fsfe-website/news/2017/news-20170109-01.sq.xhtml

200 lines
19 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2017-01-09">
<version>1</version>
<head>
<title>
Raporti Vjetor i FSFE-së për 2016-n
</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Raporti Vjetor i FSFE-së për 2016-n</h1>
<div class="captioned">
<img src="/activities/15years/fsfe-15-badge.png" />
<p>FSFE-ja në kremtimin e 15-vjetorit, më 2016-n</p>
</div>
<p>
Ka qenë një vit i ngjeshur për FSFE-në. Mbajtja lart e parimeve të Software-it të Lirë dhe mbrojtja e shtetasve nga shfrytëzimi janë sfida të vazhdueshme të cilave u afrohemi nga një larmi këndvështrimesh. Ne (dhe me "ne", nënkuptojmë stafin dhe vullnetarët në FSFE) kaluam nëpër duar qindra faqe politikash dhe legjislacionesh, duke kërkuar për të çara prej nga të cilat mund të sulmohet Software-i i Lirë.</p>
<p>Shkuam në veprimtari në mbarë Europën, si folës dhe si pjesëmarrës, shpesh duke mbartur duzina kutish të rënda me artikuj tregtarë, për të shpjeguar se për se është Software-i i Lirë. Kemi organizuar dhe vetë veprimtaritë tona, përfshi kuvendin tonë të parë ndërkombëtar.</p>
<div class="captioned">
<img src="/community/events/2016/summit/pictures/Summit_ConferenceRoom2_400.jpg" />
<p>Eurodeputetja Julia Reda duke folur në Kuvendin e FSFE-së</p>
</div>
<p>Dhe kemi ëndërruar dhe shndërruar në realitet fushata për të shtuar ndërgjegjësimin kundrejt kërcënimeve ndaj Software-it të Lirë dhe lirisë së përdoruesve. Kjo ka kërkuar mobilizimin e dhjetëra pjesëtarësh të stafit dhe vullnetarë, lidhjen me mediat, si dhe hartimin dhe porositjen e bluzave, topthave/zemrave, dhe tullumbaceve, morie tullumbacesh.</p>
<p>Sa vijon janë thjesht vetëm pak nga momentet kyçe të 2016-s.</p>
<hr />
<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s:<a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=an116"> https://fsfe.org/join </a></p>
<hr />
<div id="toc">
<ul>
<li>
<a href="#policies">Politika dhe Legjislacion</a>
</li>
<li>
<a href="#campaigns">Fushata</a>
</li>
<li>
<a href="#events">Veprimtari</a>
</li>
<li>
<a href="#network">Fuqizimi i Rrjetit të Software-it të Lirë</a>
</li>
<li>
<a href="#2017">Çpritet për 2017-s</a>
</li>
<li>
<a href="#tl">TL;DR</a>
</li>
</ul>
</div>
<h2 id="policies">Politika dhe Legjislacion</h2>
<p>Kemi mbikëqyrur me kujdes politika dhe legjislacione në Europë dhe kemi ndërhyrë kur të drejtat e shtetasve qenë në rrezik. Kemi formuluar propozime të ndryshme për institucione të BE-së dhe shtete anëtare të saj me hapa konkretë për <a href="/activities/radiodirective/">të zgjidhur probleme me Direktivën e BE-së për Bllokime Radiofrekuencash</a>.
</p>
<p>Me shprehjet e dykuptimta që vetëm se i pengojnë përdoruesit të instalojnë software të pamiratuar (lexojeni si "sisteme operativë të lirë") në pajisje me transmetime radio, kjo direktivë kërcënon lirinë e software-it. Këto pajisje përfshijnë krejt kompjuterat portativë modernë, rrugëzues pa fill dhe çdo telefon celular që ekziston. Mbi 40 ente dhe ndërmarrje europiane i përkrahin shqetësimet dhe kërkesat tona. Max Mehl-i dhe Polina Malaja do ta ndjekin këtë punë tok me vullnetarët tanë dhe organizma të tjerë, për të bërë të mundur që të jeni ende në gjendje të instaloni Software të Lirë në këto pajisje.</p>
<p>Një tjetër kërcënim për Software-in e Lirë është pozicioni i Komisionit Europian lidhur strategjinë e Tregut të Përbashkët Dixhital. E kemi shpjeguar me durim disa herë pse <a href="/news/2016/news-20160428-02.html">licencimi FRAND</a>, licencimi i parapëlqyer nga Komisioni në dokumentin e vet "Përparësi Standardizimi TIK për Tregun e Përgjithshëm Dixhital", është e papërputhshme me Software-in e Lirë dhe pse duhet përdorur një model më liberal. Kjo është ende një betejë e hapur.</p>
<p>Për të mbetur me Komisionin Europian, u përpoqëm të ndihmonim në projektin <a href="http://k7r.eu/fossa-now-we-need-feedback-by-the-real-experts/">"Free and Open Source Security Audit" (FOSSA)</a>, i porositur në bashkëpunim me Parlamentin Europian. Projekti do të duhej të ndihmonte të vlerësohet se sa i përshtatshëm është për administratat publike Software-i i Lirë. Një auditim profesional i mjeteve dhe platformave Software i Lirë do të dukej, në pamje të parë, një gjë e mirë, një mënyrë e shkëlqyer për të xhiruar software për prova dhe për ta përmirësuar, kur shfaqen të meta dhe cenueshmëri. Më e pakta fare, do të mbronte të dhënat e shtetasve të depozituara në shërbyes publikë.</p>
<p>Megjithatë, pas leximit të përfundimeve, sqe e qartë nëse koha dhe paratë e investuara për studimin qenë shpenzuar me duk. Përfundimet në ca raste ishin të vagullta dhe disa pjesë drejtpërsëdrejti gabim. Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, kompania e përdorur për të bërë sondazhin nuk dukej se dinte kushedi çë rreth Software-it të Lirë.</p>
<p>Pavarësisht këtyre, KE-ja dhe eurodeputetët në ngarkim të projektit qenë përherë të hapur ndaj komenteve tona dhe të aftë për të ushtruar trysni për përmirësime, edhe pse i kishin duart të lidhura nga një kontratë me këshilltarë që nuk dinin shumë rreth çështjeve të Software-it të Lirë. I parë si një projekt pilot, ai ndihmoi gjithkënd të shihte se ku janë kleçkat. Me një buxhet më të madh dhe me mësimet e nxjerra, BE-ja po planifikon të ndjekë këshillën tonë dhe ta përmirësojë projektin për herët e tjera në të ardhmen.</p>
<p>Ne madje e vumë në provë ligjin, dhe kolegu ynë Max Mehl, bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë, dërgoi <a href="https://blog.mehl.mx/2016/erste-testgeraete-fuer-routerfreiheit-versendet/">për tu provuar rrugëzues "alternativë"</a>, që njerëzit të mund ti provojnë me furnizuesit e tyre të Internetit. <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/CompulsoryRouters/Implementation/Germany">Përfundimet i botuam në Wiki-n tonë</a>, për të ndihmuar të tjerë persona që po mendojnë të ndryshojnë pajisjet e tyre.</p>
<hr />
<p>Ejani me FSFE-në në përkrahje të punës sonë me politikat gjatë 2017-s: <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=an216"> https://fsfe.org/join </a></p>
<hr />
<h2 id="campaigns">Fushata</h2>
<div class="captioned">
<img src="/contribute/promopics/ilovefs-postcard-front-thumb.png" alt="I Love Free Software" />
<p>Kartolina "E dua Software-in e Lirë"</p>
</div>
<p>
Por jo të gjitha fushatat tona kanë qenë kaq serioze. Kemi zhvilluar edhe një fushatë për shtimin e ndërgjegjësimit rreth Software-it të Lirë nga publiku i përgjithshëm, dhe te kjo, "e lehtë" është fjalëkyçi fjalë për fjalë. Ditën e Shën Valentinit nisëm fushatën tonë të 6-të <a href="/news/2016/news-20160222-01.html">"E dua Software-in e Lirë"</a>. Gjatë kësaj fushate, nxitëm gjithë miqtë tanë të shpalosin dashurinë e tyre për Software-in e Lirë, duke ia treguar botës, <em>online</em>, me postime në media shoqërore, ose <em>offline</em>, me demonstrime publike të dashurisë për Software-in e Lirë.</p>
<p>Në internet pamë postime në blogje dhe Twitter nga përdorues, vullnetarë dhe simpatizantë, ku shpjegohej pse e donin një projekt të caktuar Software-i të Lirë. Në botën reale, patëm të paktën një tortë të gatuar nga WikiMedia Foundation, figura GIF nga njerëz duke përqafuar zemrën tonë #ilovefs, dhe foto nga njerëz anembanë Europës me tullumbacet tona "&lt;3 Free Software".</p>
<div class="captioned">
<img src="graphics/news-20170109-01-social1_400.jpg" />
</div>
<p>Në një rrafsh të ngjashëm, dëshironim të ndihmonin median në përgjithësi, gazeta, stacione radio dhe TV lokale, të dinë më shumë rreth Software-it të Lirë. Me këtë qëllim nisëm fushatën tonë "Njihuni Me një Hero të Software-it të Lirë".Si pjesë e fushatës tonë më të gjerë <a href="/activities/15years">të kremtimit të 15-vjetorit të FSFE-së</a>, i nxitëm vullnetarët dhe median të lidheshin me njëri-tjetrin, që kështu "heronjtë" të mund të shpjegonin se çështë liria e software-it, dhe në të njëjtën kohë të shfryjnë ca mite.</p>
<p>Falë fushatës, arritëm të rritnim profilin tonë me median dhe tani është bërë shumë më e rëndomtë që gazetarët të lidhen me ne për komente rreth temash. Kjo na jep më tepër prani dhe ndikim mbi ndryshime në të mirë të Software-it të Lirë.</p>
<div class="captioned">
<img src="graphics/balccon_400.jpg" />
<p>Stendë e FSFE-së në BalCCon 2016 (falë Nikola Todorovic-it)</p>
</div>
<h2>Veprimtari</h2>
<p>Një rrugë tjetër për të mbërritur në një publik më të gjerë ka qenë përmes veprimtarive. Përveç pjesëmarrjes në konferenca posaçërisht mbi Software-in e Lirë, të tilla si FOSDEM, LinuxCon dhe Linuxtage të ndryshëm (shpumë stendë të FSFE-së në të gjitha këto), morëm pjesë gjithashtu në <a href="https://blog.widerstroem.com/#res:ner-page=4om/weblog/10/wear-fair-2016">Wear Fair and more</a>. Kjo veprimtari është ekspozita më e madhe e tekstileve në Austria për veshje dhe stil ekologjik jetese, dhe mbulon që nga ushqimet biologjike, e deri te riparime elektronike DIY. Temat e zhvillimit të qëndrueshëm, lirisë personale individuale dhe modeleve ekonomike alternative e ndihmuan fondacionin tonë të ndihej në shtëpi të vet dhe shitëm shumë bluza, çanta dhe veshje për bebe. Grumbulluam gjithashtu të dhëna mbi njerëz të interesuar për kauzën tonë.</p>
<div class="captioned">
<img src="graphics/2016-09-ffm-rotlintstrassenfest_400.jpg" />
<p>FSFE-ja në festivalin e rrugës Rotlint</p>
</div>
<p>Por më shumë krenohemi me dy veprimtari të mëdha që organizuam vetë. Në prill zhvilluam <a href="/activities/ln/llw.html">Praktikën tonë vjetore mbi tema Ligjore dhe Licencimi</a>. Kjo praktikë organizohet nga dhe për anëtarë të Rrjetit Ligjor të FSFE-së. Gjatë tri ditësh në Barcelonën me mot të ëmbël, ekspertë ligjorë nga krejt sektorët e industrisë u bënë tok për të diskutuar mbi licenca, pajtueshmëri me to dhe se çe bën një vepër të rrjedhur.</p>
<p>Mes folësve qenë Harald Welte nga gpl-violations.org;
Miriam Ballhausen nga JBB; dhe Eben Moglen, president i Software
Freedom Law Center.</p>
<p>Bashkërenduesja jonë ligjore, Polina Malaja, tok me stazhieren tonë Olga Gkotsopoulou i kanë hyrë tashmë punës për planifikimin e konferencës së vitit të ardhshëm, e cila presim të jetë të paktën po aq e suksesshme sa ajo e 2016-s.</p>
<p>Po kaq ngazëllues qe <a href="/community/events/2016/summit/backsight.html">Kuvendi ynë i parë fare i FSFE-së</a> në shtator, në të cilin, Erik Albers, i ngarkuari ynë me krijimin dhe forcimin e bashkësive, komandoi një armatë të vërtetë vullnetarësh dhe stazhierësh për të garantuar që gjithçka të rridhte vaj, si pjesë e QtCon-it dhe në bashkëpunim me Qt-në, KDAB-in, VideoLAN-in dhe entin ton shok KDE.</p>
<p>Pjesërisht si kremtim i 15-vjetorit të FSFE-së, dhe gjithçkaje që kemi arritur përgjatë vitesh; pjesërisht <a href="/community/events/2016/summit/frontpage">si veprimtari për të folur rreth aspektesh joteknike të Software-it të Lirë</a>, mbuluam në më shumë se 50 biseda tema të Software-it të Lirë në biznes, sektorin publik dhe si një forcë për përparim shoqëror. Bëmë edhe një mbrëmje për 15-vjetorin e ditëlindjes.</p>
<p>Si folës u përfshinë, mes shumë të tjerësh, dy presidentë të dikurshëm dhe një i tanishëm i FSFE-së, thënë ndryshe, Georg Greve, Karsten Gerloff,
dhe Matthias Kirschner; Sonia Montegiove dhe Italo Vignoli, arkitektët pas migrimit në LibreOffice të Forcave të Armatosura të Italisë; dhe Roberto di Cosmo, bashkëthemelues tok me Stefano "Zach" Zacchiroli-n të SoftwareHeritage.org.</p>
<p><a href="/news/2016/news-20160907-01.html">Julia Reda,
eurodeputete e Pirate Party-it, mbylli veprimtarinë</a> me një fjalë rreth reformës së të drejtave të kopjimit dhe theksoi rëndësinë kritike të Software-it të Lirë në demokracitë moderne. Ajo shpjegoi, për shembull, pse përdorimi i software-it pronësor të pa-audituar në makina votimi qe i papranueshëm.</p>
<div class="captioned">
<img src="/community/events/2016/summit/pictures/Summit_Booth2_400.jpeg" />
<p>Stendë në Kuvendin e FSFE-së</p>
</div>
<h2 id="network">Fuqizimi i Rrjetit të Software-it të Lirë</h2>
<p>Që na sjell te subjekti se si i kemi përdorur veprimtaritë për ti bërë më të fuqishme entet e rrjetit të Software-it të Lirë. Për shembull, The Software Heritage i përmendur më sipër, grumbullon nga disa burime programe, aplikacione dhe copëza kodi të passhëm nën licenca të lira. Ai synon të ruajë për të ardhmen një enciklopedi të kodit të lirë. Që në fillim qe e qartë se FSFE-ja dhe SH-ja kishin plot gjëra të përbashkëta, ndaj e përkrahëm nismën që herët, duke i ndihmuar të kenë prani në media dhe duke u ofruar një platformë për përhapjen e fjalës rreth asaj çka bëjnë.</p>
<p>Ne gjithashtu <a href="/news/2016/news-20160817-01.html">forcuam lidhjet me Document Foundation duke u bërë pjesë e Trupit Këshillimor</a>. Në të njëjtën kohë, The Document Foundation u bë një ent shok i FSFE-së. Kjo do të thotë që ne do të ofrojmë këshillim, përkrahje dhe sugjerime për një nga projektet më të suksesshme të Software-it të Lirë në qarkullim: LibreOffice dhe krejt ekosistemin e tij. Me Document Foundation si një ent shok, krijuam kanale zyrtare për shkëmbim idesh, bashkërendim përpjekjesh, motivim të njëri-tjetrit,
dhe gjetje mundësish për të punuar së bashku mbi projekte specifike.</p>
<p>Një diçka tjetër që bëmë qe <a href="/news/2016/news-20160126-01.html">kalimi i Ditës së Lirisë së Dokumenteve nga FSFE-ja te Document Freedom Foundation</a>. DFD-ja organizon tashmë fushatat Software Freedom Day (SFD), Education Freedom Day, dhr Hardware Freedom Day. Dukej logjike të organizonin gjithashtu Document Freedom Day. Kështu, ata zgjeruan gamën e veprimtarive që ofrojnë, dhe kjo na lejon ne të përqendrohemi te temat bazë të Software-it të Lirë.</p>
<div class="captioned">
<img src="/community/events/2016/pictures/CCC_400.jpg" />
<p>Stendë e FSFE-së në 33C3</p>
</div>
<h2 id="2017">Së afërmi gjatë 2017-s</h2>
<p>Por ka ende mjaft punë të bërë dhe 2017-a po shpërfaqet si një vit interesant. Edhe pse arritëm të kemi një ndalim me ligj të rrugëzuesve me detyrim, presim që ISP-të do të kundërpërgjigjen, ndaj do të na duhet të hapim sytë mbi këtë temë. Kërcënimi që përfaqësojnë licencimet FRAND dhe patentat mbi software kurrë sështë larg dhe do të na duhet të vazhdojmë të këshillojmë ligjvënësit pse ato janë të rrezikshme për Software-in e Lirë dhe për industrinë europiane të software-it në përgjithësi. Me këtë fushatë do të na ndihmojë Katharina Nucon, bashkërenduese politikash në partinë gjermane Pirate Party.</p>
<p>Shumica e përpjekjeve tona, megjithatë, sipas shumicës së gjasave do të jenë për ushtrimin e më tepër trysnie për të bërë më tepër institucione publike të botojnë software të tyrin nën një licencë të lirë. Ne duam që paraja publike të paguajë për kod publik, dhe vetëm për kod publik. Software-i i përdorur nga institucionet publike sigurohet, instalohet dhe/ose zhvillohet më tej me paratë e taksapaguesve. Ta japësh për krejt shtetasit, nën një licencë të lirë, është thjesht gjëja e drejtë që do bërë. Më tej, shpresojmë se do të shtojmë ndërgjegjësimin nga politikanë mbi rëndësinë e përdorimit të Software-it të Lirë, kur të shohin përparësitë e tij.</p>
<p>Ka disa zgjedhje të rëndësishme kombëtare dhe rajonale të planifikuara nëpër Europë gjatë 2017-s. Politikanët supozohet se janë më të hapur gjatë fushatash, ndaj ne do të bëjmë çështë e mundur që kandidatë dhe parti ti përkushtohen Software-it të Lirë dhe të qenit të hapur në administratat e tyre.</p>
<p>Na duhen qeveri që i përkushtohen përmirësimit të politikave që favorizojnë Software-in e Lirë në gjirin e tyre. Sështë e pranueshme më që administrata të përlajë para të taksapaguesve për software pronësor.</p>
<p>Na duhen politika që e ndihmojnë sektorin TI europian të bëhet shumë më tepër konkurrues dhe i qëndrueshëm. Ska rrugë më të mirë për ta bërë këtë se sa dhënia e shtysave ekonomike për përdorimin dhe zhvillimin e Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura.</p>
<p>Së fundi, na duhen politika më të mira që ndihmojnë të promovohet Software-i i Lirë te publiku i përgjithshëm. Çdo shtetas europian duhet lejuar të rifitojë një herë e mirë kontrollin e vet mbi teknologjinë që përdor.</p>
<hr />
<p>Bëhuni pjesë e FSFE-së që të përkrahni punën tonë gjatë 2017-s: <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=an316"> https://fsfe.org/join </a></p>
<hr />
<div class="captioned">
<img src="/activities/15years/pictures/pmpc-group-500.JPG" />
<p>Ekipi i fushatave të FSFE-së duke u përgatitur për të treguar se pse paraja publike duhet të përkthehet në kod publik.</p>
</div>
<h2 id="tl">TL;DR</h2>
<p>Ky qe një raport i gjatë, por nëse keni nevojë për një përmbledhje, ja ku e keni:</p>
<p>Software-i i Lirë përmirëson jetën e gjithkujt dhe botën. Është e qartë se kur vjen puna për sektorin TI, gjithkush ka qenë i pa-favorizuar për një kohë tepër të gjatë. Që të mbrothësojnë dhe të krijojnë punësim, bizneset e vogla dhe të mesme kanë nevojë për rregulla loje të barabarta. Shtetasit privatë dhe pronarët e bizneseve duhet të lejohen të kenë pronë dhe kontrollojnë pajisjet për të cilat paguajnë. Qeveritë duhet të jenë në shërbim të popullit, ashtu siç duhet të jetë edhe software-i të cilin paguajnë me taksat e popullit. Software-i i Lirë, Hardware-i i Lirë dhe Standardet e Hapura i zgjidhin të gjitha problemet e mësipërme.</p>
<p>Gjithë këto gjëra do të duhej të ishin të vetëkuptueshme, por ja që sjanë. Kjo është arsyeja pse bëjmë atë që bëjmë në FSFE. Nëpër këtë raport kemi përmendur disa nga njerëzit që punojnë për ti bërë realitet këto gjëra. Sidoqoftë, dhe mund të tingëllojë klishe, por kjo nuk e bën më pak të vërtetë, pa përkrahjen e vazhdueshme nga ju, vullnetari, përkrahësi, dhuruesi me raste, dhe përkrahësi moral, asnjë nga stafi ynë sdo të qe në gjendje të bënte gjë. Bazohemi rëndshëm te ju, veprimtaritë tuaja dhe dhurimet tuaja, për të mbetur të pavarur dhe për të luftuar për të drejtat tuaja kur kërcënohen, pavarësisht se nga vjen ky kërcënim.</p>
<p>Ju lutemi, ndihmonani ta kemi raportin e vitit të ardhshëm po aq të gjatë sa ky, dhe shihni mundësinë të <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=an316">bëheni pjesë e FSFE-së.</a></p>
<p>Përshëndetejet Më të Mira,<br></br>
Jonas Oberg (drejtor ekzekutiv) dhe Matthias Kirschner (president)
</p>
</body>
<tags>
<tag key="annual-report"/>
<tag key="front-page"/>
</tags>
</html>