fsfe-website/news/2015/news-20150306-01.sq.xhtml

59 lines
3.0 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-03-06">
<version>1</version>
<head>
<title>Këshilli Federal Zviceran sheh mundësinë e sigurisë ligjore për hedhjen në qarkullim të Software-it të Lirë</title>
</head>
<body>
<h1>Këshilli Federal Zviceran sheh mundësinë e sigurisë ligjore për hedhjen në qarkullim të Software-it të Lirë</h1>
<p>Sot për sot, në Zvicër, ka paqartësi lidhur me zhvillimin
dhe hedhjen në qarkullim të Software-i të Lirë nga ana e kontraktuesve publikë.
Këtë çështje e solli sërish në pah zhvillimi i software-it <em>OpenJustitia</em>
nga Gjykata e Lartë Federale Zvicerane. Këshilli federal tani dëshiron të
shqyrtojë nëse mund të lejohet shprehimisht botimi i Software-it të Lirë
nga administrata federale. Free Software Foundation Europe kërkon
që kjo çështje të qartësohet, në mënyrë që software-i i financuar me para publike
të hidhet në qarkullim ligjërisht dhe prerë, si Software i Lirë.</p>
<p>Në dhjetor të 2014-s, grupi parlamentar <em>Parldigi - Digital
Sustainability</em> <a href="http://www.parlament.ch/d/suche/seiten/geschaefte.aspx?gesch_id=20144275">
parashtroi një propozim (në gjermanisht)</a> me titullin "Si të lejohet shprehimisht
hedhja në qarkullim e software-it me burim të hapët [/Software-it të Lirë]
nga administrata federale?" Në të, i sugjerohet këshillit federal të shqyrtojë
nëse duhet ndryshuar ligji i planifikimit buxhetor që të lejojë shprehimisht
hedhjen në qarkullim të kodit burim nga qeveria federale, dhe, në qoftë
e nevojshme, të rekomandojë përshtatje të mundshme që ndihmojnë strategjinë
e administratës federale për Software-in e Lirë.</p>
<p>Në 25 shkurt 2015, Këshilli Federal Zviceran pranoi që propozimi do të merret
në shqyrtim.</p>
<blockquote><p>"Është e rëndësishme që Këshilli Federal Zviceran të merret
me këtë temë," u shpreh Marcus Möller i ekipit zviceran të FSFE-së. "Shpresojmë
që qartësia ligjore mbi zhvillimin e Software-it të Lirë nga kontraktues publikë
të vihet në jetë sa më shpejt që të jetë e mundur."</p> </blockquote>
<p>FSFE-ja Zvicër <a
href="http://www.digitale-nachhaltigkeit.ch/2014/11/fsfe-zuerich-zu-openjustitia/">
tërheq vëmendjen (në gjermanisht) ndaj</a> mungesës së kuadrit ligjor që duhet
krijuar sa më shpejt që të mundet, në mënyrë që software-i -- ai i zhvilluar me paranë
publike -- të mund të hidhet në qarkullim si Software i Lirë.
Edhe pas arritjes së kësaj, institucionet publike nuk duhet të vendosen vetë në rolin
e kontraktuesit për zhvillim Software-i të Lirë, çka do të shpinte në deformim të tregut.
Në të kundërtën, nga perspektiva e FSFE-së, mbulimi i zhvillimit të software-it nga
licenca të Lirë e forcon dhe e stimulon tregun.</p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe">
</sidebar>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="ch">Zvicër</tag>
<tag key="open-justitia">OpenJustitia</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
</tags>
</html>