fsfe-website/news/2015/news-20150918-01.sq.xhtml

56 lines
2.6 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-09-18">
<version>1</version>
<head>
<title>Vlerësimet e FSFE-së mbi raportin e parlamentit europian mbi të drejtat e kopjimit</title>
</head>
<body>
<h1>Vlerësimet e FSFE-së mbi raportin e parlamentit europian mbi të drejtat e kopjimit</h1>
<p>Më 6 korrik, parlamenti europian votoi një
raport me një numër rekomandimesh për reformë të të drejtave të kopjimit.
Sot paraqesim <a href="/news/2015/news-20150918-02.html">vlerësimet tona</a> se si mund të ndikojë kjo mbi Software-in e Lirë.</p>
<p>Një shkrim paraprak i raportit u shkrua nga eurodeputetja Julia Reda
(Partia e Piratëve) dhe përbëhej nga një numër propozimesh shumë të peshuara
për përshtatjen e ligjeve të të drejtave të kopjimit ndaj sfidave të sotme.
Në atë kohë ne
<a href="/news/2015/news-20150605-02.html">
u lidhëm</a> me eurodeputetë për të nxjerrë në pah
anët më të mira dhe për të këshilluar disa përmirësime.</p>
<p>Pas një vëllimi të konsiderueshëm kundërshtimesh dhe amendamentesh,
parlamenti europian miratoi versionin përfundimtar të këtij dokumenti.
Edhe pse raporti propozon disa përmirësime të kuadrit të tanishëm ligjor,
ai përfaqëson disa prapakthime nga drafti origjinal dhe nuk arrin të zgjidhë
plotësisht problemet e mëdha të ligjshmërisë së sotme mbi të drejtat e kopjimit. Në
veçanti:</p>
<ul>
<li>reforma shumë e vonuar e përjashtimeve dhe kufizimeve nga të drejta
të kopjimit tani shtrihet vetëm te kopjimi privat</li>
<li>Administrimi Dixhital i Kufizimeve (DRM) ende mund pengojë
padrejtësisht përjashtime nga ligji</li>
<li>veprat e financuara me para publike nuk kontribuohen në përkatësinë
publike, as hidhen në qarkullim nën licenca të lira</li>
</ul>
<p>Mund të lexoni edhe
<a href="http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=TA&amp;reference=P8-TA-2015-0273&amp;language=EN">tekstin e plotë të raportit</a>. Për më tepër informacion,
ju lutemi, vizitoni <a href="https://juliareda.eu/2015/06/reda-report-adopted-a-turning-point-in-the-copyright-debate/">sajtin e Julia Reda-s</a> ose <a href="http://copywrongs.eu/">copywrongs.eu</a>.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="drm">DRM</tag>
<tag key="policy"/>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="public-administration">Administrata Publike</tag>
</tags>
</html>