fsfe-website/news/2015/news-20150325-01.sq.xhtml

101 lines
3.5 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-03-25">
<version>1</version>
<head>
<title>Deklaratë e përbashkët : Shtimi në maksimum i përfshirjes dhe angazhimit
përmes përdorimit të Standardeve të Hapura në Komisionin Europian</title>
</head>
<body>
<h1>Deklaratë e përbashkët : Shtimi në maksimum i përfshirjes dhe angazhimit
përmes përdorimit të Standardeve të Hapura në Komisionin Europian</h1>
<p>Sot është Dita e Lirisë së Dokumenteve,
dita ndërkombëtare e kremtimit të Standardeve të Hapura dhe
e shtimit të ndërgjegjësimit mbi to. Me këtë rast, duam
të përsiatim mbi rëndësinë që ka për institucionet publike në
përgjithësi, dhe për Komisionin Europian në veçanti, kur
merret parasysh roli i tij drejtues, përdorimi i Standardeve
të hapura në krejt komunikimet dhe shërbimet e veta dixhitale.
</p>
<p>
<a href="/freesoftware/standards/def.html">Standardet
e Hapura</a> janë formate dhe protokolle që mund ti përdorë kushdo,
pa pagesë dhe kufizime, për të cilat nuk kërkohet program i veçantë
nga një tregues i dhënë. Ato janë thelbësore për ndërveprueshmërinë
dhe lirinë e zgjedhjes të bazuar në meritat e programeve të ndryshme.
Për një institucion publik si Komisioni Europian, kjo është veçanërisht
e rëndësishme, ngaqë çdo qytetar dhe kompani e BE-së duhet të gëzojë
të drejtën të komunikojë dhe ndërveprojë me administratën e saj duke
përdorur përjashtimisht Standarde të Hapura, dhe jo të jenë të detyruar
të instalojnë dhe përdorin software nga një tregtues i caktuar. Kjo
është arsyeja pse përfitojmë nga rasti i Ditës së Lirisë së Dokumenteve,
që të shprehim shqetësimet tona lidhur me përdorimin jo të drejtë të
standardeve në fushën e aplikimeve për programe të BE-së.
</p>
<p>
Sot, kur aplikohet për shumicën e programeve të BE-së, kandidatët janë
zakonisht të detyruar të plotësojnë formularë në PDF që përdorin
elementë të sendërtuar vetëm në software pronësor të një tregtuesi
të dhënë (Adobe), software i cili hëpërhë nuk mund të kihet për krejt
platformat. Ky është problem për mjaft nga aplikuesit që përfundojnë
me privim të mundësisë së zgjedhjes ose të përjashtuar fare nga procesi.
Ska pse të jetë kështu, veçanërisht po të kihet parasysh se ka një numër
alternativash të efektshme të bazuara krejtësisht në Standarde të Hapura.
Përgjithësisht, do të këshillonin mospërdorimin e PDF-së për formularë
në Internet, në vend të saj do të rekomandonim zgjidhje të bazuara në
Standarde Web të Hapura, të tilla si HTML5 dhe XForms. Me këtë deklaratë
të përbashkët, ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian ta trajtojë këtë
gjendje dhe të sigurojë që krejt ndërveprimet me publikun të kryhen
duke përdorur krejtësisht Standarde të Hapura, duke siguruar kështu
maksimumin e përfshirjes dhe lirisë së zgjedhjes për krejt qytetarët
europianë.
</p>
<p>
Nënshkrues :
</p>
<p>
Jean-Christophe Becquet,
President,
April
</p>
<p>
Karsten Gerloff,
President,
Free Software Foundation Europe (FSFE)
</p>
<p>
Andreas Krisch,
President,
European Digital Rights (EDRi)
</p>
<p>
Graham Taylor,
CEO,
OpenForum Europe (OFE)
</p>
<p>
Peter Ganten,
Chairman of the board,
Open Source Business Alliance (OSBA)
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page">faqja hyrëse</tag>
<tag key="dfd">DLD</tag>
<tag key="openstandards">Standarde të Hapura</tag>
<tag key="policy">Politikë</tag>
</tags>
</html>