fsfe-website/news/2015/news-20150829-01.sq.xhtml

80 lines
3.2 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-08-29">
<version>1</version>
<head>
<title>FSFE-ja përkrah njohjen e të Drejtave për të Dhëna Përdoruesi</title>
</head>
<body>
<h1>FSFE-ja përkrah njohjen e të Drejtave për të Dhëna Përdoruesi</h1>
<p>FSFE-ja përkrah botimin e <a href="https://userdatamanifesto.org/">Manifestit
2.0 për Të dhëna Përdoruesi</a>, që synon përcaktimin e
të drejtave bazë të njerëzve për të kontrolluar të dhënat
e tyre në epokën e Internetit. Manifesti është botuar sot
dhe ka tashmë përkrahjen nga GNOME, KDE, Netzpolitik.org,
ownCloud, Spreed, “Terms of Service - Didnt
Read” dhe X-Lab.
</p>
<p>
Në kohën tonë përdoruesit gjithnjë e më shumë po përdorin
shërbime interneti për veprimtari të përditshme kompjuterike,
qoftë kjo për veprimtari në rrjete shoqërore, për bashkëpunim,
ose për ndarje fotosh me të tjerët, mes shumë veprimtarish
të tjera. Kështu përdoruesit po humbin kontrollin mbi të dhënat
e tyre më shumë se kurrë.
</p>
<p>
Sipas Manifestit për Të dhëna të Përdoruesit, njerëzit duhet të kenë:
</p>
<ol>
<li><strong>Kontroll</strong> mbi hyrjen në të dhënat e përdoruesit,</li>
<li><strong>Njohje</strong> se si depozitohen të dhënat,
dhe se çligjshmëri ose juridiksion zbatohet.</li>
<li><strong>Liri</strong>për të zgjedhur një platformë, pa
qenë pre e bllokimit prej tregtuesve të mundësisë së zgjedhjes. FSFE-ja beson se Software-i
i Lirë është i domosdoshëm për ta garantuar këtë.</li>
</ol>
<blockquote>
“Njohja e të Drejtave për Të dhëna Përdoruesi të përcaktuara
në manifest është një gur i rëndësishëm për të ndërtuar një
shoqëri të lirë në epokën dixhitale“ thotë Hugo Roy,
zëvendës-bashkërenduesi i ekipit ligjor të FSFE-së dhe bashkautor
i Manifestit për Të dhëna Përdoruesi.
</blockquote>
<blockquote>
“Liria për të përdorur, ndarë me të tjerët, studiuar dhe përmirësuar
software-in që përdorim në jetën tonë është një domosdoshmëri
jo vetëm për programet në makinat tona në shtëpi, por edhe
për programet që xhirojnë shërbimet internet që përpunojnë
të dhënat tona” sipas Björn Schießle-s, zëvendës-bashkërenduesi
i ekipit gjermat të FSFE-së.
</blockquote>
<p>
Manifesti është një pikënisje e mirë për një debat të rëndësishëm
mbi të drejtat e përdoruesve në Internet. FSFE-ja pret që organizma
të tjera tu bashkohen përpjekjeve për të promovuar
shërbime internet që respektojnë të drejtat dhe liritë e përdoruesve.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="cloud">“Cloud Computing”</tag>
<tag key="privacy">Privatësi</tag>
<tag key="privacy">Kushte Shërbimi</tag>
<tag key="dfd">Liri Dixhitale</tag>
</tags>
</html>