fsfe-website/work.sq.xhtml

134 lines
5.6 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html>
<head>
<title>Puna Jonë - FSFE</title>
</head>
<body class="subsite">
<h1 class="heading">Puna Jonë</h1>
<div id="introduction">
<p>
Si një organizëm jofitimprurës, joqeveritar, Free Software
Foundation Europe punon që të krijojë një ide të përgjithshme
dhe të ketë përkrahje për Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura
Open Standards nga ana e politikës, biznesit, ligjit dhe shoqërisë në
përgjithësi. Ju lutemi, lexoni më tej që të njiheni me punën
dhe ecurinë tonë<a
href="/campaigns/campaigns.html">fushata</a>.
</p>
</div>
<ul id="priorities" class="subheadings">
<li>
<h3><a href="/activities/ftf/ftf.html">Ligjore</a></h3>
<p>
Në ekipin tonë ligjor, grumbullojmë dhe ndajmë me
të tjerët njohuri mbi aspekte ligjore dhe të licencimit
të Software-it të Lirë, mbrojmë interesat e projekteve
të Software-it të Lirë, lidhim me njëri-tjetrin ekspertë nga e gjithë
bota dhe ndihmojmë grupe të tjerë të arrijnë synime të ngjashme.
Ofrojmë asistencë, <a href="/activities/ftf/education.html">trajnim</a>
dhe <a href="/activities/ftf/documentation.html">dokumentim</a>,
në partneritet me gpl-violations.org dhe anëtarë të Rrjetit Ligjor
Europian (European Legal Network).
</p>
<ul>
<li><a href="/activities/ftf/network.html">Rrjeti Ligjor Europian</a></li>
</ul>
</li>
<li>
<h3><a href="/about/team.html">Ndërgjegjësimi i Publikut</a></h3>
<p>
Informimi i publikut rreth Software-it të Lirë është pjesë e misionit
bazë të FSFE-së. Ajo ka mjaft ekspertë për tema
të ndryshme të Software-it të lirë, dhe mund ti kontaktoni lidhur
me mbajtje bisedash autoritative, organizim praktikash, ose pjesëmarrje
në diskutime.
</p>
</li>
<li>
<h3><a href="/activities/os/os.html">Standarde të Hapura</a></h3>
<p>
<a href="/activities/os/def.html">Standardet e Hapura</a> u lejojnë
njerëzve të ndajnë mes tyre lirisht dhe me besnikëri të përsosur
çfarëdo lloj të dhënash. Ato parandalojnë kyçjet dhe të tjera
pengesa artificiale ndaj ndërveprueshmërisë, dhe nxisin
mundësi zgjedhjeje me shitësish dhe zgjidhjesh teknologjike.
<a href="/activities/os/os.en.html">Puna me Standardet e Hapura</a>
nga ana e FSFE-së ka si synim bërjen të mundur që njerëzit
ta kenë të lehtë të migrojnë drejt Software-it të Lirë ose ndërmjet
zgjidhjesh me bazë Software-e të Lirë.
</p>
</li>
<li>
<h3><a href="/campaigns/swpat/swpat.html">Patenta software-i në Europë</a></h3>
<p>
Patentat e software-it janë një kërcënim për shoqërinë dhe
ekonominë. Ato kufizojnë novacionin, dëmtojnë bizneset dhe
vënë në rrezik të madh krijimtarinë në bashkëpunim. FSFE-ja
lufton që ta mbajë Europën pa patenta software-i, dhe punon
në nivel OKB-je që të hiqen patentat mbi softwaree-e anembanë botës.
</p>
</li>
<li>
<h3><a href="/activities/policy/eu/eu.html">Bashkimi Europian</a></h3>
<p>
FSFE-ja punon me <a href="/activities/policy/eu/eu.html">Komisionin
Europian dhe Parlamentin Europian</a> për krijimin në Europë të
një mjedisi pozitiv për Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura.
Ne luftojmë kundër monopoleve dhe jemi pro <a href="/campaigns/swpat/novell-cptn.html">konkurrencës</a>
në tregun e software-it duke marrë pjesë në çështje <a href="/activities/ms-vs-eu/ms-vs-eu.html">antitrust</a>
si palë e tretë e interesuar. Ne informojmë hartuesit e politikave mbi mundësitë që
ofron Software-i i Lirë, dhe bëjmë presion për ndërveprueshmëri.
</p>
<ul>
<li><a href="/activities/ms-vs-eu/ms-vs-eu.html">Microsoft kundër qytetarëve të Bashkimit Europian</a></li>
</ul>
</li>
<li>
<h3><a href="/activities/education/education.html">Edukim</a></h3>
<p>
FSFE-ja nxit aktivisht përdorimin e Software-it të Lirë në shkolla dhe
universitete. Software-i i Lirë është më lart nga ana pedagogjike, fryma
themelore e tij e mbrujtur me lirinë dhe bashkëpunimin është e njëjta frymë
për arsimin në një mjedis demokratik.
</p>
</li>
<li>
<h3><a href="/activities/un/un.html">Kombet e Bashkuara</a></h3>
<p>
FSFE-ja ka qenë aktive në nivelin e OKB-së që prej 2002-shit,
duke ndihmuar të krijohet një shoqëri globale informacioni e lirë dhe e barabartë.
Tani jemi aktivë në fushat vijuese:
</p>
<ul>
<li><a href="/activities/wipo/wipo.html">Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale</a></li>
<li><a href="/activities/policy/igf/igf.html">Forumi për Qeverisjen e Internetit</a></li>
</ul>
</li>
</ul>
<p style="clear: both;">
Free Software Foundation Europe ka punuar për mjaft çështje dhe
fushata të tjera. Për hollësi mbi çka kemi arritur, shihni
ndarjen <a href="/campaigns/finished.html">Projekte të Mbaruara Dhe të Pavazhduara</a>.
</p>
</body>
<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->