fsfe-website/news/2015/news-20150401-01.sq.xhtml

36 lines
3.0 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-04-01">
<version>1</version>
<head>
<title>Një mirëpritje e kujdesshme për strategjinë e re të KE-së lidhur me Software-in e Lirë</title>
</head>
<body>
<h1 id="evaluating-the-ecs-new-open-source-stratgy">Një mirëpritje e kujdesshme për strategjinë e re të KE-së lidhur me Software-in e Lirë</h1>
<p>Komisioni Europian ka botuar një <a href="http://ec.europa.eu/dgs/informatics/oss_tech/strategy/strategy_en.htm">version</a> të ri të strategjisë së vet për përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. Tani strategjia mbulon periudhën 2014-2017. Gjatë procesit të përditësimit, FSFE-ja ka dhënë gjerësisht për Komisionin <a href="https://download.fsfe.org/policy/letters/20141215.FSFE.EC_OSS_Strategy-input.pdf">mendimet e veta</a>.</p>
<p>Teksa strategjia është përgjithësisht e ngjashme me versionin e mëparshëm, ka një numër përmirësimesh të dukshme:</p>
<ul>
<li><p>Një qëndrim më i vendosur ndaj Software-it të Lirë. Për strategjinë, kjo është një domosdoshmëri minimum për të patur të paktën njëfarë ndikimi në një mjedis ku software-i pronësor është i rrënjosur thellësisht. Strategjia e re bën fjalë për krijim &quot;mundësish të barabarta&quot; për Software-in e Lirë, dhe për ti dhënë atij &quot;vëmendje aktive dhe të paanshme&quot;.</p></li>
<li><p>Një qëndrim ndaj Standardeve të Hapura që shkon tej rishikimit të holluar të Kuadrit Europian Për Ndërveprueshmëri: &quot;Komisioni duhet të promovojë përdorimin e produkteve që përkrahin specifikime teknike të mirëpranuara, të mirëdokumentuara dhe mundësisht të hapura, që mund të adoptohen, sendërtohen dhe zgjerohen lirisht&quot;.</p></li>
<li><p>Një angazhim për ta bërë më të lehtë për programuesit e Komisionit të marrin pjesë në bashkësi Software-i të Lirë jashtë tij.</p></li>
</ul>
<p><blockquote>&quot;Ky dokument është në thelb një deklaratë qëndrimesh nga ana e Komisionit,&quot; shprehet presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. &quot;Ka mjaft akte që mund të ndërmarrë Komisioni për të përfituar nga përparësitë që ofrojnë Software-i i Lirë dhe Standardet e Hapura - praktikat e prokurimit, sa për të përmendur një. Tej këtyre, strategjia e re përfaqëson një ndryshim për mirë, dhe jemi të gëzuar tek shohim Komisionin të ecë në drejtimin e duhur.&quot;</blockquote></p>
<p>Shumë i rëndësishëm është fakti që strategjia shoqërohet nga një plan veprimesh që synon vënien e saj në jetë, ndryshe nga versionet e mëparshëm. Sidoqoftë, plani i veprimeve nuk është publik, ndaj sështë e mundur të vlerësohet ecuria e Komisionit drejt synimeve të veta. FSFE-ja shpreson që Komisioni një ditë do ta botojë planin e veprimeve.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="european-commission">Komisioni Europian</tag>
<tag key="procurement">Prokurim</tag>
<tag key="public-administration">Administratë publike</tag>
<tag key="policy"/>
</tags>
</html>