fsfe-website/news/2013/news-20130402-01.sq.xhtml

42 lines
5.4 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-04-02">
<head>
<title>Si të çlirohemi prej Skype-it</title>
</head>
<body>
<h1>Si të çlirohemi prej Skype-it</h1>
<h2>Shmangni kyçjen teksa Microsoft-i i jep fund Windows Messenger-it</h2>
<p newsteaser="yes"> Më 8 Prill, Microsoft-i do të ndërpresë shërbimin e vet Windows Messenger. Krejt përdoruesit e deriatëhershëm do të kalohen nën Skype. Free Software Foundation Europe i këshillon përdoruesit e mëparshëm të Windows Messenger-it ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të përqafuar Standarde të Hapura, të tillë si Jabber (XMPP), në vend se të hidhen te Skype-i.</p>
<p>"Teknologjitë kyçe nuk duhet të kontrollohen nga një njësi e vetme, por të bazohen në Standarde të Hapura, që e kanë bërë Internetin shumë të dobishëm" thotë Matthias Kirschner-i i FSFE-së. "Përdoruesit e MSN-së do të duhej të hidheshin te <a href="http://fsfe.org/activities/os/def.en.html">teknologjitë me Standard të Hapura</a>, të tillë si protokolli XMPP, dhe <a href="http://en.wikipedia.org/wiki/Category:Free_XMPP_clients">programet Software i Lirë për fjalosje</a>." Protokolli Extensible Messaging and Presence Protocol (XMPP, i quajtur më parë Jabber) është i zbatuar gjerësisht në Internet. Ky standard nuk është i mbyllur apo i fshehtë; ai administrohet nga një fondacion i pavarur me <a href="http://xmpp.org/">shumë lojtarë</a>. Mund të sendërtohet në çfarëdo software-i, dhe jo vetëm që u jep përdoruesve mundësinë të zgjedhin për përdorim cilin klient të duan, por edhe cilit shërbyes ti zënë besë.</p>
<p>Duke i kaluar krejt përdoruesit te Skype-i, Microsoft-i po zëvendëson një teknologjitë të kyçur me një tjetër. Blerë nga Microsoft-i më 2011-n, software-i pronësor Skype përdoret gjerësisht për ndërlidhje me zë dhe figurë, si dhe për fjalosje. Mënyra se si funksionon është e fshehtë dhe janë përpjekje të rëndësishme për të penguar <a href="http://secdev.org/conf/skype_BHEU06.pdf">retro-inxhinierimin</a> e tij. Shërbimet e Skype-it kanë hije serioze. Protokolli i tyre i mbyllur, <a href="http://en.wikipedia.org/wiki/Security_through_obscurity">bërë i sigurt përmes errësimit</a> u heq përdoruesve lirinë. Teknologjia e Skype-it i detyron përdoruesit të futen në vathën e kyçur, po qe se duan të vazhdojnë komunikimin me të tjerët, dhe i ndryn brenda dhe ata. Ajo i bën gjithashtu pothuaj të pamundura vëzhgimin dhe kontrollin nga bashkësi apo ekspertë të pavarur. "Microsoft-i dhe Skype-i kanë kontroll absolut mbi krejt komunikimet që zhvillohen përmes rrjetit të tyre," thotë Torsten Grote i FSFE-së. "Fuqia e dhënë Skype-it nga secili përdorues individual, pasi të jetë bërë pjesë, e rrezikon lirinë në shkallë globale. Skype-i ka kohë që e shpërdoron këtë fuqi përmes <a href="http://www.nytimes.com/2008/10/02/technology/internet/02skype.html?_r=0"> sulmesh mbi privatësinë</a>, <a href="http://www.skype.com/en/legal/privacy/#collectedInformation">mbajtjesh të dhënash</a> , <a href="http://news.cnet.com/8301-1009_3-57573243-83/how-skype-monitors-and-censors-its-chinese-users/">censure</a>, dhe <a href="http://www.h-online.com/security/news/item/Speculation-over-back-door-in-Skype-736607.html">përgjimi</a>."</p>
<p>Aftësi për të komunikuar lirisht është jetike, dhe kjo është pikërisht ajo që ofrojnë metodat e komunikimit të bazuara në Standarde të Hapura, të tillë si XMPP-ja. Njerëzit që janë në gjendje të xhirojnë shërbyesin e tyre XMPP këshillohen me forcë ta bëjnë këtë. Sa më tepër rrjete XMPP të shpërndarë të ketë, aq më shumë pengohet censurimi dhe dështimet. Njerëzit që parapëlqejnë të mos xhirojnë shërbyes të tyrin i ftojmë të përdorin një shërbim XMPP të cilit i zënë besë. FSFE-ja, për shembull, ofron një shërbyes XMPP për krejt anëtarët shok. "Teknologjitë mbi të cilat bazohemi nuk duhet të kontrollohen kurrë nga një njësi e vetme. Rasti ideal do të ishte të kontrolloheshin prej krejt nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos ngritur vathë të reja të kyçura." thotë Grote. "Shumica e kompanive pajtohen tashmë me XMPP-në. Vetëm kompanitë që dëshirojnë ti mbajnë të kyçur përdoruesit e tyre zgjedhin ndryshe për këtë punë. Madje edhe Facebook-u e përdor XMPP-në, por mjerisht ata ende nuk u lejojnë përdoruesve të tyre të komunikojnë me njerëz jashtë Facebook-ut."</p>
<h3> Si të kalojmë në një zgjidhje Software të Lirë për fjalosjet, të bazuar në Standarde të Hapura :</h3>
<ol>
<li>Shkarkoni një <a href="http://en.wikipedia.org/wiki/Category:Free_XMPP_clients">klient të lirë</a></li>
<li>Instalojeni dhe vëreni në funksionim</li>
<li>Nëse nuk keni një llogari XMPP, regjistrohuni në një prej mjaft <a href="http://xmpp.net">shërbimeve publike XMPP</a> duke përdorur si emër përdoruesi atë që doni. Klienti juaj do ta krijojë vetvetiu llogarinë</li>
<li>Shtoni kontaktet tuaja</li>
<li>Filloni të bisedoni me të tjerët në rrjetin XMPP!</li>
</ol>
</body>
<tags>
<tag>Skype</tag>
<tag>front-page</tag>
</tags>
<timestamp></timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->