fsfe-website/news/nl/nl-201411.sq.xhtml

234 lines
13 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-11-11" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - nëntor 2014</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201411">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - nëntor 2014</h1>
<h2>Mynih: faktet më me peshë se fjalët</h2>
<p newsteaser="yes">Qyteti i Mynihut xhiron Software të Lirë në më tepër se 15000 kompjutera
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/106341">dhe si rrjedhojë ka kursyer
mbi 11 milionë euro</a>. Gjatë migrimit në Software të Lirë, ata
konsoliduan sektorin e tyre heterogjen TI të shtrirë në 51 vende me 1000 nëpunës
TI dhe 22 departamente TI. Me gjithë këto sfida, <a
href="http://www.computerwoche.de/a/wohin-steuert-linux-in-muenchen,3043464,2">shumica
e përdoruesve janë të kënaqur me migrimin dhe shprehen se nuk duan të kthehen
te e dikurshmja</a> (në Gjermanisht). Dhe krejt kjo ndodhi mu përpara hundës së
qendrës së Microsoft-it për Gjermaninë.</p>
<p>Nëse nuk e pëlqeni suksesin e Software-it të Lirë në Mynih, çdo të bënit?
Mund të luanit me emocionet e njerëzve dhe të përhapnit fjalë se personat TI të
Mynihut nuk po marrin parasysh kërkesat e përdoruesve të rregullt, dhe as ato
të drejtuesve. Sigurisht që kjo duhet bërë turbulltas, me shpresë se do të ndillni
ata pak zëra që janë gjithmonë të pakënaqur - por kjo është rrugë e lehtë për
diskreditimin e përparimit të bërë tashmë. Kjo qe ajo çka ndodhi muajt e fundit
në Mynih me vërejtjet e kryetarit të ri të bashkisë, Dieter Reiter (SPD,
Social-demokratët) dhe zëvendësit të tij, Josef Schmid (CSU, Kristian-demokratët).
Disa komentatorë kanë spekuluar rreth një lidhjeje me faktin se Microsoft-i
po i kalon zyrat e veta nga Untershlashaimi në Mynih, dhe <a
href="http://www.zeit.de/politik/deutschland/2013-11/reiter-muenchen-spd/komplettansicht">Reiter-in
që pretendon se ndihmoi në këtë marrëveshje</a> (në Gjermanisht). Meqë Microsoft-i qe <a
href="http://www.merkur-online.de/lokales/muenchen-lk-nord/unterschleissheim-umzug-nach-muenchen-microsoft-prueft-neue-standorte-2766978.html">taksapaguesi më i madh në Untershlashaim</a> (në Gjermanisht), Mynihu do të përfitojë financiarisht nga kjo lëvizje.</p>
<p>Por duket se e kanë nënvlerësuar suksesin e Software-it të Lirë në Mynih.
<a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/munich-city-council-shields-limux-against-mayor">Ekspertë TI
prej vetë partive të tyre politike ngritën zërin për ti saktësuar</a>
dhe <a href="/news/2014/news-20141016-01.html">të tjerë kanë nxjerrë sheshit
deklaratat e tyre ngatërruese</a>. Pra komentet e bëra nga drejtuesit e bashkisë
përfaqësojnë vetëm opinione individuale. Përkrahja politike për GNU/Linux-in
në Mynih është e fortë, dhe paratë që kursen dhe do të vazhdojë të kursejë
bashkia duke përdorur GNU/Linux, LibreOffice/OpenOffice, dhe Desktopin nga KDE
kanë vlerë të madhe. Nëse Software-i i lirë mund të mbijetojë edhe pas një
fushate shpifjesh nga drejtuesit e bashkisë, kjo tregon se ai ka të ardhme përpara.
E dashur bashkësi e Software-it të Lirë: <em>ji krenare dhe përhape fjalën!</em>
Por mos të të zërë gjumi, sulmi tjetër do të jetë më i stërholluar.</p>
<h2>Politika Standardesh të Hapët në shkallë BE-je</h2>
<p>Përgjigja ndaj shqetësimit përfshin një tjetër pikë kyçe: problemin me
formatet e dokumenteve. Përgjegjësit TI të Mynihut vunë re se, në fillim
të migrimit, shtetet federale dhe qeveria federale gjermane e vunë theksin te
rëndësia e Software-it të Lirë dhe Standardet e Hapëta, por më pas nuk e ndoqën
kurrë atë shteg.</p>
<p>Në Gjermani, mungesa e një Politike të qartë Standardesh të Hapëta është një
pengesë serioze për përdorimin e Software-it të Lirë nga administratat publike.
Vitet e fundit, vende të tjera europiane, si Britania e Madhe, Franca, Italia
dhe Suedia kanë bërë më shumë për promovimin e Software-it të Lirë dhe Standardeve
të Hapëta.</p>
<p>Në shkallë europiane, <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/prasident-des-deutschen-stadtetags-an-europaische-kommission-mehr-fur-freie-software-einsetzen/">ish kryetari i bashkisë së Mynihut i kërkoi Komisionit Europian
të sendërtojë dy masa për ti hapur rrugë pjesëmarrjes së Software-it të Lirë
në projekte të BE-së</a>: Së pari, për krejt gjedhet e dokumenteve që janë të
passhme në formate Microsoft Office, të ketë të tilla edhe në formatin Open
Document Text (ODT). Së dyti, krejt laptopët për prezantime në institucionet
e BE-së të kenë gjithashtu të instaluar edhe një program që mund të trajtojë
kartela Open Document Presentation (ODP). Bëhet fjalë për në 2011-n, pra
organizmat europiane e kanë neglizhuar për një kohë të gjatë sendërtimin e
politikave për Standarde të Hapët.</p>
<h2>Kontroll përputhshmërie me Standardet e Hapëta</h2>
<p>Kur institucionet marrin vendime lidhur me Standarde të Hapëta, ky është
vetëm hapi i parë. Është e rëndësishme të kontrollohet ky vendim dhe tu
rikujtohet atyre. Më 2010-n, si veprimtari në kuadrin e Ditës së Lirisë së
Dokumenteve, Anëtarët tanë Shok në Këln dhe Bon <a
href="/news/2010/news-20100803-01.html">kontrolluan administratat federale
gjermane pas një vendimi, sipas të cilit ato duhet të jenë në gjendje
të marrin, përpunojnë dhe dërgojnë mbrapsht ODF</a>. FSFE-ja pa se vetëm 2
nga 87 departamentet ishin në përputhje me rregullat federale për dokumente
të hapët. Kjo nxjerr në pah rëndësinë e të qenit këmbëngulës dhe të mbikëqyrjes
së sendërtimit të politikave të tilla. Për një sugjerim specifik se si brenda
pak minutash mund të ndihmoni për këtë, shihni zërin “Aktivizohuni” të këtij
muaji.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Jemi duke kërkuar sërish stazhierë, <a
href="/news/2014/news-20141017-01.html">veçanërisht për
përgatitjen e Ditës së Lirisë së Dokumenteve</a>, por kemi të hapura
edhe <a href="/contribute/internship.html">vende të përgjithshme
stazhierësh, në fillimet e janarit</a>. Kur Max Mehl-i pa lajmërimin,
botoi një <a
href="http://blog.mehl.mx/2014/my-internship-at-fsfe/">përmbledhje rreth
kohës së tij si stazhier pranë FSFE-së</a>.</li>
<li><a href="/news/2014/news-20141017-02.html">Tok me shoqatën e
konsumatorëve italianë ADUC, dhe grupin italian ILS, u kemi kërkuar</a>
enteve rregullatore të marrin masa konkrete për të mbrojtur italianët
nga detyrimi për të paguar për software që nuk e duan ose nuk u nevojitet.</li>
<li>Veprimtari vendore: grupi ynë i Vienës pa vjeshtën e vet më aktive dhe
më të suksesshme deri më sot. Franci ka dokumentuar pjesëmarrjen në tre
veprimtari të mëdha <a
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2014/10/23/three-autumn-events-2014/">në Ditën
e Lirisë së Software-it, në konferencën më të madhe gjermane mbi të drejtat
e kafshëve, dhe në panairin Game City 2013</a>. Christian Kalkhoff prej grupit tonë
të Mynihut organizoi një paraqitje të veprimtarive të grupeve në GNU Hackers
Meeting 2014. <a
href="http://audio-video.gnu.org/video/ghm2014/2014-08--kalkhoff--fsfe--ghm.webm">Videoja
tani është në linjë</a>. Nëse dëshironi të ndihmoni në organizimin e konferencës
LibreOffice 2015, <a
href="https://blogs.fsfe.org/agger/2014/10/22/announcing-the-libreoffice-conference-for-2015-in-aarhus-denmark/">Carsten
Agger ende kërkon mbështetje, meqë grupi ynë në Aarhus do të ndihmojë për
veprimtarinë</a>.</li>
<li>Edicioni i fundit i lajmeve për arsimin <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/10/free-software-in-education-news-%E2%80%93-september/">përmend
gjithashtu vëmendjen drejt Ditës së ardhshme të Lirisë së Dokumenteve 2015</a>.</li>
<li>Administrata publike: qyteti gjerman <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/node/105069">Gumersbah njoftoi se këtë verë
plotësoi kalimin e PC-ve në GNU/Linux</a>, <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/node/104519">Healthwatch-i i Anglisë kalon
në Software-in e Lirë CiviCRM</a>, dhe një zgjidhje Software i Lirë për administratën
e Alto Adixhes (Itali) për të testuar automatikisht sajtet dhe shërbimet web
tani po përdoret edhe <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/tyrol-government-shares-test-tool-industry">për të vëzhguar
sajte nga sektori i turizmit të rajonit</a>.</li>
<li>Organizmi ynë motër i fton entuziastët e Software-it të Lirë në <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/registration-opens-for-libreplanet-2015">konferencën
Libre Planet 2015</a> në ShBA. Për më tepër, <a
href="https://www.fsf.org/news/the-free-software-foundation-opens-nominations-for-the-17th-annual-free-software-awards">kandidimet për Çmimet e 17-ta vjetore të Software-it të Lirë
janë të hapura</a>, dhe mund të dërgoni propozimet tuaja deri para 16 nëntorit.</li>
<li><a href="http://mjg59.dreamwidth.org/33455.html">Matthew Garret shkroi
një postim blogu mbi arsyet pse hyri në bordin e FSF-së</a>. Por disa prej
komenteve që pati postimi janë vërtet fyese, dhe redaktori i këtij edicioni
shpreson që Matthew thjesht ti shpërfillë. Lidhur me këtë temë, redaktori
juaj ju këshillon të lexoni artikullin <a
href="http://lwn.net/Articles/615192/">“On the sickness of our community”</a>
nga Jonathan Corbet. Si përherë, nëse keni komente rreth tij, <a
href="/contact/community.html">dërgojini ato te listat tona të diskutimeve</a>.</li>
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Kompjuterët po depërtojnë në fushën e modës nga drejtime të shumta.
Stazhieri i tanishëm i FSFE-së <a
href="https://blogs.fsfe.org/puster/2014/10/14/meshcon-2014/">Michele Marrali
shkroi rreth MeshCon 2014, një konferencë që lidh krijues mode me ekspertë
teknologjish</a>.</li>
<li>André Ockers raporton se <a
href="https://blogs.fsfe.org/ao/2014/10/28/dutch-public-broadcaster-moves-away-from-open-standards/">radioja
publike holandeze NOS po largohet nga standardet e hapura</a></li>
<li>Matija Šuklje <a
href="http://matija.suklje.name/my-very-first-commit-to-kde">kreu kontributin e tij
të parë te KDE dhe shkruan rreth Fiduciary Licence Agreement të FSFE-së </a></li>
<li>Daniel Pocock <a
href="http://danielpocock.com/positive-results-from-opw-2013">raporton për
rezultate pozitive në Outreach Program for Women të GNOME-s</a></li>
<li>Hugo Roy shpjegon se si <a
href="http://hroy.eu/posts/owncloud-encryption-defpub/">shkroi një botim
të ri në mbrojtje të shifrimit të njëkohësimit të kartelave në ownCloud</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Ndreqni dokumentet e mi - ODF-ja në ente të BE-së</h2>
<p>Institucionet e BE-së kanë ende mjaft për të bërë për të hequr pengesat ndaj
përdoruesve të Software-it të Lirë. Tok me Open Forum Europe (OFE), redaktori juaj
i këtij edicioni pati një takim për këtë, me përgjegjës të TI-së për
Komisionin, Këshillin dhe Parlamentin Europian. Diskutuam mbi <a
href="/news/2014/news-20140326-02.html">letrën tonë për formatet video</a> dhe
fushatën “FixMyDocuments.eu”. Kjo fushatë u fillua nga OFE në ndihmë të
institucioneve të BE-së për vënien në jetë të <a
href="http://ec.europa.eu/dgs/informatics/oss_tech/pdf/2011-07-25_ares.pdf">vendimit
të tyre për përkrahjen e Formateve të Hapët të Dokumenteve (ODF)</a>. Vullnetarë të
FSFE-së e kanë përkthyer tashmë sajtin në shumë gjuhë, por tani është koha
që të gjithë ju të veproni.</p>
<p>Do të donim <em>të zbulonit institucione të BE-së që ofrojnë lëndë në formate
jo të lirë</em> në sajtet e tyre, pa i publikuar ato edhe në ODT,
dhe mandej <em><a href="http://fixmydocuments.eu/?page_id=9">ti njoftoni ato</a></em>.</p>
<p>Më tej, OFE-ja nxit dhe do të përkrahë këdo që dëshiron ta përdorë platformën
për të mbuluar administrata të tjera.</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="http://www.fsfe.org">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>Lajme nga FSFE-ja</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Për Shtypin</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinësh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="http://planet.fsfe.org/"> Blogje Planet</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-11-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->