fsfe-website/news/nl/nl-201702.sq.xhtml

79 lines
8.5 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2017-02-01" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - shkurt 2017</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - shkurt 2017</h1>
<h2 id="why-open-science-matters-and-the-fsfe's-position-on-horizon-2020">
Pse Shkenca e Hapur ka rëndësi dhe pozicioni i FSFE-së lidhur me Horizon 2020</h2>
<p>"Shkenca e Hapur" është një lëvizje e sapolindur që kërkon të bartë në fushën e shkencës katër liritë që ne praktikojmë në Software-in e Lirë.
Edhe pse ende në fillimet e veta, Shkenca e Hapur po tërheq gjithnjë e më tepër rëndësi nga vendim-marrësit. Në sytë e ministrave të financave të Bashkimit Europian, Shkenca e Hapur prodhon dhe përdor një sasi të madhe të Dhënash të Hapura, çka nga ana e vet ka potencial për përfitime të mëdha ekonomike. "European Cloud Initiative", për shembull, është pjesë e strategjisë së Komisionit Europian për Shkencën e Hapur, e menduar për krijimin e një <a href="https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/open-science">"ekonomie konkurruese të dhënash dhe dijeje në Europë"</a>. Ajo synon forcimin e pozitave të Europës në risitë që lidhen me të dhënat, ndaj edhe shihet të shndërrohet në pjesë të rëndësishme të Tregut të Përbashkët Dixhital Europian. Ose, me fjalët e OCDE-së: <a href="https://www.oecd.org/sti/oecd-science-technology-and-innovation-outlook-25186167.htm">"Nxitja e ndarjes me të tjerët dhe ripërdorimit të të dhënave kërkimore duhet të prodhojë më tepër vlerë për paranë publike"</a>.</p>
<p>Me këtë në mendje, FSFE-ja synon që Software-i i Lirë të bëhet që në fillesë pjesë e kësaj fushe të sapolindur të Shkencës së Hapur Europiane. Ngaqë krejt puna kërkimore, përpunimi dhe arkivimi i të dhënave në kohën e sotme varen thellësisht nga software-i, ky është një shans për të kapur trenin dhe për ta përkufizuar Software-in e Lirë si parakusht për Shkencë të Hapur. Si një nga drejtimet e veprimeve, <a href="/news/2017/news-20170105-01">hartuam një dokument që shpreh pozicionin tonë, për vlerësim të brendshëm të Horizon 2020-s</a>, programi më i madh i ndërmarrë ndonjëherë nga BE-ja për kërkime dhe novacion, me gati 80 miliardë euro financim.</p>
<p><a href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20170105-horizon2020-position-paper.pdf">Dokumenti i pozicionit të FSFE-së shpjegon se si Software-i i Hapur dhe Standardet e Hapura janë themelore për Shkencën e Hapur</a>, ndaj kërkojmë që krejt kërkimet e financuara me para publike në Europë detyrimisht të përdorin dhe zhvillojnë Software të Lirë dhe Standarde të Hapura. Me "European Cloud Initiative" në mendje, kërkojmë shprehimisht që <a href="/news/2017/news-20170105-01">"Të dhënat dhe depot e software-it, si dhe Planet e Administrimit të të Dhënave (DMP-të) duhet të funksionojnë me Software të Lirë, në mënyrë që të garantojnë hyrje pa pengesa në lëndën e tyre dhe ruajtje afatgjatë"</a>.</p>
<hr/>
<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s<a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-02"> https://fsfe.org/join</a></p>
<hr/>
<h2 id="what-else-have-we-done?-inside-and-Outside-the-fsfe">Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Në mbështetje të kërkesave të dokumentit të pozicionit tonë që shkruam për vlerësimin e brendshëm të Horizon 2020-a (shihni më sipër), <a href="/news/2017/news-20170110-01">depozituam në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Europian një kërkesë <em>Lirie Informacioni</em></a> për të pyetur rreth përdorimit, zhvillimit dhe hedhjes në qarkullim të software-it (të Lirë) nën Horizon 2020. Do tju njoftojmë rreth çfarëdo përgjigjeje.</li>
<li><a href="/news/2017/news-20170109-01.html">Botuam raportin tonë vjetor</a> me vështrime mbi punën tonë me politikat, fushatat dhe veprimtaritë gjatë 2016-s, si dhe një parashikim rreth 2017-s.</li>
<li> Në gusht të 2016-s, <a href="/news/2016/news-20160817-01">FSFE-ja u bë pjesë e Bordit Këshillimor të Document Foundation-it</a>. Tani së fundi <a href="https://blog.documentfoundation.org/blog/2016/12/27/the-document-foundation-opens-libreoffice-certification-for-migrations-and-trainings-to-all-project-volunteers-to-members-of-not-for-profit-bodies-and-to-individuals-of-proven-competence/">Document
Foundation hapi Certifikimet LibreOffice për Migrime dhe Trajnime</a> për anëtarë të organizmave jofitimprurës që janë pjesë e Bordit Këshillimor, përfshi FSFE-në.</li>
<li><a href="/community/events/2016/summit/backsight">Botuam një raport për kuvendin e parë të FSFE-së</a> që u mbajt në shtator të 2016-s. Raporti përmban përsiatje, përshtypje, foto dhe planin e plotë, me lidhje te përshkrimi, diapozitiva dhe regjistrim video të çdo bisede, në pastë të tilla. Nëse ju shpëtoi nga sytë kuvendi, ky raport është shansi juaj për tu njohur me të.</li>
<li><a href="https://events.ccc.de/congress/2016/wiki/Assembly:Free_Software_Foundation_Europe">Asambleja e FSFE-së gjatë edicionit të 33-të të Chaos Communication Congress (33C3)</a> qe një sukses i madh, falë ekipit tonë tejet të motivuar që u përkujdes për stendën dhe cilësisë së lartë të 21 sesioneve gjatë tri ditëve që u realizuan nga organizatorët. <a href="http://blog.3rik.cc/2017/01/worked-for-us-thank-you-33c3/">Për një ide më të qartë, lexoni raportin e Erikut dhe shihni fotot</a>.</li>
<li>Si çdo vit, nëpunës të FSFE-së dhe mjaft anëtarë të ekipit do të jenë të pranishëm në FOSDEM, ku do të kemi edhe një stendë të madhe <a href="https://fosdem.org/2017/practical/transportation/">në godinën K</a>. Nëse vini në FOSDEM, shfrytëzoni rastin të njiheni me FSFE-në ose anëtarë individualë.</li>
<li><a href="http://bcnfs.org/">"Barcelona Free Software"</a> është një grup vendor në Barcelonë dhe një hapësirë e lirë për programues dhe përdorues që e duan Software-in e Lirë. Në vijim të një vendimi të ekipit në fund të 2016-s, Barcelona Free
Software tani është një <a href="/associates/associates">organizëm shok i FSFE-së</a>.</li>
<li>Do të donit të punonit me ne në FSFE ose njihni dikë që mund të donte? <a href="/news/2017/news-20170116-01">Për 2017-n,
po kërkojmë për stazhierë të rinj studentë</a> që të bëhen pjesë e ekipit tonë dhe që duan të njohin një botë plot Software të Lirë.</li>
</ul>
<h2 id="get-active">Aktivizohuni</h2>
<p>14 shkurti është dita "E dua Software-in e Lirë", dita për ti thënë faleminderit gjithkujt pas Software-it të Lirë. Përdoreni këtë rast për të shfaqur dashurinë tuaj për programin tuaj të parapëlqyer Software i Lirë dhe hidhni një sy që më parë faqes së fushatës tonë për ide dhe frymëzim: <a href="http://www.ilovefs.org">http://www.ilovefs.org</a></p>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të Mira nga Software i Lirë</h2>
<p><a href="https://en.ogpsummit.org/paris-declaration/">Deklarata e Parisit mbi Qeverinë e Hapur</a>, e paraqitur për herë të parë gjatë OGP Paris Summit dhjetorin e kaluar, synon vendosjen e bashkëpunimit mes vendeve dhe shoqërive civile gjatë 2017-s. Deklarata përbëhet nga 21 pika veprimi kolektiv, me <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/opengov/news/paris-declaration-promote-collective-actions-open-government">realizimin e prokurimit të hapët publik dhe formimin e politikave të efektshme të Software-it të Lirë</a> mes tyre.</p>
<h2 id="help-us-to-improve-our-newsletter"> Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>
Keni përshtypjen se na kanë shpëtuar ca lajme, ose do të donit të shfaqej në buletinin tonë një lajm i caktuar? Ju lutemi, ide të tilla dhe çfarëdo përshtypjesh të tjera na i jepni me shkrim te newsletter@fsfe.org
</p>
<p>
Falënderojmë krejt
<a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nltr16">anëtarët shok</a>
dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,
</p>
<p>
redaktorët tuaj Erik Albers, Olga Gkotsopoulou dhe Fernando Sanjurjo,
<a href="/">FSFE</a>
</p>
<hr/>
<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s<a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-02"> https://fsfe.org/join</a></p>
<hr/>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2017-02"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>