fsfe-website/news/nl/nl-201608.sq.xhtml

136 lines
9.3 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<html newsdate="2016-08-08" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - gusht 2016</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201608">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - gusht 2016</h1>
<h2 id="free-and-open-source-security-audit-in-the-eu-needs-feedback- from-free-software-communities">"Free and Open Source Security Audit"
në BE i duhen përshtypjet nga bashkësitë e Software-it të Lirë</h2>
<p newsteaser="yes">Synimi i projektit pilot "Free and Open Source Security Audit" (FOSSA)
është të shtojë sigurinë e Software-it të Lirë të përdorur nga institucionet
europiane. FSFE-ja e ka ndjekur projektin që në fillimin e 2014-s. Tani së
fundi, Komisioni Europian <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/eu-fossa/og_page/project-deliveries">
botoi materialet e para të bazuara në intervista të bëra prej tyre me palët
e interesuara</a>. Edhe pse FSFE-ja e përkrah plotësisht këtë nismë
europiane, sendërtimi i projektit na bën të shqetësohemi. Analizës së parë
të FOSSA-s i mungon të kuptuarit e Software-i të Lirë; ajo përmban disa
gabime; dhe është bazuar në intervista të përgjithshme të bëra keq. <a href="https://k7r.eu/fossa-now-we-need-feedback-by-the-real-experts/">Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner</a> dhe
<a href="https://creative-destruction.me/2016/07/11/eu-fossa-needs-your-help-a-free-software-community-call-to-action/">përfaqësuesi i Anërarësisë Shok të FSFE-së, Mirko Böehm</a>, që qenë intervistuar që të dy për
projektin, kanë përmbledhur mangësitë më të dukshme të materialeve të botuara
nga FOSSA. Megjithatë, duke e parë punën nga një tjetër perspektivë: FOSSA është
ende në hapat e para dhe me ndihmën e më tepër ekspertëve të Software-it të Lirë,
mund ta kthejmë FOSSA-n në drejtimin e duhur. FSFE-ja do të vazhdojë ti ndjekë
nga afër sendërtimet e pritura të FOSSA-s. Nëse keni ndonjë koment apo mendime
lidhur me nismën, ju lutemi, mos ngurroni ti ndani mendimet tuaja me ne te
<a href="https://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/discussion">
lista jonë e diskutimeve</a> ose dërgojini drejtpërsëdrejti për Matthias Kirschner-in.
Në këtë mënyrë, do të bëjmë të mundur që krejt shqetësimet me vend ti komunikohen
BE-së.</p>
<h2 id="italy-plans-to-stop-its-explicit-support-for-free-software-in-e-government">
Italia ka në plan të reshtë përkrahjen eksplicite për Software-in e Lirë në e-qeveri</h2>
<p>Qeveria e Italisë ka në plan të <a href="http://www.funzionepubblica.gov.it/articolo/riforma-della-pa/10-02-2016/codice-dellamministrazione-digitale">
rishikojë në Ligjin për Administratën Dixhitale kushtin që kërkon që
administratat publike tu japin përparësi zgjidhjeve software të ripërdorshme,
me bazë Software-in e Lirë</a>. Ndryshimet prekin edhe botimin dhe mirëmbajtjen
e një liste standardesh të hapura TIK, të cilat përdoren nga administratat publike.
Zbatimi i këtij propozimi do të thoshte që qeveria të mos ketë më nevojë që agjencia
kombëtare për Dixhitalizimin e Sektorit Publik (AGID) të ofrojë për zbatim mundësi
lidhur me ndërveprueshmërinë, ose ti japë përparësi Software-it të Lirë. Deputetë
të parlamentit italian kanë shprehur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara.
Këshilltari i Përgjithshëm i FSFE-së, Carlo Piana pat këshilluar dikur
<a href="https://fsfe.org/news/2014/news-20140116-01.en.html">autoritetet italiane
lidhur me udhëzimet për sendërtimin e Ligjit për Administratën Dixhitale
</a>, dhe <a href="http://www.techeconomy.it/2016/07/07/bulgaria-open-italia-qualche-passo-dietro/">në letrën e tij për Tech Economy</a> (në italiasht) kundërshtoi planet e qeverisë.
</p>
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
<ul>
<li>Daniel Pocock shpjegon problemet e sigurisë në verifikimet me SMS dhe telefon,
dhe shtron pyetjen
<a href="https://danielpocock.com/how-many-mobile-phone-accounts-will-be-hijacked-this-summer">sa llogari celularësh do të komprometohen këtë verë</a>.</li>
<li>Hannes Hauswedell shpjegon se si mund <a href="http://blogs.fsfe.org/h2/2016/07/27/retroactively-replacing-git-subtree-with-git-submodule/">
të zëvendësoni një nënpemë git me një nënmodul git, në mënyrë retroaktive</a>.</li>
<li>Polina Malaja jep një përmbledhje mbi krijimin e Organizatës Europiane të Sigurisë Kibernetike (OESK) dhe
<a href="https://blogs.fsfe.org/polina/2016/07/11/ec-free-software-to-enhance-cybersecurity/">
shpjegon pse shumë probleme sigurie mund të shmangen duke përdorur
sa më shumë që të jetë e mundur Software të Lirë</a>.</li>
<li>Daniel Pocock shpjegon <a href="https://danielpocock.com/help-monitoring-packages-in-debian-and-ubuntu">se si mund të ndihmoni me mbikëqyrjen e paketave në Debian dhe Ubuntu.</a> </li>
<li>Wolfgang Romey shkruan mbi <a href="https://blogs.fsfe.org/wromey/2016/07/16/anschlussfrage-warum-sind-nachhaltige-gerate-zudem-noch-technisch-ruckstandig/">
jetëgjatësinë e pajisjeve teknike dhe nevojës që ato kanë për Software-in e Lirë</a> (Gjermanisht).</li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li>Në fillim të kësaj vere, FSFE-ja tok me 72 organizma të tjerë nënshkroi
një letër në përkrahje të një asnjanësie të fortë në rrjet. Komisioni Europian
megjithatë duket se është në krah të kërkesave për asnjanësi të dobët në rrjet
të parashtruara nga koalicioni i 17 ISP-ve më të mëdha në të ashtuquajturin
'5G manifesto'. Analistja jonë e politikave, Polina Malaja, <a href="https://blogs.fsfe.org/polina/2016/07/15/on-carrots-and-sticks-5g-manifesto/">shkroi në blog rreth hapave shqetësues për dobësimin e asnjanësisë
së fortë në rrjet në emër të 'novacioneve'</a>. </li>
<li>Presidenti Kirschner mbajti një fjalë në Universitetin Teknik të Berlinit rreth
rëndësisë së Software-it të Lirë dhe paraqiti disa nga sukseset e punës së FSFE-së.</li>
<li>Ekipi italian i FSFE-së qe i pranishëm me një stendë në Wikimania 2016, në Esino Larino, Itali.</li>
</ul>
<h2 id="take-action">Hidhuni në veprim!</h2>
<p>Nga 1 gushti, një ligj i i gjerman do tu lejojë përdoruesve të zgjedhin
lirisht pajisjen e tyre rrugëzuese. FSFE-ja dëshiron të sigurohet që gjithkush
të njohë të drejtat e tyre të reja dhe u <a href="https://fsfe.org/news/2016/news-20160725-01.en.html">kërkon
përdoruesve të raportojnë lidhur me raste kur mundësuesit e shërbimeve internet (ISP) përpiqen
tu shmangen rregullave të reja</a>. Rregullat e reja janë konceptuar për të eliminuar
turbullinë e mëparshme të praktikës së "rrugëzuesve të detyruar"
të zbatuar me detyrim mbi përdoruesit nga ISP-të. Megjithatë, është e nevojshme të sigurohemi
se ligji i ri do të vihet në jetë.</p>
<p>Nëse jeni klient i një mundësuesi gjerman shërbimesh internet, ju kërkojmë
të ushtroni të drejtën tuaj të re dhe filloni të përdorni një pajisje alternative, më e mira
mundësisht do të ishte një që funksionon me Software të Lirë. Ju lutemi, na e bëni
të ditur në patët apo jo probleme me xhirimin e një rrugëzuesi të ri dhe na ndihoni
të grumbullojmë përshtypjet te
<a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/CompulsoryRouters/Implementation/Germany">faqja
jonë wiki</a>.
Nëse nuk keni ndonjë pajisje alternative, FSFE-ja mund të ofrojë disa të tilla për testim.
Ju lutemi, për më tepër të dhëna rreth kësaj shihni te faqja jonë wiki.</p>
<h2 id="good-free-software-news">Good Free Software news</h2>
<p>Komisioni Europian do të <a href="https://joinup.ec.europa.eu/news/new-european-contest-promote-it-reuse">shpërblejë zgjidhje TI ekzistuese që janë zhvilluar dhe hedhur në qarkullim nga administrata publike, dhe që mund
të ripërdoren edhe më tej nëpër Europë, falë përdorimit të licencave për Software të Lirë</a>.
Adullact, shoqata frënge e administratave publike që përdorin software të lirë,
ka krijuar Comptoir-du-Libre.org,<a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/new-site-promote-proven-open-source-ict-tools">një sajt që synon të ndihmojë vendim-marrësit e sektorit TI në administratat publike
të kalojnë nën Software të Lirë</a>.
Këshilli bashkiak i <a href="http://www.miciudadreal.es/2016/05/25/el-pleno-acuerda-caminar-hacia-el-software-libre/">qytetit spanjoll Ciudad Real votoi në favor të një vendimi për kalimin e 400 kompjuterave të administratës
së qytetit nën Software të Lirë</a> (Spanjisht). Fondacioni i Dijes së Hapët në Gjermani, në
bashkëpunim me Ministrinë Federale Gjermane të Arsimit dhe Kërkimit, nisi <a href="https://prototypefund.de/en/">fondin Prototype</a>, që mbulon projekte Software të Lirë me një grant deri në 30 mijë euro, i hapur për këdo me banim parësor në Gjermani.</p>
<p>Faleminderit krejt <a href="https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html">vullnetarëve</a>,
<a href="http://fellowship.fsfe.org/join">anëtarëve shok</a> dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers, <a href="https://fsfe.org">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-08"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>