94 lines
3.9 KiB
HTML
94 lines
3.9 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
||
<html newsdate="2015-12-16">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Që të punojë për Software-in e Lirë gjatë 2016-s, FSFE-ja ka nevojë për dhurimet tuaja</title>
|
||
</head>
|
||
<body>
|
||
<h1>Që të punojë për Software-in e Lirë gjatë 2016-s, FSFE-ja ka nevojë për dhurimet tuaja</h1>
|
||
|
||
<p>Shumë individë dhe kompani në shoqërinë tonë përfitojnë
|
||
nga Software-i i Lirë. Që prej 2001-shit Free Software Foundation Europe i fuqizon
|
||
njerëzit të kontrollojnë teknologjinë. Që me punën tonë të arrijmë diçka,
|
||
synojmë 140 000€ dhurime, deri më 31 janar, nga të cilat kemi marrë tashmë 60 000€.</p>
|
||
|
||
<p>Ju lutemi, na ndihmoni të vazhdojmë punën tonë për Software-in e Lirë duke dhuruar sot:</p>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li>Si individ, ju lutemi, na përkrahni duke u bërë <a
|
||
href="https://my.fsfe.org/donate">anëtar mbështetës i FSFE-së</a> (shuma
|
||
mesatare për anëtarë mbështetës është 125€/v).</li>
|
||
|
||
<li>Si kompani, ju lutemi, <a href="https://my.fsfe.org/donate">na përkrahni
|
||
me një dhurim</a>. Mund të bëheni dhurues i artë për 1000€/muaj, dhurues
|
||
i argjendtë për 200€/muaj, ose dhurues i bronztë për 40€/muaj.</li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<p>Dhuruesit tanë na bënë të mundur të arrijmë sukseset vijuese:</p>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Mbyllëm fushatën tonë gjashtëvjeçare PDFreaders, pasi bindëm 1125
|
||
administrata publike të heqin nga sajtet e tyre reklamat për software
|
||
pronësor.</li>
|
||
|
||
<li>Ndihmuam t’u jepet fund rrugëzuesve të detyruar në Gjermani me një
|
||
ligj që u siguron përdoruesve lirinë të përdorin rrugëzuesin e tyre me
|
||
Software të lirë. Kjo do të duhej të shërbente si shembull nëpër Europë,
|
||
dhe do të përkrahim ligjshmëri të ngjashme kudo që të jetë nevoja.</li>
|
||
|
||
<li>Jemi aktivë në politikat e BE-së: vlerësimi ynë për Strategjinë për një
|
||
Treg të Përbashkët Dixhital u prit mirë dhe presim që të tjera institucione
|
||
të BE-së të ndjekin rekomandimet tona.</li>
|
||
|
||
<li>Mesatarisht dërgojmë një paketë promocionale në ditë. Përkrahësit
|
||
tanë përdorin material shumëgjuhësh për të informuar më shumë njerëz
|
||
rreth lirisë së software-it në kompanitë, universitetet, shkollat e tyre, në
|
||
biblioteka dhe kafe, apo në stenda informative.</li>
|
||
|
||
</ul>
|
||
|
||
<p>Për vitin tjetër duam të përqendrohemi te ushtrimi i trysnisë lidhur me
|
||
kërkesat tona që <strong>krejt software-i i financuar me paranë publike
|
||
të botohet si Software i Lirë</strong>, dhe për <strong>të drejtën e gjithkujt
|
||
për të eksperimentuar me hardware-in dhe software-in e tyre</strong>.</p>
|
||
|
||
<p>Për të arritur këto synime:</p>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>do të ofrojmë ndihmë për vullnetarët e fushatave tonë që të shtojnë
|
||
efektshmërinë e tyre, dhe do t’i pajisim me një larmi më të madhe materiali
|
||
promocional;
|
||
dhe</li>
|
||
|
||
<li>do të fillojmë bashkërendimin mes grupesh të Software-it të Lirë që janë
|
||
aktivë në probleme politikash në BE.</li>
|
||
|
||
</ul>
|
||
|
||
<p>Veç kësaj, do të vazhdojmë përpjekjet tona të tanishme për të hequr
|
||
pengesat ndaj lirisë së software-it dhe të nxisim njerëzit të përdorin dhe
|
||
zhvillojnë Software të Lirë.
|
||
Një veprimtari thelbësore mbetet udhëheqja e kompanive për kalimin në
|
||
Software të Lirë, duke ndihmuar degët e tyre ligjore të kuptojnë licencat
|
||
e Software-it të Lirë.</p>
|
||
|
||
<p>Sfidat janë në rritje: traktate ndërkombëtare opake dhe procese komplekse
|
||
politikash kërkojnë trajtime të kujdesshme që të punohet me efektshmëri për
|
||
lirinë e software-it. Është e nevojshme që të jemi në gjendje të ndjekim si duhet
|
||
zhvillime të tilla.</p>
|
||
|
||
<p>Ja pse <strong>përkrahja juaj është kyçe për ne</strong>. Ndaj, ju lutemi,
|
||
na ndihmoni duke u bërë <a href="https://my.fsfe.org/donate">një anëtar mbështetës</a> ose
|
||
përmes një <a href="https://my.fsfe.org/donate">dhurimi korporate</a>.</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="front-page"/>
|
||
</tags>
|
||
|
||
</html>
|