fsfe-website/news/2015/news-20150605-01.sq.xhtml

45 lines
3.0 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-06-05">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja parashtron komente rreth raportit Reda mbi të drejtat e kopjimit</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja parashtron komente rreth raportit Reda mbi të drejtat e kopjimit</h1>
<p>Më 16 qershor, Komiteti i parlamentit europian për Çështjet Ligjore do të votojë mbi një raport me një numër rekomandimesh risore për reformë të të drejtave të kopjimit.</p>
<p>Raporti është shkruar nga eurodeputetja Julia Reda (Partia e Piratëve) dhe përbëhet nga një numër propozimesh shumë të menduara për tua përshtatur ligjet e të drejtave të kopjimeve sfidave të të sotmes. Megjithatë, raporti ka tërhequr mbi vete një sasi të konsiderueshme kundërshtimi prej të interesuarish që përfitojnë nga rregullat e tanishme, tejet shtrënguese.</p>
<p>Komiteti i Çështjeve Ligjore do të vendosë për formën përfundimtare të raportit përpara votimit të tij në sesion plenar në korrik. FSFE-ja ka dhënë <a href="/news/2015/news-20150605-02.html">shpjegime për eurodeputetë</a> lidhur me një numër pikash që ne i konsiderojmë si kyçe për reformën e të drejtave të kopjimit.</p>
<p>Pikat e shtruara nga FSFE-ja anëtarëve të komitetit të Çështjeve Ligjore përqendrohen në sa vijon:</p>
<p>
<ul>
<li>Përkatësia publike duhet ruajtur, zgjeruar dhe hapur aktivisht për autorë që duan ti botojnë punët e tyre drejt e nën të.</li>
<li>Punët (përfshi software) e prodhuara nga sektori publik duhet ti ofrohen publikut për përdorim dhe modifikim.</li>
<li>Administrimi Dixhital i Kufizimeve (DRM) sduhet të pengojë ushtrimin e tanishëm të përjashtimeve dhe kufizimeve. Kodi burim i teknologjive të tilla duhet të bëhet publik, që të lejojë ndërveprueshmëri dhe respekt të privatësisë së përdoruesit.</li>
</ul>
</p>
<p>Ju lutemi, na ndihmoni që këto rekomandime të adoptohen. <a href="http://copywrongs.eu/">Telefonojini eurodeputetit tuaj</a> ose <a href="http://www.europarl.europa.eu/committees/en/juri/members.html">anëtarëve të komitetit të Çështjeve Ligjore</a>. Kjo është rruga më e mirë për tu folur atyre rreth këtyre çështjeve të rëndësishme. Mos ngurroni të lexoni <a href="/news/2015/news-20150605-02.html">komentin tonë të plotë</a> që të jeni në dijeni të argumenteve tona.</p>
<p>Për informacione të mëtejshme, ju lutemi, vizitoni <a href="http://copywrongs.eu/">copywrongs.eu</a> ose <a href="https://juliareda.eu/copyright-evaluation-report-explained/">sajtin e Julia Reda-s</a>. Mund të lexoni edhe vetë <a href="http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=COMPARL&amp;mode=XML&amp;language=EN&amp;reference=PE546.580">raportin paraprak</a>.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="drm">DRM</tag>
<tag key="policy"/>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="public-administration">Administratë Publike</tag>
</tags>
</html>