fsfe-website/news/2016/news-20160428-02.sq.xhtml

104 lines
6.4 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-04-28">
<version>1</version>
<head>
<title>Me licencimin FRAND, BE-ja rrezikon synimet e veta</title>
</head>
<body>
<h1>Me licencimin FRAND, BE-ja rrezikon synimet e veta</h1>
<p>Më 19 prill, Komisioni Europian botoi një komunikatë mbi <a
href="https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/communication-ict-standardisation-priorities-digital-single-market">"Përparësitë në Standardizimet TIK për Tregun e Përbashkët Dixhital"</a> ('Komunikata' këtu e më poshtë). <a
href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20151029-fsfe-dsm-comments.pdf">Strategjia
për Tregun e Përbashkët Dixhital (TPD)</a> synon dixhitalizimin e industrive
përmes disa nismash ligjore dhe politike, dhe Komunikata është një pjesë e saj,
që mbulon standardizimin. Në përgjithësi, Free Software Foundation Europe
(FSFE) e mirëpret frymën bindëse të Komunikatës lidhur me integrimin e Software-it
të Lirë dhe <a href="/freesoftware/standards/">Standardet e Hapura</a> në standardizim,
por shpreh shqetësimet e veta lidhur me mungesën e të kuptuarit të kushteve
të nevojshmeve për ecjen në atë drejtim.</p>
<h2>Pranimi i rëndësisë së Software-it të Lirë</h2>
<p>Komunikata nis me pranimin e rëndësisë së Standardeve të Hapura në
ndërveprueshmërinë, risitë dhe përdorimin e mediave, lëndës kulturore dhe
edukative, dhe promovon "bazimin mbi bashkësitë, tërheqjen e sektorëve të rinj,
promovimin e standardeve dhe platformave të hapura, kur lypset, forcimin e lidhjes
me sektorit të kërkimeve dhe standardizimit". Ky i fundit shihet i lidhur ngushtë
me "renë", atje ku Komunikata shprehet se "zgjidhjet pronësore, trajtimet puro
kombëtare dhe standardet që kufizojnë ndërveprueshmërinë mund të pengojnë
seriozisht potencialin e Tregut të Përbashkët Dixhital", dhe thekson se "standarde
të hapur, të përbashkët, do ti ndihmojnë përdoruesit të përdorin shërbime të reja risore".</p>
<p>Si rrjedhojë, Komisioni arrin në përfundimin se deri në fund të 2016-s synohet
të përdoren më tepër elementë Software-i të Lirë, duke integruar më mirë bashkësitë
e Software-it të Lirë me organizmat e hartimit të standardeve, në procesin e caktimit të tyre.</p>
<p>Në fushën e Internetit të Gjërave (IoT), Komunikata pranon nevojën
e BE-së për "trajtim sipas një platforme të hapët, që të mbulojë fusha të shumta
zbatimi ... që të krijojë ekosisteme IoP konkurruese". Në këtë pikëpamje, Komisioni
pohon se "kjo lyp standarde të hapura që mbulojnë krejt zinxhirin e vlerave, duke
integruar teknologji të shumta ... bazuar në bashkëpunim ndërkombëtar të lehtësuar,
që ngrihet mbi një kuadër DPI ["të drejta të pronësisë intelektuale"] i cili lejon përdorim
të lehtë dhe të ndershëm të patentave thelbësore të standardeve (SEPs)".</p>
<p>FSFE-ja e mirëpret këtë drejtim të shfaqur në Komunikatë, si edhe pozicionin e
Komisionierit <a
href="https://ec.europa.eu/commission/2014-2019/oettinger/announcements/keynote-speech-closing-plenary-session-net-futures-2016-brussels_en">Günther Oettinger, shpërfaqur në fjalën e tij gjatë Net Futures 2016</a>,
se "ripërdorimi i lehtë i standardeve dhe përbërësve të hapur përshpejton dixhitalizimin e
çfarëdo sipërmarrjeje apo çfarëdo sektori të industrisë." Për më tepër, sipas
komisionerit Oettinger, standardet Software i Lirë "lejojnë transparencë dhe krijojnë
besim."</p>
<h2>Komisioni Europian vë në rrezik përpjekjet e mbara</h2>
<p>Megjithëkëtë, përpjekjet e Komisionit për promovimin e Standardeve
të Hapura dhe të një qëndrimi më të baraspeshuar kundrejt politikave
të "të drejtave të pronësisë intelektuale" në standardizim, mund të dëmtohen
seriozisht nga pozicioni i Komisionit ndaj licencimit FRAND. Në veçanti,
Komisioni i ka vënë vetes qëllimin të "qartësojë elementët bazë të një metodologjie
të paanshme, të efektshme dhe të zbatueshme licencimesh, ngritur mbi parimet
FRAND", e cila shihet si arritje e baraspeshës së duhur në standardizim
dhe që siguron përdorim "të drejtë dhe jo-diskriminues" të standardeve. Për
më tepër, është fakt i njohur që kushtet e licencimeve FRAND, të cilat në teori
bëjnë fjalë për kushte "të drejta, të arsyeshme dhe jo-diskriminuese", në
praktikë janë <a
href="/freesoftware/standards/why-frand-is-bad-for-free-software.html">të papërputhshme
me shumicën e Software-it të Lirë</a>.</p>
<p>Si përfundim, edhe pse me Komunikatën zë fill një drejtim pozitiv
drejt promovimit të Standardeve të Hapura dhe përfshirjes së bashkësive të
Software-it të Lirë në procesin e standardizimit, ky drejtim mund të jetë
seriozisht i kufizuar, nëse Komisioni dështon të shohë mospërputhshmërinë
e kushteve të licencimeve FRAND me licencat e Software-it të Lirë. Nga ana e vet,
kjo mund ta bëjë të pamundur për Software-in e Lirë sendërtimin si duhet
praktik të standardeve. Si pasojë, përpjekjet e Komisionit për një "treg të përbashkët
dixhital" të vërtetë, të bazuar në ndërveprueshmërinë, të qenët të hapët dhe risitë,
nuk do të arrihen, pasi pjesa e rëndësishme e potencialit risues, që gjendet në Software-in
e Lirë, do të gjendet praktikisht e përjashtuar nga standardizimi.</p>
<p>Në të njëjtën frymë me <a
href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20151029-fsfe-dsm-comments.pdf">rekomandimet
tona lidhur me nismën mbi TPD-në</a>, që u pritën mirë nga Komisioni, FSFE-ja
beson se që të arrihet integrim adekuat i bashkësive të Software-it të Lirë, dhe
trajtimi përgjithësisht bindës drejt përdorimit si duhet të Standardeve të Hapura,
Komisioni lypset të shmangë pasojat e dëmshme për Software-in e Lirë të licencimeve
FRAND dhe, në vend të kësaj, të ndjekë promovimin e standardeve që janë të hapura,
minimaliste dhe të sendërtueshme me Software të Lirë. Këto standarde do të ofrojnë
brumin për premtimet e Komisionit lidhur me nxitjen e bashkësive të Software-it të Lirë
të marrin pjesë në proceset e standardizimit.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="openstandards">Standarde të Hapura</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag>
<tag key="digital-single-market">Tregu i Përbashkët Dixhital</tag>
</tags>
</html>