fsfe-website/about/about.sq.xhtml

200 lines
6.8 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8" ?>
<html>
<head>
<title>Rreth Free Software Foundation Europe</title>
</head>
<body>
<div align="right">
<h2>
Përpjekje për liri<br />
në një shoqëri shifrore.
</h2>
</div>
<h1>Rreth FSFE-së</h1>
<p>
Free Software Foundation Europe (FSFE) është një organizëm
joqeveritar, jofitimprurës dhe (në disa vende) bamirës kushtuar
<a href="/documents/freesoftware.html">Free Software-it ku me Free
nënkuptohet liria</a>.
</p>
<h3>Vështrimi i Free Software-it</h3>
<p>
Aftësia për të pasur dhe punuar me software përcakton se cilët kanë
mundësi të të marrin pjesë në një shoqëri shifrore. Kështu që,
liria për të përdorur, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software
-- siç përshkruhet tek
<a href="/documents/freesoftware.html">përkufizimi i Free
Software-it</a> -- lejon pjesëmarrje të barabartë në epokën e
informacionit.
</p>
<p>
Vështrimi i Free Software-it është ai i një baze të qëndrueshme
për lirinë në një botë shifrore -- njëherazi në kontekstin
<a href="/documents/eur5greve.html">ekonomik</a> dhe shoqëroro-etik.
Free Software-i është një piketë e rëndësishme për
<a href="/campaigns/wsis/fs.html">lirinë, demokracinë, të drejtat e
njeriut dhe zhvillimin</a> në një shoqëri shifrore.
</p>
<p>
FSFE-ja i është kushtuar mbështetjes së tërë anëve të Free
Software-it në Europë. Krijimi i shqetësimit mbi këto çështje,
sigurimi i Free Software-it politikisht dhe ligjërisht, dhe dhënia e
lirisë njerëzve përmes mbështetjes së zhvillimit të Free
Software-it janë çështje qendrore të FSFE-së.
</p>
<p>
Për këto arsye, FSFE-ja u themelua më 2001 si organizmi vëlla
Europian i
<a href="http://www.fsf.org">Free Software Foundation</a> në Boston, MA,
USA. Secili është financiarisht, ligjërisht dhe personalisht i pavarur
nga tjetri, duke mbetur pjesë të rrjetit ndërkombëtar Free Software
Foundation.
</p>
<h3>Vështrimi mbi Bashkëpunimin</h3>
<p>
Vështrimi i dytë, tashmë pjesë e FSFE-së, është ai i një Europe
të bashkuar nën frymën e bashkëpunimit tej kufijve kulturorë.
</p>
<p>
Jo vetëm që na duhet të merremi me realitetin politik të Bashkimit
Europian, i cili që tani mban një pjesë të madhe të qeverisjes që
prek shoqërinë shifrore, por po e shohim veten duke punuar në një
fushë ku dëgjohet gjerësisht zëri i shoqërive të mëdha
shumëkombëshe. Të cilat priren të punojnë me një nivel shumë të
lartë integrimi, bashkërendimi dhe qëndrueshmërie ndërmjet vendeve,
në shkallë europiane dhe mbarëbotërore, çka u lejon të shtyjnë
interesat e tyre më tej përmes taktikës "përça dhe sundo".
</p>
<p>
Te dhe me FSFE-në, qëndrojmë të bashkuar dhe veprojmë në nivele
vendorë dhe ndërkombëtarë, duke ngritur një zë që nuk mund të
shpërfillet.
</p>
<h2>Parime</h2>
<p>
Si një organizëm me rrënjë në kulturën dhe traditat Europiane,
besojmë në dhe ndjekim parime themelorë si demokracia,
shumëanëshmëria, bashkëpunimi, dialogu dhe tejdukshmëria.
</p>
<p>
Shkurt, veprojmë brenda një ngrehine të rrjetëzuar, mbi baza ekipesh,
e cila është e hapur për këdo që ndan me ne
<a href="/about/self-conception.html">kuptimin bazë</a> të FSFE-së dhe
që don të <a href="/contribute/contribute.html">marrë pjesë</a>.
</p>
<p>
Punojmë shumë për t´ju përmbajtur këtyre parimeve sa më shumë të
jetë e mundur, edhe pse në disa raste bën vaki që realiteti, në
trajtën e burimeve të kufizuar ose probleme të tjerë, të na bëjë
të mos arrijmë idealet tona. Nëse mendoni që keni hasur një rast të
tillë dhe mund të na ndihmoni të përmirësohemi, ju lutem
përfshihuni, qoftë <a href="/contribute/contribute.html">drejtpërsëdrejti</a>,
qoftë përmes ndonjërit prej
<a href="/associates/">organizmave bashkëpunëtorë tanët</a>.
</p>
<h2>Më Tepër Të Dhëna</h2>
<ul>
<li><p><b>Si e shohim vetveten dhe më tepër:</b><br/>
<a href="self-conception.html">Vetëkonceptimi</a> i FSFE
</p></li>
<li><p><b>Cilët jemi:</b><br/>
<a href="team.html">Ekipi</a> i FSFE
</p></li>
<li><p>
<b>Cili është ligjërisht përgjegjës:</b><br/>
<a href="members.html">Anëtarë</a> të shoqatës
</p></li>
<li><p>
<b>Si vihet në jetë:</b><br/>
<a href="/about/legal/">Struktura Ligjore</a> e FSFE
</p></li>
<li><p>
<b>Sa kemi<a href="/donate/donate.html">marrë</a> dhe si e kemi
shpenzuar:</b><br/>
<a href="/about/funds/funds.html">Rrjedha Paraje</a> të FSFE
</p></li>
<li><p>
<b>Cilët janë dhuruesit tanë:</b><br/>
<a href="/donate/thankgnus.html">Falënderime për GNU-të</a> e FSF
Europës
</p></li>
<li><p>
<b>Nëse doni të lidhni ¨site¨-in tonë:</b><br/>
<a href="/about/graphics/graphics.html">Punime artistike dhe
Grafika</a> të FSFE
</p></li>
</ul>
<h2>Organizma Vëllezër</h2>
<p>
Organizmat vijues janë organizma vëllezër të FSFE-së në rrjetin
mbarëbotëror FSF. Po punojmë së bashku ligjërisht, financiarisht
dhe personalisht, të pavarur nga njëri tjetri dhe në frymën e
bashkëpunimit të barabartë.
</p>
<ul>
<li><p>
<b>Free Software Foundation North America</b><br />
<a href="http://www.fsf.org">http://www.fsf.org</a><br />
Free Software Foundation origjinal, i ndodhur në Boston, MA, USA.
</p></li>
<li><p>
<b>Free Software Foundation India</b><br />
<a href="http://fsf.org.in">http://fsf.org.in</a>
</p></li>
<li><p>
<b>Free Software Foundation Latin America</b><br />
<a href="http://www.fsfla.org">http://www.fsfla.org</a>
</p></li>
</ul>
<h2>Mbështetje</h2>
<p>
Si një organizëm jofitimprurës, jemi në shkallë të gjerë të varur
te njerëzit për t´i bërë veprimtaritë tona edhe të tyret -- ose
<a href="/contribute/contribute.html">duke u përfshirë</a>, ose përmes
<a href="/donate/donate.html">dhurimeve</a>. Ju lutemi ndihmoni!
</p>
</body>
<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
<translator>Besnik Bletën</translator>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->