtuar interesat e shumë palëve. Por ratifikimi i EME-s do të ishte heqje dorë nga përgjegjësitë; do të dëmtonte ndërveprueshmërinë, do të shenjtëronte në standardet W3C software-in jo të lirë dhe përjetësimin e modeleve shtypëse të biznesit. Do të binte ndesh me ato çka W3C-ja përmend si pika kyçe të misionit të vet dhe do të shkaktonte një varg problemesh serioze për miliardat e njerëzve që përdorin Web-in.</p>
<p>Ngaqë <a href="http://www.drm.info">Administrimi Dixhital i Kufizime</a> lyp që përdoruesve tu mohohet e drejta e tyre të modifikojnë shtojca dhe të tjerë programe me rëndësi, ai është nga vetë natyra i papërputhshëm me software-in e lirë "si te liria". Prej kësaj, shtojcat e shfletuesve të konceptuara për luajtur media, nën specifikimet EME do të ishin të gjitha pronësore, dhe birësimi masiv i këtij sistemi shtojcash do të ushtronte trysni mbi edhe më shumë përdorues të Web-it për të sakrifikuar lirinë e tyre në punën me kompjuter që të mund të shihnin këto media. Shenjtërimi i software-it jo të lirë në HTML, në mënyrë të ngjashme, do të zvogëlonte vlerat e lirisë, vetë-përmbushjes dhe decentralizimit, kaq kritike për Web-in siç e njohim ne. </p>
<p>Hidhuni në veprim në mbrojtje të një interneti të lirë dhe për ta mbajtur DRM-në larg Standardeve W3C dhe bashkojuni FSFE-së duke nënshkruar peticionin e FSF-së <a href="http://www.defectivebydesign.org/no-drm-in-html5">Nuk duam Hollyweb</a>.</p>
</body>
<tags>
<tag content="Administrim Kufizimesh Dixhitale">DRM</tag>
<tag>front-page</tag>
</tags>
<timestamp></timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->