fsfe-website/news/nl/nl-201804.sq.xhtml

84 lines
9.0 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2018-04-19" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Prill 2018</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 id="fsfenewsletterapril2018">Buletini i FSFE-së - Prill 2018</h1>
<h2 id="morethan11000signaturesh">Ligjvënësve të BE-së iu dorëzohen më shumë se 11 000 nënshkrime që kërkojnë ndryshimin e propozimit të reformës së rrezikshme mbi të drejtat e kopjimit</h2>
<p>Më 19 Mars, Free Software Foundation Europe tok me OpenMedia, depozituan së bashku një peticion të më shumë se 11 000 individëve që u kërkojnë politikanëve europianë të shpëtohet interneti nga ndikimi i pakthyeshëm i rrezikshëm i reformës së ndërrmarë mbi të drejtat e kopjimit, dhe veçanërisht <a href="/news/2017/news-20171130-01">nenit të 13-të</a> të saj që imponon bllokim parandalues të depove internetore të kodit. Këto nënshkrime u drejtohen bashkëpunëtorëve të propozimit në BE: Parlamentit Europian dhe Këshillit Bashkimit Europian, dhe u morën në dorëzim nga eurodeputetja Julia Reda, raportuesi hije në Komitetin e Çështjeve Ligjore në Parlamentin Europian (JURI) që udhëheq përpjekjen kryesore parlamentare lidhur me reformën e tanishme të të drejtave të kopjimit. </p>
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;"><img src="https://pics.fsfe.org/uploads/medium/dc7e05f22595b266b2c31189fa3e7821.jpeg" alt="Eurodeputetes Julia Reda i dorëzohen nga bashkërenduesja e politikave në FSFE, Polina Malaja, më shumë se 11 000 nënshkrime kundër ndikimit të rrezikshëm të nenit 13" />
<footer><p>Eurodeputetes Julia Reda i dorëzohen nga bashkërenduesja e politikave në FSFE, Polina Malaja, më shumë se 11 000 nënshkrime kundër ndikimit të rrezikshëm të nenit 13.</p></footer>
</div>
<p>Krejt nënshkrimet u mblodhën së bashku përmes fushatës tonë <a href="https://savecodeshare.eu/">Save Code Share</a>, e cila nxjerr në pah kërcënimet që reforma e tanishme e të drejtave të kopjimit në BE imponon mbi Software-in e Lirë, dhe ajo <a href="https://savethelink.org/">Save the Link</a> që thekson se si propozimet e tanishme synojnë censurimin e lidhjeve <em>online</em>. </p>
<p>Edhe pse duket e vështirë të arrihet një anulim i plotë i nenit 13, kemi parë zhvillime pozitive të pozicionit të JURI-t, kur vjen puna te rishikimi i <a href="https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/proposal-directive-european-parliament-and-council-copyright-digital-single-market">tekstit të propozuar fillimisht</a> nga Komisioni Europian. Amendamentet kompromis të propozuara thonë, mes të tjerash, që shërbimet depo kodi do të përjashtohen nga detyrimi për të instaluar filtra arbitrarë dhe për të mbikëqyrur veprimtarinë e përdoruesve të tyre. Megjithatë, në tekstin e tanishëm, kjo aplikohet vetëm mbi shërbime deposh kodi që funksionojnë për qëllime “jokomerciale”. Një referencë e tillë ndaj shërbimesh “jokomerciale” ende lë jo pak hapësirë për paqartësi ligjore, kur vjen puna te përgjegjësia ligjore e shërbimeve internetore deposh kodi. Për ta përmbledhur, neni 13 ende vazhdon të jetë një kërcënim ndaj Software-it të Lirë që, sipas asnjë përkufizimi, slidhet me “jokomercialen”. </p>
<p>Tok me Open Forum Europe dhe aleatë të tjerë, do të vazhdojmë të punojmë fort që ligjvënësit të kuptojnë dallimet dhe nevojat e Software-it të Lirë në Europë. Nëse doni të përkrahni punën tonë, <a href="https://savecodeshare.eu/#sign-letter">nënshkruani letrën tonë</a>, tregojuni njerëzve për të ose ndihmonani me <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=savecodeshare">përkrahje financiare</a>. </p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2018-04">Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve të lirisë.</a></p>
<hr />
<h2 id="what-else-have-we-done-inside-and-outside-the-fsfe">Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Hacker-at tanë të sistemit vunë në punë një instancë <a href="https://community.fsfe.org/">Discourse</a>, si një shërbim i furnizuar nga FSFE-ja dhe i mirëmbajtur nga vullnetarë. Është ende në fazë beta dhe hëpërhë shërben si një test për tema të caktuara. Mandej me kalimin e kohës do të peshojmë nëse është i volitshëm për platformën e komunikimit në FSFE dhe për bashkësinë. Dëshirojmë tju ftojmë të bëheni pjesë e këtij shërbimi të ri, të na ndihmoni ta përmirësojmë dhe të kënaqeni duke e përdorur: https://community.fsfe.org/</li>
<li>Isabel Drost-Fromm <a href="http://blog.isabel-drost-fromm.de/posts/my-board-nomination-statement-2018.html">botoi deklaratën e kandidimit të saj</a> për në bordin e Apache Software Foundation, si ndihmë në sjelljen e më tepër transparence për njerëzit jashtë fondacionit. </li>
<li>Jens Lechtenbörger shpjegon se si i përdor kartelat e tejtëdhënave dhe <em>emacs-reveal</em> për <a href="https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2018/04/01/oer-figures-with-license-meta-data-in-emacs-reveal/">të shfaqur vetvetiu</a> të dhënat e duhura për licencim dhe atribuim në prezantimet e veta.</li>
<li>Daniel Kulesz <a href="https://blogs.fsfe.org/kuleszdl/2018/04/02/looking-for-a-secure-smartphone-running-only-free-software-good-luck/">krahason ROM-e të ndryshme</a> për telefona Android, lidhur me çështje të lirisë që përmbajnë, sigurisë, asistencës dhe aspekte të tjera.</li>
<li>Ekipi i FSFE-së për Italinë qe i pranishëm në "Merge-it" me një sesion mbi fushatën tonë “Para Publike? Kod Publik!” dhe gjendjes së tanishme të sendërtimit të ideve të saj në Itali dhe BE. </li>
<li><a href="https://wiki.fsfe.org/Teams/System-Hackers">Hacker-at e Sistemit</a> zhvilluan një takim gjatë Pashkëve, për të biseduar se si të përmirësohet funksionimi i brendshëm i ekipit dhe shërbimet dixhitale të ofruara nga FSFE-ja. Ekipi mundi të caktojë rregulla të reja lidhur me mirëmbajtjen e shërbimeve, të shtojë më tepër dokumentim, të përcaktojë hapat e nevojshëm për garantimin e përputhjes me GDPR-në, dhe ra dakord lidhur me synimet afatgjata.</li>
</ul>
<h2 id="get-active">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Takimi i bashkësisë së FSFE-së për 2018-n do të jetë pjesë e Libre Software Meeting (LSM, i njohur edhe si RMLL) në Strasbourg, dhe anasjelltas. LSM-ja është ndoshta takimi më i madh në Francë i organizuar nga bashkësitë e Software-it të Lirë, ndaj ofron një mjedis të shkëlqyer për takimin e bashkësisë së FSFE-së, dhe për tu lidhur me bashkësinë më të gjerë të Software-it të Lirë. Me këtë rast, FSFE-ja do të organizojë një pistë të vetën gjatë veprimtarisë, në ditët e para të LSM-së, më 7/8/9 korrik. <a href="/news/2018/news-20180414">Ftesa për pjesëmarrje</a> është e hapur deri më 30 prill. Mos humbni rastin. Ky është shansi juaj për të ndërthurur pjesëmarrjen në takimin e bashkësisë së FSFE-së dhe të mbajtjes së një fjale apo bisede në LSM 2018 në të njëjtën kohë. <br />
Ndaj, përpara se të harroni, <a href="https://rmll2018.info/conferences/RMLL2018/program/proposals/new">aplikoni që tani</a>!</p>
<p>Një nga temat tona do të jetë <a href="https://2018.rmll.info">"Edukimi Dixhital"</a> - një temë që shtrihet nga edukimi shkollor te njohja e programimit e deri te të kuptuarit e koncepteve etike pas teknologjisë së informacionit. Por jeni të lirë të propozoni tema të tjera. Përgjithësisht, po shohim për fjalë dhe biseda frymëzuese, dhe praktika që mbulojnë kafazet e artë dhe çlirimin e përdoruesve - në mjedise edukative dhe në jetën e përditshme. </p>
<h2 id="contribute-to-our-newsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>
<p>Nëse do të donit të ndanit me ne mendime, foto apo lajme, na i dërgoni. Si përherë, adresa është <a href="mailto:newsletterATfsfeDOTorg">
newsletter@fsfe.org</a>. Presim tju dëgjojmë!</p>
<p>Falënderime bashkësisë sonë, krejt
<a href="/contribute/contribute">vullnetarëve</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">
përkrahësve</a> dhe <a href="/donate/thankgnus">dhuruesve</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Falënderime edhe për
<a href="/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që ju bëjnë të mundur ta lexoni këtë buletin në gjuhën tuaj amtare.</p>
<p>Redaktorët tuaj, <br />
Erik Albers dhe Polina Malaja</p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2018-04">Bëhuni pjesë e bashkësisë sonë të lirisë.</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2018-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
<tag key="savecodeshare">Save Code Share</tag>
<tag key="rmll">RMLL</tag>
<tag key="community">takim i bashkësisë</tag>
</tags>
<author id="albers" />
<author id="malaja" />
</html>