fsfe-website/news/nl/nl-201401.sq.xhtml

211 lines
10 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-01-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së janar 2014</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së janar 2014</h1>
<h2>Nga Festa e Julit në Dimër të Plotë</h2>
<p>
Mjaft <i>hackers</i> (përfshi ne, sigurisht!) dëfryen në
festimet e ndryshme të zhvilluara gjatë solsticit të dimrit.
Por ja që koha për të vrarë mendjen me dhuratat e
Krishtlindjeve dhe për të shijuar përhumbjen në gjirin e familjes
mbaroi Juli iku, viti u ripërtëri, dhe beteja për lirinë dhe
çlirimin kërkon sërish vëmendjen tonë. Ndaj, ia vlen të fillohet
me një përmbledhje të shkurtër të atyre që sjell për ne 2014
gjatë muajve të parë.
</p>
<p>
Ata që pëlqejnë kremtimet do të duhej ta kishin tashmë mendjen te
14 shkurti, rasti i përvitshëm kur sajti bëhet rozë dhe
përmbytet nga zemra, dhe koha e përkryer për
<a href="/activities/ilovefs/">tu dhënë një përqafim
programuesve</a> dhe për të afruar të dashurit tuaj me Software-in
e Lirë dhe
<a href="/fellowship/index.html">Anëtarësimin Shok</a>.
</p>
<p>
Atyre që u pëlqejnë më shumë gjërat praktike, do tu duhet të presin
deri nga fundi i marsit, që
<a href="http://documentfreedom.org/">të edukojnë bashkëqytetarët</a>
rreth <a href="/freesoftware/standards/standards.html">Standardeve të Hapura</a>.
Sidoqoftë, nuk ka pse të dëshpëroheni:
<a href="/activities/activities.html">fushatat aktive</a> tona kanë
përherë nevojë për veprimtarë të rinj. Është
<a href="/contact/contact.html">e lehtë</a> të lidheni!
</p>
<p>
Dhe meqë jemi në temë, gjatë vitit do të ketë mjaft raste për
tu takuar me stafin, vullnetarë dhe Anëtarë Shok tanët. Sa për
tia filluar, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një stendë në
konferencën e Software-it të Lirë, FOSDEM, që mbahet javën e
parë të shkurtit në Bruksel. Cilido që pëlqen bisedat, apo që
po i mbarohen <a href="/order/order.html">gjërat e lirisë</a>
do të duhej të bënte një xhiro andej. Ata që nuk vijnë dot në
FOSDEM këtë vit, do të duhej, me raste, ti hidhnin një sy
ndarjes mbi veprimtaritë, te <a href="/#id-events">sajti ynë</a>
për mundësi takimi me ne në të ardhmen.
</p>
<h2>DIY përkundër Administrim Dixhital Kufizimesh</h2>
<p>
Ndërkohë që jemi të sigurt se mjaft nga lexuesit tanë ose patën
fat, ose e ngritën mjaft zërin për të marrë vetëm dhurata
Krishtlindjeje që respektojnë lirinë e tyre, ka ndoshta ca që
e shohin veten në zotërim objektesh që as qenë krijuar nga
dhuruesi, as shihen gjëkundi te
<a href="https://www.fsf.org/givingguide/">Udhërrëfyes Dhurimesh Festash</a> të organizmit tonë vëlla.
</p>
<p>
Kemi ndoca rekomandime për trajtimin e këtyre dhuratave: ca prej
tyre mund të çlirohen (p.sh.,
<a href="/activities/android/android.html">pajisjet Android</a>);
ka shumë gjasa që zhvillues që punojnë për krijimin e
zëvendësimeve të lira për sisteme të ndryshme pronësore ta
pëlqejnë dhurimin në hardware (kërkoni në web për përpjekje
të ndryshme për çlirimin e kategorive të ndryshme të pajisjeve);
dhe së fundi, mund të jeni në gjendje ta bëni vetë një dhuratë
të tillë të xhirojë Software të Lirë.
</p>
<p>
Çfarëdo të keni vendosur të bëni me këto sende, do të donim të
na bënit të ditur zgjidhjet tuaja. Lidhur me temën kemi hapur një
<a href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2014-January/009897.html">rrjedhë</a>
te lista e postimeve, dhe email-et te
<a href="mailto:discussion@lists.fsfe.org">discussion@lists.fsfe.org</a>
janë të mirëpritur (ju lutemi, kini parasysh që kjo është një
listë publike postimesh). Përveç zgjidhjeve për dhurata jo të
lira, jemi gjithashtu në kërkim të lajmeve për dhurata që e
respektojnë lirinë ose DIY me të cilat po zbaviteni vërtet.
</p>
<h2>Diçka Krejt Tjetër</h2>
<ul>
<li>
Ky buletin, që prej dhjetorit 2013, del rregullisht
në Rumanisht. Shoqata bashkëpunëtore
<a href="/associates/associates.html#id-fundația-ceata">Fundația Ceata</a>
ka marrë përsipër ofrimin në kohë të përkthimeve, gjë për
të cilin i jemi tej mase mirënjohës.
</li>
<li>
Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:
</li>
<ul>
<li>
Ish-nënpresidenti ynë, Henrik Sandklef, ka qenë
<a href="http://sandklef.wordpress.com/2013/12/28/lcd-support-added-in-searduino/">i zënë</a>
me shtimin e
<a href="http://searduino.wordpress.com/2013/12/28/partial-lcd-support-in-searduino-not-complete-but-ready-for-use/">mbulimit të LCD-ve</a>
nga Searduino. Postimi i tij i fundit (jo te planeti) shërben
gjithaq edhe si një thirrje për kontribute.
</li>
<li>
Isabel Drost-Fromm, në
<a href="http://blog.isabel-drost.de/posts/on-geeks-growing-up.html">On geeks growing up</a>
sodit domethënien e jetës, ose për ta thënë më thjesht,
sa të afërta janë për familjen një numër konferencash
mbi teknologjinë. Modelet pozitive të zgjedhura prej
Izabelës i kanë hak ca fjalë inkurajimi, dhe vetë
Izabelës nuk kemi çti themi tjetër veç se shumë
e goditur Anësia Induktive!
</li>
<li>
Guido Arnold, Bashkërenduesi i ekipit të Arsimit, ka
grumbulluar dhe përmbledhur lajmet e nëntorit mbi
<a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2013/12/free-software-in-education-news-november/">Software-in e Lirë në arsim</a>.
</li>
<li>
Daniel Pocock ka shkruar mjaft rreth thirrjesh WebRTC
(të lira, prej shfletuesi drejt një celulari, me software të lirë,
Bëjeni WebRTC-në të xhirojë më shpejt,
xWiki: 10 vjet dhe një rast i suksesshëm WebRTC-je).
</li>
<li>
Paul Boddie ka bërë të njëjtën gjë për Kolab-in
(<a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=606">Aventura me Paketimin Kolab dhe pykolab</a>,
<a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=623">Integrimi i setup-kolab-it me Paketimet Debian</a>).
</li>
<li>
Gjëja e fundit nga planeti që siguroi përmendje nderuese
te buletini nën këtë redaktim të përkohshëm është
<a href="https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2013/12/23/openpgp-and-smime/">OpenPGP and S/MIME or Trust and “Trust”</a> nga Jens Lechtenbörger. Jensi shpjegon pse
për fshehtëzim email-esh do të duhej parapëlqyer OpenPGP-ja,
në vend se S/MIME. Njohja me shpjegimin është shumë e
këshillueshme për cilindo që përdor, ose kundron përdorimin e
fshehtëzimit të email-eve.
</li>
</ul>
<li>
Repentinus, një nga dy përfaqësuesit tanë të Anëtarësisë Shok, këtë dimër
po e mban zverkun ngrohtë me një shall leshi të gjelbër dhe të zi, me motive
stemën Fellowship Plussy dhe shkronjat "FSFE". Ata lexues tanët që dinë të thurin,
mund të bëjnë vetë një shall të tillë duke ndjekur <a href="http://tjadens.blogspot.co.uk/2014/01/knitting-pattern-make-your-own-fsfe.html">udhëzimet e dhëna nga mikja e tij</a>
(ju lutemi, kini parasysh që kjo lidhje shpie te një blog që strehohet te Blogspot;
këshillohet marrja e masave të duhura paraprake (të tilla si përdorimi i një bllokuesi
të JavaScript-it)). Lexuesit tanë të tjerë munden ose të mësojnë të thurin, ose të gjejnë
dikë në gjendje tu thurë një shall të tillë.
</li>
</ul>
<h2>Dhuroni për Lirinë</h2>
<p>
Ky buletin nisi me një përmbledhje të shkurtër të veprimtarive vjetore
që na presin muajt e ardhshëm. Kremtime të tilla, teksa janë zbavitëse
dhe edukative, kanë nevojë për përpjekjet e ndërthurura të vullnetarëve
tanë dhe ekipit tonë që të organizohen. Përveç kohës që lypin nga ekipi,
veprimtaritë pjesë e kremtimeve lypin fonde. Më tej, veç kremtimeve
zbavitëse, na duhen fonde për të vazhduar fushatat e hapura,
për lobim në favor të Software-it të Lirë, për këshillim të programuesve
lidhur me licencimet e Software-it të Lirë, dhe për njohjen e kompanive
teknologjike me Software-in e Lirë dhe licenca të pajtueshme. Për fat
të keq, nuk e kemi siguruar ende buxhetin tonë për 2014-n. Lexuesit tanë
që mund të duan të përkrahin veprën tonë munden ose
<a href="https://my.fsfe.org/donate">të bëjnë një dhurim</a>, ose
<a href="https://my.fsfe.org/donate">të bëhen Anëtarë Shok</a>. I falënderojmë
krejt dhuruesit dhe Anëtarët Shok ekzistues!
</p>
<p>
Një Vit të Ri të Lirë!<br />
<a href="/about/ojasild/ojasild.html">Heiki Ojasild</a> -
<a href="/">FSFE</a>
</p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>Lajme FSFE</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Për Shtypin</a></li>
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="repentinus" />
<date>
<original content="2014-01-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>