fsfe-website/news/2015/news-20151013-01.sq.xhtml

94 lines
5.4 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-10-13">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja bind 1125 administrata publike të heqin
reklama software-i pronësor</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja bind 1125 administrata publike të heqin
reklama software-i pronësor</h1>
<p>Pas gjashtë vjetësh përpjekjesh, këtë muaj,
<a href="/activities/pdfreaders/pdfreaders.html">fushata PDFreaders</a>
po mbërrin në fundin e saj, si një nga fushatat tona më të suksesshme.</p>
<p>Fushata nisi më 2009-n, me synimin e heqjes nga sajte institucionesh
publike të reklamave për software pronësor leximi PDF-sh. E gjithë kjo filloi
kur vullnetarë parashtruan 2104 raste software-i pronësor PDF-sh, të promovuar
drejtpërsëdrejti nga autoritete publike, dhe FSFE-ja paraqiti një
<a href="/activities/pdfreaders/buglist.html">listë</a> të tyre në internet.
Që nga ajo kohë, qindra veprimtarë të Software-it të Lirë u hodhën në veprim
duke u shkruar institucioneve publike përkatëse për tu kërkuar
ndryshime në sajtet e tyre. Patë mjaft reagime pozitive nga institucione
që na falënderonin për letrat tona dhe, deri sot, 1125 nga 2104 prej tyre
(53%) i kanë ndryshuar sajtet e veta duke hequr lidhjet për te lexues PDF-sh
pronësorë, ose duke shtuar lidhje për te lexues PDF-sh Software i Lirë.</p>
<p>
Veç shkrim letrash, FSFE-ja grumbulloi nënshkrime për një
<a href="/activities/pdfreaders/petition.html">peticion me të cilin kërkohet
ti jepet fund reklamave për software pronësor në sajte qeveritare</a>. Këtë
peticion e nënshkruan 90 organizma, 63 biznese, dhe 2731 individë.</p>
<p>Për më tepër, ne qemë në gjendje të kërkonim ndryshime si në shkallë kombëtare,
ashtu edhe ndërkombëtare.</p>
<ul><li> Në Gjermani,
<a href="http://gruen-digital.de/2012/03/document-freedom-day-kleine-anfrage-zur-werbung-fuer-adobe-reader-eingereicht/">partitë kombëtare</a>
dhanë deklarata në favor të lexuesve të lirë të PDF-ve dhe vetë qeveria gjermane
ka rekomanduar përdorimin e tekstit tonë sqarues në
<a href="http://www.cio.bund.de/Web/DE/Architekturen-und-Standards/Migrationsleitfaden-und-Migrationshilfen/migrationsleitfaden_node.html">udhërrëfyesin e tyre për migrim</a>.
Bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë, Max Mehl, <a href="http://blog.mehl.mx/2015/german-government-wants-authorities-to-advertise-pdfreaders/">e mbulon temën</a>
më në hollësi te blogu i tij.</li>
<li> Në BE: Parlamenti Europian
<a href="/activities/pdfreaders/parliamentary-questions-eu.html">i kërkoi drejtpërsëdrejti</a>
Komisionit Europian se cilat kanë qenë arsyet për reklamimin e një software-i
të caktuar dhe çhapa qenë marrë për ta zgjidhur këtë problem.</li>
<li>Më 2011-n një nga bashkërenduesit tanë të fushatës pdfreaders.org,
<a href="https://blogs.fsfe.org/polina/2015/09/10/free-pdf-reader-for-the-web-browser/">Hannes Hauswedell,
pati kontakte me Google-in</a>, për tu kërkuar atyre të hedhin në
qarkullim si Software të Lirë lexuesin PDF që përfshihet te shfletuesi
i tyre Chrome. Së fundi, në Maj të 2014-s, <a href="https://twitter.com/nasko/status/469595752734269440">kodi
burim i pdfium-it u publikua i hapët</a> dhe, edhe pse veprimet e FSFE-së
mund të mos kenë qenë arsyeja e vetme pse ndodhi, kjo përbën një ndryshim
të rëndësishëm në të mirë të adoptimit të gjerë të lexuesve PDF Software
i Lirë.</li>
</ul>
<blockquote>
<p>"Ky sukses sdo të kish qenë i mundur pa ndihmën dhe punën e madhe
të vullnetarëve tanë dhe përkrahjen nga dhuruesit tanë. <strong>Faleminderit!</strong>
Edhe pse mjaft sajte publikë dhe privatë promovojnë ende lexues pronësorë,
shkalla e ndërgjegjësimit ka ndryshuar në mënyrë domethënëse përgjatë
fushatës sonë dhe për ju tani do të duhej të ishte shumë më e lehtë tu
drejtoheni administratorëve të sajteve të mbetur. Gjithashtu, shumica
e përdoruesve të internetit sot përdorin tashmë Software të Lirë kur hapin
një kartelë PDF që nga shfletuesi i tyre -- ndryshim i madh me 2009-n!" thotë
Hannes Hauswedell që i dha fill fushatës. "Sigurisht ka ende punë për tu bërë
dhe ju ftojmë të vazhdoni tua kujtoni administratorëve (publikë) të përdorin
Standarde të Hapur dhe të mos rekomandojnë software pronësor. Dhe me përkrahjen
tuaj, edhe ne, do të vazhdojmë betejën për një Internet që respekton privatësinë
dhe lirinë e përdoruesve të vet!"</p></blockquote>
<p><a href="/activities/pdfreaders/follow-up.html">të merrni pjesë</a>,
mund të përdorni <a href="/activities/pdfreaders/letter.html">letrën tonë shembull</a>,
për tia dërguar administratës publike të dëshiruar, ose mund të shkruani një tuajën.
Thjesht, sigurohuni të përfshini të dhëna se ku të gjendet një listë
<a href="http://pdfreaders.org">lexuesish PDF Software i Lirë</a> që mund
të zëvendësojë lidhjen te sajti i tyre.</p>
<p>Edhe një herë një falënderim të veçantë për veprimtarët, vullnetarët, dhe dhuruesit që
ndihmuan në shndërrimin e kësaj fushate në sukses!</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="public-administration">Administratë Publike</tag>
<tag key="pdfreaders">PDFreaders</tag>
<tag key="campaigns">Fushatë</tag>
</tags>
</html>