fsfe-website/news/2015/news-20151110-01.sq.xhtml

53 lines
2.8 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-11-10">
<version>1</version>
<head>
<title>Parlamenti Europian ushtron trysni në favor të Software-it të Lirë</title>
</head>
<body>
<h1>Parlamenti Europian ushtron trysni në favor të migrimit drejt Software-it të Lirë</h1>
<p>Më 29 tetor 2015, Parlamenti Europian<a href="http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?pubRef=-//EP//NONSGML+TA+P8-TA-2015-0388+0+DOC+PDF+V0//EN">
pranoi një raport</a> (2015/2635(RSP)), në të cilin dënohet survejimi në masë
në gjithë Europën. Teksa përqendrohej së pari në precedentë ligjorë
të lidhur me mbrojtjen e të dhënave, parlamenti propozoi rekomandime
të reja për përmirësimin e sigurisë në TI përmes migrimit në software
të lirë, si dhe shtim software-i të lirë si kriter të detyrueshëm
përzgjedhjesh në prokurime TI publike.</p>
<p>Më hollësisht, Ndarja 47 e raportit:</p>
<blockquote>Mirëpriten hapat e ndërmarrë deri më sot për forcimin e
e sigurisë TI të parlamentit, siç përvijohej në planin e veprimeve
mbi Sigurinë TIK të PE-së, të përgatitur nga DG ITEC; kërkon vazhdimin
e këtyre përpjekjeve dhe që rekomandimet e bëra në rezolutë të plotësohen
deri më një dhe pa humbur kohë; bën thirrje për një të menduar të ri dhe,
në qoftë e nevojshme, për ndryshime ligjore në fushën e prokurimeve që synojnë
thellimin e sigurisë TI në institucionet e BE-së;
<strong>bën thirrje për zëvendësimin sistematik të software-it pronësor me
software të kontrollueshëm, të verifikueshëm, me burim të hapur, në krejt
institucionet e BE-së, për vënien në punë të një kriteri të detyrueshëm përzgjedhjesh
burimi të hapur gjatë krejt procedurave për prokurime të ardhshme TIK,
dhe për mundësi të efektshme pasjeje mjetesh fshehtëzimi</strong>.</blockquote>
<p>Ky është një ndryshim i mirëseardhur në retorikë
<a href="http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=TA&amp;language=EN&amp;reference=P7-TA-2014-0230">
kundrejt versionit të mëparshëm të rezolutës</a> (2013/2188(INI) Ndarja 91).
Versioni i ri përdor gjuhë më të ashpër për të ushtruar trysni lidhur me
migrimin drejt Software-i të Lirë si një rrugë përmirësimi të transparencës
dhe sigurisë në sistemet TI të BE-së. Edhe pse rezolutat e miratuara në
parlamentin europian nuk kanë fuqi detyruese, kalimi i këtij raporti i dërgon
një mesazh të fuqishëm Komisionit Europian për përfshirje në ligjshmëri të ardhshme
aktesh ligjore që mbulojnë Software-in e Lirë.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="european-parliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
</tags>
</html>