fsfe-website/news/2013/news-20130327-01.sq.xhtml

115 line
5.7 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-03-27">
<head>
<title>taz.die tageszeitung nderohet me Çmimin Gjerman të Lirisë së Dokumenteve </title>
</head>
<body>
<h1>taz.die tageszeitung nderohet me Çmimin Gjerman të Lirisë së Dokumenteve </h1>
<p newsteaser="yes">
Gazeta gjermane taz.die tageszeitung (TAZ) merr çmimin e Ditës së
Lirisë së Dokumenteve për këtë vit. Me këtë çmim, Free Software
Foundation Europe (FSFE) dhe Foundation for a Free Information
Infrastructure (FFII) nderojnë organizma që kanë arritur përdorim
shembullor të Standardeve të Hapur.
</p>
<div class="captioned right" style="max-width: 400px; width: 55%;">
<a href="https://wiki.fsfe.org/DFD-2013-Berlin"><img src="//documentfreedom.org/graphics/2013/dfd-2013-berlin-award-team.JPG" alt="" width="100%" /></a>
<footer>
<p>Ralf Klever (i ngarkuar me Lirinë e Dokumenteve brenda TAZ-IT), duke mbajtur dëshminë DLDate - i rrethuar nga ekipe pre TAZ-it, FSFE-së dhe FFII-së</p>
</footer>
</div>
<p>
TAZ nderohet me çmimin e Lirisë së Dokumenteve ngaqë ofron gazetën
e vet elektronike për pajtimtarët e vet në një larmi formatesh
të hapur, dhe pa kufizime dixhitale (DRM).
"E nderojmë TAZ-in me Çmimin e Lirisë së Dokumenteve për
përkushtimin e tyre të kahershëm ndaj Standardeve të Hapura dhe
përpjekjet e vazhdueshme në ofrimin e gazetës së tyre pa kufizime"
thotë Erik Albers, bashkërendues i Anëtarëve Shok të Berlinit.</p>
<p>Pajtimtarët e TAZ-it mund ta marrin gazetën e tyre në HTML, PDF,
ePub, dhe madje edhe në formate teksti të thjeshtë. Kartelat HTML
formojnë bazën e World Wide Web-it. Portable Document Format (PDF)
qe hedhur në qarkullim si një standard nga International
Organization for Standardization (ISO) - Organizmi Ndërkombëtar
për Standardizimet - më 2008-n. Adobe i ka dhënë gjithkujt të drejtën
të krijojë dhe shpërndajë pa kufizime kartela PDF. Kartelat tekst i
thjeshtë (.txt) mund të lexohen ose hapen lehtësisht nga cilido prej
mijëra aplikacioneve, pavarësisht nga platformat, produktet, ose tregtuesi.
"Kartelat tekst i thjeshtë sjellin përfitime të mëdha për bibliotekat,"
thekson Elisabeth Klein, një arsimtare e shkencave shoqërore me lidhje
të ngushta me bibliotekat akademike në Gjermani. "Ato mund të lejojnë
përdorim të kollajtë të veprave duke përdorur një numër të madh pajisjesh
të ndryshme. Përdoruesit dhe kërkuesit mund të kërkojnë në to dhe t’i
analizojnë me efektshmërinë."</p>
<p>ePub është një Standard i Hapur për librat elektronikë. Në vend se
të jenë të lidhur pazgjidhshmërisht te një tregtues i veçantë, përdoruesit
mund t’i hapin kartelat me zgjerimin për .epub në një gamë të gjerë
programesh dhe pajisjesh. "Përdorim formate të Lirë dhe të Hapur, ngaqë
nuk duam t’i mbyllim brenda në një kafaz përdoruesit tanë - edhe pse
ky mund të jetë prej floriri. Vetëm duke përdorur Standarde të Hapura,
pa DRM, jemi në gjendje të përhapim lajmet media TAZ sa më shumë që të jetë
e mundur" thotë Ralf Klever, drejtuesi i TI-së në TAZ.
</p>
<p>Stephan Uhlmann, anëtar i bordit të FFII-së, shton: "E përgëzojmë TAZ-in
për qëndrimin e tyre të vendosur lidhur me përdorimin e Standardeve të Hapura.
TAZ-i ka një historik mbulimi të lëvizjeve politike bashkëkohore nga shumë
afër, çka e bën këtë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e këtij
dokumentacioni në formate dokumentesh të hapur dhe të përdorshëm për
brezat e ardhshëm."</p>
<p>
Çmimet e Lirisë së Dokumenteve jepen përvit
<a href="http://www.documentfreedom.org">Ditën e Lirisë së Dokumenteve</a> -
dita ndërkombëtare e Standardeve të Hapura. Ndër fituesit e mëparshëm
përfshihen <a href="/news/2012/news-20120328-01.html">1&amp;1 Internet
AG</a>, <a href="/news/2011/news-20110330-01.html">tagesschau.de</a>
dhe <a href="/news/2010/news-20100324-01.html">Deutschland Radio</a>.
</p>
<p>Të dhëna plotësuese:</p>
<ul>
<li> <a
href="https://wiki.fsfe.org/DFD-2013-Berlin">Fotot për shtypin nga ceremonia e dhënies së çmimit</a></li>
<li><a href="http://documentfreedom.org">Dita e Lirisë së Dokumenteve</a> - Festa e përdorshmërisë së informacionit dhe rritje e ndërgjegjësimit për Standardet e Hapura</li>
<li>Mbi <a
href="https://www.fsfe.org/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.en.html">
programe leximi PDF-sh nga Software-i i Lirë</a> dhe rreth <a
href="https://www.fsfe.org/campaigns/pdfreaders/petition.en.html">heqjes nga sajtet publike të reklamave për software pronësor</a>
</li>
</ul>
<p>Veprimtari dhe ngjarje të tjera në Gjermani gjatë Ditës së Lirisë së Dokumenteve 2013:</p>
<ul>
<li><a href="http://www.documentfreedom.org/events/events.en.html#id-freedom-and-art-workshops-presentation-in-berlin-germany">Praktika me diapozitiva për Lirinë dhe Artin në Berlin</a> </li>
<li><a href="http://www.documentfreedom.org/events/events.en.html#id-document-freedom-day-in-berlin-germany">Dita e Lirisë së Dokumenteve në Berlin</a> </li>
<li><a href="http://www.documentfreedom.org/events/events.en.html#id-document-freedom-day-in-munchen-in-munich-germany">Dita e Lirisë së Dokumenteve në Mynih</a> </li>
<li><a href="http://www.documentfreedom.org/events/events.en.html#id-alles-verbieten-dusseldorf-germany">"Alles verbieten", Dyseldorf</a> </li>
</ul>
</body>
<tags>
<tag content="Dita e Lirisë së Dokumenteve">DFD</tag>
<tag>front-page</tag>
<tag>de</tag>
</tags>
<timestamp></timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->