fsfe-website/news/2017/news-20170302-01.sq.xhtml

36 lines
2.5 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2017-03-02">
<version>1</version>
<head>
<title>Freedomvote.nl i ndihmon votuesit të krahasojnë pozicionet e partive lidhur me lirinë dixhitale në zgjedhjet e ardhshme në Holandë</title>
</head>
<body>
<h1>Freedomvote.nl i ndihmon votuesit të krahasojnë pozicionet e partive lidhur me lirinë dixhitale në zgjedhjet e ardhshme në Holandë</h1>
<p>Sot, FSFE Netherlands, NLnet, ISPConnect, dhe Open
Source &amp; Overheid hedhin në qarkullim <a
href="https://freedomvote.nl">Freedomvote.nl</a> që të ndihmojnë votuesit të informohen lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme në Holandë, që do të mbahen më 15 mars 2017.
Freedomvote.nl ofron për votuesit orientim në tema të lirisë dixhitale, bazuar në tetë pyetje.</p>
<p>Sajti u lejon votuesve të krahasojnë idetë e tyre politike me ato të partive që marrin pjesë në votime. Pyetjet prekin tema Software-i të Lirë dhe Me Burim të Hapur, standardesh të hapura, të dhënash të hapura, shkence të hapur, arsimi të hapur, survejimi, asnjanësie rrjeti dhe patentash mbi software-in. Votuesit mund tu përgjigjen vetë këtyre pyetjeve, të ruajnë përgjigjet dhe mandej ti krahasojnë me ato të partive politike. Për të dhënë kontekst, për të gjitha pyetjet janë shtuar përshkrime.</p>
<blockquote><p>"Freedomvote plotësonë një mangësi në zgjedhjet holandeze." shpjegon Nico Rikken i FSFE Netherlands. "Ngaqë vetëm një a dy parti kanë një qëndrim formal lidhur me tema të lirisë dixhitale, Freedomvote i nxit partitë të japin një qëndrim, në mënyrë që votuesit që interesohen për liritë dixhitale të dinë se për kë do të votojnë."</p></blockquote>
<p>Ndryshe nga <a href="https://freedomvote.ch/">pararendësja zvicerane</a>, modeli holandez Freedomvote përfaqëson partitë politike, në vend se kandidatët individualë, duke pasqyruar kështu orientimin e fuqishëm partiak të sistemit politik holandez. Freedomvote.nl bazohet në kodin burim Software të Lirë të zhvilluar për Freedomvote.ch. Janë duke u bërë përmirësime të mëtejshme të software-it, synuar për të tjerë që mund të duan të xhirojnë Freedomvote-n e tyre në të ardhmen.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="freedomvote">Freedomvote</tag>
<tag key="policy">politika</tag>
<tag key="nl">Holandë</tag>
<tag key="ayc">Ask Your Candidates</tag>
<tag key="campaigns">Fushata</tag>
</tags>
</html>