fsfe-website/news/2015/news-20150916-01.sq.xhtml

37 lines
3.8 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-09-16">
<version>1</version>
<head>
<title>"Freedomvote": 10 pyetje mbi lirinë dixhitale për zgjedhjet kombëtare në Zvicër</title>
</head>
<body>
<h1>"Freedomvote": 10 pyetje mbi lirinë dixhitale për zgjedhjet kombëtare në Zvicër</h1>
<p>Duke u paraprirë zgjedhjeve për parlamentin kombëtar të Zvicrës (Nationalrat- / Ständeratswahlen) më 18 tetor 2015, dega e FSFE-së për Zvicrën fillon sot fushatën <a href="https://freedomvote.ch"> „Freedomvote“</a>, në bashkëpunim me "Grupin Zviceran të Përdoruesve të Sistemeve të Hapur“ (/ch/open). Fushata ofron një portal në Internet, ku paraqiten ata kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe opinioni i tyre mbi politikat për Internetin, Software-in e Lirë dhe formatet e hapur të të dhënave.</p>
<p>Fushata Freedomvote synon tu japë votuesve drejtim mbi kandidatët që marrin pjesë në zgjedhje. Për shumë votues sot ka rëndësi të dihet se çmendojnë kandidatët lidhur me anë të politikave për Internetin, të tilla si liria dhe të drejtat e përdoruesit në epokën dixhitale. Prapëseprapë, shumë politikanë përpiqen ti shmangin këto tema. Me fushatën Freedomvote, FSFE-ja Zvicër dëshiron ta ndryshojë këtë gjendje dhe ti sjellë temat e politikave lidhur me Internetin dhe mbi përdorimin e Software-it të Lirë në planet politike. Krejt kandidatët janë ftuar tu përgjigjen pyetjeve të ndryshme që prekin të drejtat dixhitale të përdoruesve, e-votimin, asnjanësinë në rrjet, të dhëna të hapura, materialet edukative, Software-in e Lirë dhe fshehtëzimin. Veç kësaj, kandidatët janë të mirëpritur të shpjegojnë shprehimisht pozicionet e tyre dhe të ofrojnë përgjigje për secilën pyetje, te një kuadrat teksti të lirë. Duke u bazuar në përgjigjet e kandidatëve, votuesit që shqetësohen për të drejtat dixhitale, kanë një ndihmë për të vendosur se për cilin të votojnë. Për të pasur përfundimet më të mira, është gjithashtu e mundur që dikush të rregullojë profilin e tij si një votues, që të mund të përputhen përgjigjet tuaja me ato të kandidatëve. </p>
<blockquote>„Për tiu përgjigjur dhjetë pyetjeve, kandidatët mund të përdorin platformën tonë dhe tua përcjellin përgjigjet partive përkatëse, ose të lidhen drejtpërsëdrejti me ne" thotë Simon Wächter i Freedomvote-ës, "ajo që shpresojmë është nxitje aktive e kandidatëve prej të gjitha partive për nismën tonë të transparencës. Sa më shumë vetë të marrin pjesë, aq më tepër mund të ndihmojë fushata për tu ofruar votuesve drejtim të mirë."</blockquote>
<p>FSFE Zvicër dërgoi këtë javë qindra email-e dhe letra, për tu kërkuar kandidatëve pjesëmarrje. Mund ti ndihmoni duke u kërkuar personalisht kandidatëve të zonës suaj të marrin pjesë. </p>
<p>Tej konceptimit dhe zhvillimit faktik të Freedomvote-ës nga FSFE Zvicër dhe <a href="http://ch-open.ch/">/ch/open</a>, fushata është përkrahur nga organizma të ndryshëm të të drejtave qytetare, të tilla si <a href="http://www.digitale-nachhaltigkeit.ch/">Parldigi</a>, <a href="http://www.isoc.ch/">Internet Society Switzerland Chapter</a>, <a href="http://opendata.ch/">Opendata.ch</a>, <a href="http://allmend.ch/">Digitalle Allmend</a>, dhe <a href="http://www.wilhelmtux.ch/">Willhelm Tux</a>. Software nën fushatën freedomvote.ch është zhvilluar prej tyre dhe <a href="https://freie.software/adfinis-sygroup/freedomvote">hedhur në qarkullim si Software i Lirë</a>.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="freedomvote">Freedomvote</tag>
<tag key="ch">Zvicër</tag>
<tag key="ayc">Pyetni Kandidatët Tuaj</tag>
<tag key="campaigns">Fushata</tag>
</tags>
</html>